Shëndeti

Këshilla mjekësore që i duhen çdo nëne të re

Ja disa nga truqet mjekësore që çdo nënë duhet t’i ketë parasysh.

Published

on

Përderisa çdo nënë i ka metodat e saja të provuara dhe funksionale për të menaxhuar ënjtjet, gërvishtjet apo sëmundjet që kaplojnë fëmijët, disa hile janë më të mira se të tjerat. Nga zbutja e infeksionit të veshit deri te kujdesi nga kruarja, ja disa nga truqet mjekësore që çdo nënë duhet t’i ketë parasysh.

Jepini dozën e ilaçit – Mos humbisni kohën e marrjes së ilaçit pasi do ndodheni në situatë konfuze dhe do pyesni “A e bëra këtë gjë?”. Krijoni orar në shishen e ilaçit që të shihni nëse i keni dhënë fëmijës suaj dozën e duhur në kohë.

Largoni dhembjen kur fëmijës i dalin dhëmbët – Futeni një lugë në frigorifer, e pastaj jepjani foshnjës që ta thith atë. I ftohti dhe presioni do e zvogëlojnë ënjtjen dhe do e ndalojnë dhimbjen që shkaktojnë dhëmbët që dëshirojnë të dalin.

Lehtësoni dhimbjen e veshit – Nëse fëmija juaj vazhdimisht shkul veshin, provoni këtë gjë. Në një çorape të pastër vendosni kripë dhe disa pika vaj esencial. Pasi të ngrohet në temperaturë mesatare apo të ulët për 5 minuta, vendoseni çorapin në veshin e foshnjës, mineralet dhe nxehtësia do e zbusin dhimbjen.

Ëmbëlsoni fytin e lënduar – Shumë nëna betohen se kjo gjë funksionon. Kur fëmija juaj ka fyt të lënduar, jepini gjëra të ëmbla për të ngrënë.

Qumësht për zjarrthin e ulcerës – Në vend se të përdorni krem që zbut kafshimin e insekteve, provoni të prekni lehtë me qumësht lëndimin e fëmijës suaj. Qumështi është i njohur si shërues i problemeve të ulcerës.

“Ngrijeni” dhimbjen e dhëmbve – Nëse goja e fëmijës suaj ka dhimbje, do e humb edhe apetitin. Ekzistojnë receta për akullore me vlera të mira ushqyese, një gjë e tillë do e ushqente dhe do e zbuste dhembjen.

Qetësoni djegien e tij – Në momentin që foshnja juaj digjet, provoni këtë kombinim. Përzieni sasi të barabartë të sodës së bukës dhe uthullës, aplikoni përzierjen në pjesën e djegur.

Zhdukni kollën – Kollitja e fëmijës mund të mbajë tërë shtëpinë pa gjumë. Para se ta vendoni në shtrat, lyejini këmbët e foshnjës me krem menteje, vishi çorape të trasha dhe do të jeni rehat. Nuk e dimë arsyen pse kjo gjë funksionon, mirëpo jemi të kënaqur pse funksionon aq mirë.

Largoni dhimbjen e dhëmbëve – Të zhytni rrobat e fëmijës në çaj kamomili është mënyrë natyrale e qetësimit të foshnjës dhe do e lëkundni me lehtësi në gjumë.

“Lëpini” ilaçin – Ka mënyra të ndryshme t’i jepni fëmijës suaj ilaçin mirëpo kjo është e preferuara. Zhyteni një lëpirëse në ilaç dhe jepjani fëmijës suaj. Pas çdo lëpirje zhyteni përsëri në ilaç derisa të përfundojë ilaçi, pastaj lëreni të përfundojë lëpirësen.

Shëndeti

Dhimbjet e shpinës, shkaku kryesor i mungesave në punë: Si t’i parandaloni?

Published

on

Dhimbjet e shpinës janë bërë një nga problemet më të shpeshta shëndetësore në mbarë botën, duke prekur miliona njerëz çdo vit.

Sipas ekspertëve, ky shqetësim është arsyeja kryesore e mungesave në punë dhe ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës.

Shkaktarët kryesorë lidhen me qëndrimin e gjatë ulur para kompjuterit, mungesën e aktivitetit fizik, mbipeshën si dhe stresin e përditshëm.

Si ta parandaloni:

Mbani një qëndrim të drejtë trupor gjatë uljes dhe ecjes.

Bëni ushtrime të lehta për shpinën të paktën 15 minuta në ditë.

Shmangni ngritjen e peshave të rënda në mënyrë të gabuar.

Kujdesuni për peshën trupore dhe ushqehuni shëndetshëm.

Mjekët këshillojnë që dhimbjet e përsëritura të mos neglizhohen. Nëse simptomat zgjasin më shumë se disa javë, është e nevojshme të konsultoheni me një specialist për diagnozë dhe trajtim të duhur.

Kur duhet të shkoni te mjeku?

Nëse dhimbja vazhdon më shumë se dy javë, shoqërohet me mpirje të këmbëve, dobësi muskulore a vështirësi në ecje, kërkohet konsultim me mjekun. Në raste të caktuara, dhimbja mund të lidhet me hernie diskale ose probleme të tjera më serioze që kërkojnë trajtim të posaçëm.

Dhimbjet e shpinës nuk duhen neglizhuar. Duke bërë ndryshime të vogla në stilin e jetesës dhe duke u kujdesur për trupin çdo ditë, mund të shmangim pasoja serioze dhe të ruajmë shëndetin afatgjatë.

Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Ngushtimet e muskujve të këmbës: shkaqet dhe parandalimi

Published

on

Tkurrjet muskulore në pulpën e këmbës shkaktojnë shumë dhimbje të forta, veçanërisht kur shfaqen gjatë natës. Këto ngërçe prekin pjesën e pulpës së këmbës, shputën e këmbës madje edhe tendinët.

Ato janë më të shpeshta pas moshës 40-50 vjeçare. Deri më tani, shkencëtarët nuk kanë arritur ta përcaktojnë shkaktarin e tkurrjeve muskulore, por teoritë janë të shumta.

Shkaqet e mundshme të ngërçit të këmbës

Stili modern i jetesës është një nga shkaktarët e mundshëm të tkurrjeve të muskujve të këmbës. Nëse më parë, njerëzit kalonin shumë kohë duke ecur, duke u ulur dhe ngritur në këmbë, shtendosjes së tendinëve të këmbës i kushtohet më pak kohë. Gjatë gjumit, këmba është në pozicion të njëjtë për disa orë dhe çdo lëvizje e vogël shkakton kontraktim.

Ngërçet e këmbës shfaqen më shumë në verë se në dimër, Sipas të dhënave gjatë verës, rritja dhe riparimi i nervave është më intensiv.

Trupi prodhon vitaminë D nga ekspozimi i diellit, trupi përshpejton riparimin e nervave. Sipas teorive tjera, gjatë verës njerëzit ushtrohen dhe djersijnë më shumë duke u dehidratuar rregullisht. Dehidratimi është identifikuar si shkaktar i mundshëm i ngërçeve muskulore.

Këto të fundit shfaqen më shumë në rastet e shtatzënisë, depresionit, artritit dhe tensionit të lartë.

Si të parandaloni ngërçet e këmbës?

Ekspertët thonë se njerëzit që kryejnë shtendosje të rregullta të gjymtyrëve para gjumit pësojnë më pak kontraktime. Për më tepër, sipas informacioneve, konsumi i shumë ushqimeve me magnez është i këshillueshëm kundër ngërçeve.

Ushqime të pasura me magnez janë fasulet, arrorët, drithërat e plota dhe barishtet. Përpos ushqimeve, duhet të pini shumë ujë gjatë ditës dhe të merrni edhe vitamina B. Kur ngërçi kaplon këmbën, sigurohuni që ta shtendosni atë sa më shumë shtrirë ose në këmbë.

Continue Reading

Shëndeti

Tre mënyra të thjeshta për të larguar dhimbjen e kokës më shpejt

Published

on

Continue Reading

Shëndeti

Ushqimet për mëngjes që do t’ju mbajnë të ngopur gjatë

Published

on

Shpesh ndodh që pas një mëngjesi të shpejtë, vetëm pak orë më vonë ndjejmë uri dhe kërkojmë diçka tjetër për të ngrënë.

Por sipas nutricionistëve, sekreti për një mëngjes të shëndetshëm dhe të ngopur që zgjat gjatë gjithë paradites, qëndron te kombinimi i proteinave, fibrave dhe yndyrave të shëndetshme.

Specialistët sugjerojnë vezët, të cilat janë të pasura me proteina, të kombinuara me perime të freskëta ose bukë integrale.

Një tjetër alternativë e shëndetshme është tërshëra me qumësht ose kos, e shoqëruar me fara chia apo arra, që ndihmojnë në ruajtjen e energjisë dhe ngopjes për një kohë më të gjatë.

Nëse zgjidhni mëngjes me vetëm karbohidrate të thjeshta, si biskota apo brumëra, ndjenja e urisë do të rikthehet shpejt.

Prandaj, ekspertët këshillojnë një vakt të ekuilibruar që jo vetëm ngop, por edhe përmirëson përqendrimin dhe performancën gjatë ditës.

Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara