Sport

​Kërkon falje Antonio Conte

Published

on

Trajneri i Napolit, Antonio Conte u kërkoi falje tifozëve të klubit pasi skuadra e tij u mposht 3-0 nga Hellas Verona në Serie A të dielën duke thënë se ky dështim është përgjegjësi e tij. Conte dhe Napoli përjetuan një fillim të tmerrshëm të sezonit kur Verona shënoi tre gola në pjesën e dytë.

Menjëherë e lamë Veronën të gjuante në fillim të pjesës së dytë dhe kjo nqa shkaktoi shumë telashe”, tha Conte për Sky Sports Italia. “Më pas u shkrimë si bora në diell. Ajo që më pëlqen të them është se duhet t’u kërkojmë falje mbështetësve napolitanë, të cilët na ndjekin me kaq pasion”, shtoi ai.

Conte tha se do të duhej shumë punë për ta sjellë Napolin në standardin që synon.

Ishte një paraqitje që tregon se duhet të punojmë shumë në çdo aspekt. Erdha në Napoli me shumë entuziazëm, me shumë dëshirë. Nëse mund ta ndihmoj Napolin, do ta bëj.”

Lajmet

​Kriza në Barcelonë, përplasje e hapur mes klubit dhe Ter Stegen

Published

on

Te Barcelona ka shpërthyer një konflikt i plotë mes klubit dhe portierit gjerman, Marc-André ter Stegen, i cili është edhe kapiten i skuadrës. Shkak është bërë refuzimi i tij për të nënshkruar formularin e pëlqimit të informuar, që do t’i lejonte mjekëve të klubit të merrnin raportin e detajuar të operacionit që ai kreu në pjesën e poshtme të shpinës.

Klubi katalanas, i cili sapo ishte kthyer të martën nga turneu në Azi, kishte planifikuar një takim me portierin për të diskutuar raportin mjekësor. Dokumenti duhet t’i dërgohet La Ligës për të përcaktuar kohëzgjatjen e mungesës së tij. Nëse ajo do të ishte katër muaj ose më shumë, Barcelona do të përfitonte mundësinë të afronte lojtarë të rinj, përfshirë Joan Garcian, i cili është siguruar si zëvendësues i tij.

Refuzimi i Ter Stegen për të dhënë pëlqimin ka habitur drejtuesit e klubit dhe ka përshkallëzuar tensionet. Përplasja nisi pas lajmit për afrimin e Garcias, çka u interpretua si sinjal se gjermani mund të largohej. Situata u rëndua edhe më shumë kur Ter Stegen njoftoi i vetëm – dhe jo bashkë me klubin – vendimin për t’iu nënshtruar operacionit, duke parashikuar një rikuperim prej tre muajsh, më pak se koha e nevojshme që Barcelona të regjistronte portierin e ri.

Reagimi i klubit ishte i menjëhershëm: Ter Stegen nuk do të mbajë më shiritin e kapitenit. Ndërkohë, Barcelona ka paralajmëruar hapjen e procedurave disiplinore ndaj tij.

Continue Reading

Lajmet

​United paraqet megaofertë për sulmuesin slloven

Published

on

Manchester United ka bërë një ofertë për sulmuesin e RB Leipzig, Benjamin Sesko, mund të arrijë në 85 milionë euro.

Oferta përfshin një pagesë të garantuar prej 75 milionë eurosh të menjëhershme.

United ende nuk ka marrë një përgjigje, por beson se është një vlerësim i përshtatshëm për 22-vjeçarin slloven dhe se lojtari është i etur të përfundojë një transferim në “Old Trafford”.

Newcastle gjithashtu e dëshiron Sesko-n dhe ka bërë një ofertë për sulmuesin, e cila nuk është pranuar.

 

Continue Reading

Lajmet

​Galliani drejt rikthimit te Milani, zbulohet roli i tij

Published

on

Adriano Galliani pritet të rikthehet te AC Milan, megjithatë pa ndikuar në pozicionin aktual të presidentit Paolo Scaroni. Sipas “Corriere dello Sport”, marrëveshja për rikthimin e ish-drejtorit legjendar është arritur në parim dhe pritet të konkretizohet pas përfundimit të procesit të ndryshimit të pronësisë te klubi i Monzës.

Galliani, aktualisht zëvendëspresident dhe drejtor ekzekutiv i Monzës, do të jetë i lirë të largohet pasi Fininvest të përfundojë kalimin e aksioneve të klubit te fondi amerikan Beckett Layne Ventures, gjë që pritet të ndodhë në mesin e muajit shtator.

Ky fond tashmë ka emëruar Mauro Baldissonin dhe Nicolas Burdisson si drejtues sportivë të rinj, duke hapur rrugë për lëvizjen e Gallianit.

Rikthimi i tij te Milani është përkrahur nga figura të rëndësishme brenda klubit, përfshirë Gerry Cardinale, pronarin e Milanit, Giorgio Furlani, drejtorin ekzekutiv, si dhe Zlatan Ibrahimovic, këshilltar i RedBird Capital.

Galliani do të marrë rolin e drejtorit të futbollit dhe nuk do të ketë konflikt kompetencash me presidentin Scaroni, i cili do të vazhdojë të merret me procesin e ndërtimit të stadiumit dhe detyrat e tij institucionale.

Continue Reading

Lajmet

​Zymer Bytyqi dënohet nga CSKA Sofia

Published

on

CSKA Sofia ka marrë një vendim disiplinor ndaj futbollistit ofensiv Zymer Bytyqi, i cili do të stërvitet me ekipin e dytë të klubit. Sipas njoftimit zyrtar, trajneri Dusan Kerkez e ka marrë këtë vendim për shkak të shkeljes së disiplinës dhe sjelljes që nuk përputhet me standardet profesionale dhe rregullat e brendshme të klubit.

“CSKA gjithmonë ka mbështetur parimet e përgjegjësisë, respektit dhe frymës së ekipit. Kushdo që vesh fanellën e kuqe është i detyruar t’i zbatojë ato,” thuhet në deklaratën e klubit bullgar.

Bytyqi, i cili iu bashkua CSKA-së vitin e kaluar, nuk ka arritur të bindë plotësisht as në fushë dhe tani përballet me pasoja për sjellje jashtë saj. E ardhmja e tij në klub mbetet e paqartë.

Continue Reading

Të kërkuara