Lajmet

Këshilli i Prindërve jep disa propozime për blerjen e teksteve

Gradusha tha se kanë propozuar disa forma se si do të mund të bliheshin librat.

Published

on

Këshilli i Prindërve të Kosovë të mërkurën është takuar me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit.

Pas takimit, kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Besnik Gradusha, tha se kanë propozuar disa forma se si do të mund të bliheshin librat nga prindërit pas vendimit të Ministrisë. Sipas tij, pritet që vendimi përfundimtar të merret këtë javë, ndonëse pohoi se nuk kanë marrëveshje me Ministrinë. Dragusha shtoi se presim që javën tjetër mjetet të jenë në llogari.

“Vendimi pritet të merret brenda dy ditëve, shpërndarja e librave nuk do të bëhet si vitet e kaluar. Ne nuk jemi pro këtij vendimi, tash jemi në një gjendje kur mësimi fillon edhe një javë dhe ne dëshirojmë që t’i mbrojmë të drejtat që të jemi të pajisur me libra në mënyrë që prindërit të mos shpenzojnë. Presim që deri në mesin e javës së ardhmes prindërit t’i kenë llogari mjete që t’i blejnë librat. Të hapen pika grumbullimi, secili prind t’i merr librat e Ministria të bëjmë pagesën”, deklaroi ai.

Vendi

Ndryshimet klimatike dhe sfidat globale: Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, folës në samitin botëror COP31 në Antalya

Published

on

By

UBT do të marr pjesë në Konferencën e 31-të të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP31), përmes pjesëmarrjes së Rektorit, Prof. Dr. Edmond Hajrizi në një panel ndërkombëtar të nivelit të lartë.

Më 18 nëntor 2026, në orën 13:00, në zonën Blue Zone të COP31 në Antalya, Rektori Hajrizi do të jetë folës në panelin me temë “From Universities to a Global Climate Alliance: Shared Vision and Action for Green Transition”, nën moderimin e Rektorit të Universitetit Çanakkale Onsekiz Mart, Prof. Dr. R. Cüneyt Erenoğlu.

Në kuadër të këtij paneli, Rektori Hajrizi do të prezantojë temën: “From Smart Campuses to Climate-Resilient Cities: The 5S Approach to University Living Labs”.

Prezantimi do të fokusohet në modelin UBT Smart City, duke trajtuar integrimin e arsimit, kërkimit shkencor, teknologjive të avancuara dhe veprimit klimatik në zhvillimin e kampuseve inteligjente dhe të qëndrueshme. Kjo pjesëmarrje përfaqëson gjithashtu vazhdimësinë e bashkëpunimit akademik ndërmjet UBT-së dhe Universitetit Çanakkale Onsekiz Mart, i cili filloi me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit në vitin 2024.

Në kuadër të këtij partneriteti, me mbështetjen e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), në UBT është realizuar Projekti i Transformimit të Gjelbër, me pjesëmarrjen e rreth 30 studentëve. Përmes pjesëmarrjes në COP31, UBT synon të ndajë përvojën e tij akademike dhe institucionale, të promovojë inovacionin dhe të forcojë partneritetet ndërkombëtare për zhvillimin e qëndrueshëm dhe përballimin e sfidave klimatike.

Continue Reading

Aktualitet

Zgjedhjet në Luginë: Lista e udhëhequr nga Enkel Rexhepi fiton 10 mandate në Këshillin Kombëtar Shqiptar

Published

on

By

Lista numër 3 e udhëhequr nga Enkel Rexhepi ka dalë fituese në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar, duke siguruar 10 nga 29 mandatet e mundshme sipas rezultateve preliminare.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, e cila njoftoi se lista e koalicionit mes Partisë për Veprim Demokratik dhe Aleancës për Luginën ka marrë gjithsej 4.769 vota në të tria komunat. Prej tyre, 3.271 vota u Grumbulluan vetëm në Preshevë, ndërsa pjesa tjetër erdhi nga Bujanoci dhe Medvegja.

Sinani falënderoi qytetarët për besimin e dhënë dhe paralajmëroi nisjen e menjëhershme të bisedimeve me listat e tjera për konstituimin e organit të ri përfaqësues.

Ajo theksoi se ekziston një përgjegjësi e përbashkët që Këshilli Kombëtar Shqiptar t’i përfaqësojë të gjithë shqiptarët e Luginës dhe të çojë përpara prioritetet kyçe në fushat e arsimit, teksteve shkollore, ruajtjes së kulturës dhe përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe. /E.A/

Continue Reading

lajme

Katër raste te dhunës ne familje brenda 24 orëve në Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar katër raste të ndryshme të dhunës në familje, ku janë arrestuar tre persona dhe janë shoqëruar dy të tjerë në stacionet policore përkatëse.

Në Prishtinë janë shoqëruar në stacionin policor një grua dhe një burrë pasi pas një mosmarrëveshjeje ishin përleshur fizikisht mes vete.

Për rastin janë njoftuar Mbrojtësi i Viktimave dhe Qendra për Punë Sociale, ndërsa të dyshuarit kanë refuzuar tretmanin mjekësor dhe me vendim të prokurorit rasti procedohet në gjendje të lirë.

Një rast tjetër është shënuar në Klinë, ku është arrestuar një burrë nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj një grua, me ç ‘rast me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Gjakovë po ashtu është arrestuar një person për dhunë ndaj viktimës grua. Viktima nuk ka pësuar lëndime fizike dhe ka refuzuar strehimin pasi është deklaruar se ndihet e sigurt në banesën e saj, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq në Mitrovicë të Jugut, një burrë ka raportuar se një i dyshuar kishte tentuar ta godasë. I dyshuari është arrestuar menjëherë nga policia dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Policia nis hetimet për vdekjen e një personi në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për vdekjen e një personi, i cili është gjetur i shtrirë në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësia policore dhe ekipe të emergjencës. Viktima është transportuar me urgjencë drejt Qendrës Kliniake Universitare të Kosovës (QKUK) për tretman mjekësor pasi në ato momente shfaqte ende shenja jete.

Megjithatë, përkundër përpjekjeve të mjekëve, stafi mjekësor i emergjencës ka konfirmuar vdekjen e tij.

Me vendim të prokurorit të kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për t’ju nënshtruar obduksionit, ndërsa rasti po trejtohet nga Policia si “Hetim mbi vdekjen”. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara