Lajmet

Këshilli Evropian “mbështet fuqishëm” aplikimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Kështu deklaroi Borrell të martën.

Published

on

Këshilli Evropian “mbështet fuqishëm” aplikimin e Suedisë dhe Finlandës për t’u bashkuar në Organizatën Veriatlantike (NATO), përsëriti të martën kryediplomati i bllokut, Josep Borrell.

“Jam i sigurt se ata do të marrin mbështetje të fuqishme nga të gjitha shtetet anëtare sepse kjo rrit unitetin dhe na bën më të fuqishëm”, u tha Borrell reporterëve para takimit në Bruksel, duke shtuar se ‘shpreson’ që NATO do të arrijë t’i tejkalojë kundërshtimet e Turqisë.

“Jam i sigurt se Këshilli do të mbështesë ekstremisht… anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO. E di që Turqia i ka vendosur disa objektiva. Shpresoj që NATO do të arrijë t’i tejkalojë ato”, deklaroi ai tutje.

Turqia, e cila është si ndërmjetëse midis Rusisë dhe Ukrainës, ka shprehur rezerva për integrimin e Suedisë dhe Finlandës në aleancë./UBTNews/

Lajmet

Spanjë: 78 persona ende të zhdukur nga vërshimet

Published

on

By

Autoritetet në Spanjë thanë se 78 persona ende janë të zhdukur, dhjetë ditë pasi shteti u përball me stuhitë më katastrofale në 100 vjetët e fundit.

Qeveria në Valencia, rajonin më të goditur nga vërshimet, e publikoi këtë shifër në platformën X. Paraprakisht, numri i të zhdukurve ishte 93.

Numri zyrtar i viktimave nga vërshimet është 219. Vetëm në Valencia, trupat e pajetë të 211 personave janë gjetur deri më tani, teksa tetë viktima janë regjistruar në rajonet fqinje të Kastilla-La Manças dhe në Andaluzi.

Që atëherë, edhe rajone të tjera të Spanjës janë përballur me mot të lig. Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar vërshime në Kataloni të enjten dhe të premten, ndërkaq edhe ishulli i Majorkës është goditur rëndë nga vërshimet.

Në Valencia, autoritetet po vazhdojnë të kërkojnë të zhdukur, edhe pse autoritetet rajonale kanë thënë se 40 trupa të pajetë që janë gjetur, ende nuk janë identifikuar. Ka frikë se disa nga trupat e viktimave mund të kenë përfunduar në Detin Mesme.

Po ashtu, autoritetet në Spanjë po vazhdojnë operacionet e pastrimit të 75 qytezave dhe fshatrave që janë prekur nga vërshimet. Shumë ndërtesa janë ende të paqasshme apo vështirë të arritshme, teksa rrugët janë pjesërisht të bllokuara nga makinat apo edhe nga rrënojat e ndërtesave.

Continue Reading

Bota

Erdogan: Trump t’i përmbahet premtimeve për Lindjen e Mesme!

Published

on

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, shprehu sot shpresën që presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të mbajë premtimet për t’i dhënë fund konflikteve të vazhdueshme në Lindjen e Mesme dhe të ushtrojë presion mbi Izraelin për të ndalur veprimet agresive në rajon.

Duke folur me gazetarët gjatë udhëtimit të tij të kthimit nga Hungaria, Erdogan theksoi se një veprim i rëndësishëm do të ishte ndërprerja e furnizimit me armë të SHBA për Izraelin, një hap që, sipas tij, do të ndihmonte në shuarjen e tensioneve në Liban dhe territoret palestineze.

“Ne duam që ky premtim të përmbushet dhe Izraelit t’i thuhet të ndalojë,” tha Erdogan, i cituar nga gazeta Hurriyet dhe disa media të tjera turke.

Turqia ka qenë një nga zërat më kritikë të politikave izraelite, duke akuzuar këtë vend për kryerjen e një “gjenocidi” në Gaza dhe duke denoncuar mbështetjen perëndimore ndaj Izraelit për këto veprime. Përmes kësaj deklarate, Erdogan nënvizoi se ai pret që SHBA të luajë një rol më konstruktiv në përpjekjet për paqe dhe të sjellë një ndryshim të ndjeshëm në politikat e saj në rajon./AP/

Continue Reading

Bota

Seuli paralajmëron se do e godiste Phenianin në rast të një sulmi bërthamor

Published

on

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, deklaroi sot se vendi i tij është gati të ndërmarrë veprime të ashpra në rast të një sulmi bërthamor nga Koreja e Veriut, duke theksuar se aleanca e fuqishme me Shtetet e Bashkuara është një faktor kyç në mbrojtjen e Seulit. Presidenti Yoon tha se Koreja e Jugut nuk ka nevojë për armë bërthamore vetjake, pasi mbrojtja e saj mbështetet fuqimisht tek arsenali bërthamor i SHBA-së.

“Një sulm bërthamor ndaj Republikës së Koresë do të ishte një veprim krejtësisht i papërgjegjshëm dhe irracional nga ana e Koresë së Veriut,” tha Yoon për Newsweek. Ai shtoi se në rast të një sulmi të tillë, aleanca mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut do të hakmerrej në mënyrë të menjëhershme, duke përdorur armët bërthamore të SHBA-së për të neutralizuar çdo kërcënim nga Pheniani.

Ky paralajmërim vjen pas testimit të fundit të raketës balistike ndërkontinentale me karburant të ngurtë nga Koreja e Veriut, raketë e quajtur Hwasong-19, më 31 tetor. Testi i fundit i raketave është parë si një kërcënim i shtuar për stabilitetin në rajon, sidomos pasi Uashingtoni dhe Seuli kanë akuzuar Phenianin për dislokimin e trupave të saj për të mbështetur Rusinë në luftën kundër Ukrainës.

Në kontrast me qëndrimin më të moderuar të paraardhësit të tij, Yoon Suk Yeol ka zgjedhur një qasje më të ashpër ndaj Phenianit, duke u angazhuar në ndalimin e programit të armëve bërthamore të Koresë së Veriut. Ky qëndrim është një përpjekje për të ndalur zhvillimin e arsenalit të armëve bërthamore të Koresë së Veriut, i cili vijon pavarësisht sanksioneve të vendosura nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Koreja e Jugut ka thelluar marrëdhëniet e saj me SHBA-në, me të cilën ndan një aleancë sigurie që daton prej 70 vjetësh. Të dy Koretë janë teknikisht ende në gjendje lufte, pasi Lufta Koreane e viteve 1950-1953 përfundoi me një armëpushim dhe jo me një traktat të paqes, çka e bën të brishtë stabilitetin në Gadishullin Korean./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Vullkani indonezian shpërthen sërish

Published

on

By

Një vullkan në Indonezi shpërtheu përsëri, duke nxjerrë hi vullkanik deri në 5 mijë metra lartësi nga krateri i tij, ndërsa autoritetet zgjeruan një zonë përjashtimi, raportuan mediat shtetërore të premten.

Mali Lewotobi Laki-laki në Flores Lindore, Nusa Tenggara Lindore, shpërtheu sërish të enjten, sipas Antara News.

Shpërthimi u vëzhgua në një lartësi prej afërsisht 6.584 metra mbi nivelin e detit, me kolonën e hirit të anuar në drejtimet Jugperëndimore, perëndimore dhe veriperëndimore. Shpërthimi prodhoi gjithashtu re të nxehta me një amplitudë prej 47.3 milimetrash.

Autoritetet lokale zgjeruan gjithashtu një zonë përjashtimi dhe këshilluan komunitetin lokal dhe vizitorët që të mos kryejnë asnjë aktivitet brenda një rrezeje prej 7 kilometrash të majës.

Njerëzit u këshilluan gjithashtu të mbanin maska për të shmangur efektet negative të hirit vullkanik.

Qeveria indoneziane ka evakuuar mijëra njerëz nga zonat e prekura nga shpërthimi i vazhdueshëm i malit Lewotobi Laki-laki.

Deri më tani, të paktën 10 persona kanë vdekur si pasojë e shpërthimit, duke përfshirë një murgeshë, dhe një është ende e humbur. Rrjedhat e llavës kanë dëmtuar disa struktura, duke përfshirë një manastir dhe punonjësit e shpëtimit po kërkojnë më shumë viktima.

Autoritetet kanë ngritur nivelin e alarmit për malin Lewotobi Laki-laki në pikën e tij më të lartë pasi vullkani ka lëshuar kolona të trasha të hirit deri në 2 kilometra çdo ditë gjatë javës së kaluar.

Indonezia, e cila shtrihet përgjatë “Unazës së zjarrit të Paqësorit”, ka 130 vullkane aktive, duke e bërë atë një nga vendet më aktive sizmike në botë.

Continue Reading

Të kërkuara