Lajmet

Kërkohet përforcimi i bashkëpunimit mes Gjykatës Kushtetuese, medias dhe shoqërisë civile

Published

on

Përforcimi dhe përmirësimi i bashkëpunimit mes Gjykatës Kushtetuese, medias dhe shoqërisë civile është i rëndësishëm, u tha të premten në tryezën e diskutimit të organizuar nga USAID-i dhe Gjykata Kushtetuese. Derisa u potencua se Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës po përpiqet që të japë pavarësi të drejtësisë dhe transparencës.

Drejtori i Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje në USAID, Noel Bauer tha se fuqia e vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese varet nga besimi që i jep qytetari, derisa shtoi se fitimi i këtij besimi kërkon transparencë, dialog, bashkëpunim dhe llogaridhënie.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara përmes USAID-it, byrosë për narkotikë dhe linjës ligjore ndërkombëtare përpiqet që të japë pavarësi të drejtësisë dhe transparencës dhe jemi shumë të lumtur që po e mbështesim këtë pjesën e Gjykatës Kushtetuese që ta organizojmë këtë tryezë të rrumbullakët. Diskutimet e ditës së sotme kanë të bëjnë me sigurimin që lihet në mes të komunikimit dhe gjykatës dhe qytetarëve, përfaqësuesve dhe shoqërisë civile të mbesin të hapura. Të gjithë e dimë se fuqia dhe permanenca e vendimmarrjes të kushtetueses varet plotësisht prej besimit që i jep qytetari prej gjykatës, dhe fitimi i këtij besimi kërkon transparencë, dialog, bashkëpunim dhe llogaridhënie. Kjo nënkupton që të gjithë në këtë sallë kanë një rol për të luajtur për të siguruar që ka drejtësi, dhe të gjithë kanë perspektivë valide në lidhje me atë se si duhet të administrohet kjo drejtësi”, tha Bauer.

Ndërkaq, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Gresa Caka potencoi se në kuadër të këtij diskutimi do të lansojnë një video që ka për qëllim përforcimin e bashkëpunimit reciprok si dhe përmirësimin e gjykatës në komunikim me publikun.

“Të dy këto aktivitete ngërthejnë një qëllim më të madh, qëllimin e përforcimit të bashkëpunimit reciprok mes Gjykatës Kushtetuese dhe medias dhe shoqërisë civile në anën tjetër. Me një qëllim të dyfishtë, qëllimin e Gjykatës që në mënyrë të vazhdueshme të përmirësojë dhe avancojë mekanizmat e saj të komunikimit me publikun dhe së dyti që përmes bashkëpunimit me median dhe shoqërinë civile të kontribuojë rreth rritjes së kuptimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në publik, si pasoj edhe rritjen e besimit të publikut në institucionet publike”, tha Caka.

Tutje, Caka tha se detyra e gjyqtarit dhe institucionit përkatës përfshinë ushtrimin e diskrecionit të plotë, vetëpërmbajtjes dhe moderimit në komunikim me publikun.

“Ndërtimi i këtij raporti është delikat jo vetëm për Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, por për të gjitha gjykatat kushtetuese tradicionalisht. Kjo sepse balanca delikate e ndërveprimit në mes Gjykatës Kushtetuese dhe medias posaçërisht është rezultat i një parimi jashtëzakonisht të rëndësishëm kushtetues, ligjor dhe etik i cili është parimi i vetëpërmbajtjes gjyqësore… Në parim, përfshirë sipas rekomandimeve të Këshillit konsultativ të gjyqtarëve evropian të Këshillit të Evropës, ky parim përfshinë detyrën e gjyqtarit përfshirë institucionin përkatës për të ushtruar diskrecion të plotë, vetëpërmbajtje dhe moderim në komunikim me publikun. Përfshirë në të përgjigjurit nga sulmet e mundshme nga forcat politike, gjithnjë në mbrojte të parimit të pavarësisë e autonomisë institucionale dhe autoritetit të institucionit”, potencoi Caka.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka shtoi se trendet e fundit kanë lëvizje në favor të bashkëpunimin të institucioneve si rezultat i përdorimit më të madh të teknologjisë.

Ndërkaq, të pranishëm në këtë tryezë diskutimi ishin edhe përfaqësuesit e medias.

Lajmet

Justina Shiroka-Pula merr zyrtarisht detyrën e presidentes

Published

on

Justina Shiroka-Pula ka marrë zyrtarisht detyrën e presidentes së Republikës së Kosovës.

Në ceremoninë e inaugurimit, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ia ka dorëzuar Kushtetutën presidentes së re.

Justina Shiroka-Pula mori 81 vota në Kuvend, në votimin që u zhvillua në mesnatën mes të martës dhe të mërkurës, në fund të afatit kushtetues që e caktoi 6 tetorin si datë të fundit për zgjedhjen e presidentit. Detyrën e siguroi pas dakordimit të Vetëvendosjes dhe Partisë Demokratike të Kosovës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

BE-ja shqetësohet për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara

Published

on

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim të thellë për miratimin nga Kuvendi i Kosovës të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në një përgjigje për KOHËN, një zëdhënës i BE-së ka thënë se ndryshimet e miratuara janë në kundërshtim me obligimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj Bashkimit Evropian.

“Partneriteti ynë nënkupton jo vetëm interesa të përbashkëta, por edhe përgjegjësi të përbashkëta”, thuhet në përgjigje.

BE-ja ka theksuar se vazhdimisht ka mbështetur punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës si institucion të pavarur gjyqësor, të themeluar përmes vendimeve të Kuvendit në vitet 2014–2015 dhe të përcaktuar në Kushtetutën e Kosovës.

Sipas BE-së, mandati dhe pavarësia e Dhomave të Specializuara duhet të respektohen plotësisht, ndërsa drejtësia duhet të vazhdojë të bazohet në parimin e përgjegjësisë penale individuale.

BE-ja i ka bërë thirrje Kosovës që t’u përmbahet obligimeve të saj ndërkombëtare dhe të garantojë pavarësinë gjyqësore të Dhomave të Specializuara, si dhe llogaridhënien dhe drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Projektligji u miratua në Kuvend të martën, pak para përfundimit të afatit për zgjedhjen e Presidentit, pas një marrëveshjeje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Miratimi i tij u shoqërua me protesta në Kosovë, ndërsa kundërshtimi ndaj Dhomave të Specializuara është rritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Schuebel uron presidenten e re, mbështetja e BE-së do të mbetet e palëkundur

Published

on

By

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Schuebel ka shprehur shpresën për rikthimin e stabilitetit politik dhe institucional në vend, duke theksuar gatishmërinë për të bashkëpunuar me presidenten e re, institucionet e Kosovës dhe spektrin politik.

“Me shpresën për ripërtëritjen e stabilitetit politik dhe institucional, pres me kënaqësi të punoj me Presidenten Shiroka-Pula, institucionet e Kosovës dhe spektrin e gjerë politik për ta afruar vendin më pranë Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Schuebel.

Ai ka theksuar gjithashtu se mbështetja e Bashkimit Evropian për Kosovën do të vazhdojë të jetë e palëkundur.

Justina Shiroka-Pula u zgjodh Presidente e Kosovës në raundin e parë të votimit, duke marrë 81 vota në seancën e Kuvendit që kishte nisur më 6 tetor. Votimi përfundoi pak pas mesnate, ndërsa numërimi i votave përfundoi rreth 15 minuta më vonë.

Me zgjedhjen e Shiroka-Pulës, Kosova tashmë ka presidenten e re, ndërsa mesazhi i BE-së vjen me theks të veçantë te stabiliteti institucional dhe vazhdimi i rrugëtimit të vendit drejt Bashkimit Evropian.

D.L

Continue Reading

Lajmet

15 milionë euro për subvencionimin e faturave të energjisë për familjet në nevojë

Published

on

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka bërë të ditur se janë ndarë 15 milionë euro për mbështetjen e familjeve për faturat e energjisë elektrike, përmes Programit për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike 2026–2027.

Hoti ka njoftuar se programi është miratuar në mbledhjen e pestë të Qeverisë dhe synon subvencionimin e faturave për familjet që plotësojnë kriteret për përfitim.

Ai ka thënë se në ditët në vijim do të nënshkruajë vendimin që përcakton kushtet dhe kriteret për përfituesit, pas së cilës pritet të hapet thirrja për aplikim.

Sipas Hotit, programi lidhet edhe me obligimet e Kosovës në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe zbatimit të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, veçanërisht për identifikimin dhe mbështetjen e konsumatorëve të cenueshëm.

“15 milionë euro mbështetje. Drejtpërdrejt në faturat e familjeve”, ka shkruar Hoti./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara