Lajmet

Kërkohet paraburgim për 12 zyrtarët e ATK-së dhe biznesmenin që u arrestuan dje

Kështu njofton prokuroria.

Published

on

12 zyrtarë të ATK-së dhe një biznesmen janë arrestuar dje gjatë një aksioni të Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe Policisë së Kosovës. Tashmë ndaj tyre Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit.

Prokuroria njofton se “Personat me inicialet M.Z., N.B., S.T., A.J., M.R., M.Z., M.B., G.Gj., A.P., V.K., A.R., Xh.H., zyrtarë të ATK-së, dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Mashtrimi në detyrë”, nga neni 419 i KPRK-së, ashtu që të dyshuarit F.P., pronar i tri bizneseve në Prizren ia kanë njohur si të rregullta 23 fatura fiktive me vlerë prej 18 milion euro, kinse për ndërtimin e një hoteli i cili veç ka qenë i ndërtuar më parë, e të cilat fatura i kishte pranuar nga të pandehurit të B.B. dhe B.B ( të cilët janë në kërkim) pronarë të një biznesi në Podujevë, e që dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin” dhe “Shmangie nga tatimi” dhe si rezultat i këtyre veprimeve, zyrtarët e ATK-së i kanë njohur të drejtën e rimburisimit të TVSH-së së zbritshme në shumën prej 2.8 milion euro për çka ekziston edhe një Urdhër i Përmbaruesit Privat për rimbursim të detyruar nga Buxheti i Kosovës, por se kjo procedurë është pezulluar në momentet e fundit për shkak të inicimit të rastit penal ndaj të pandehurve të lartcekur”.

Andaj, B.B., F.P. dhe B.B., pretendohet se me veprimet e tyre e kanë dëmtuar buxhetin e Kosovës në vlerë prej 2.8 milionë euro, thekson prokuroria.

Aktualitet

Profesori i UBT-së fiton grant prestigjioz kërkimor në Universitetin Çarls të Pragës

Published

on

Nga qindra aplikime të profesorëve universitarë nga Kosova dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor, Prof. Dr. Avni H. Alidemaj, pedagog dhe studiues në UBT, ka fituar një grant të rëndësishëm në kuadër të Fondit të Vishegradit për Ballkanin Perëndimor. Ky program prestigjioz u dedikohet anëtarëve të stafit akademik për të zhvilluar hulumtime shkencore dhe për të kontribuar në mësimdhënie në universitete elitare evropiane.

Nga Kosova, vetëm katër kandidatë kanë fituar këtë grant, ndërsa Prof. Alidemaj do të angazhohet gjatë muajit tetor në Universitetin Çarls të Pragës, ku do të realizojë projekte kërkimore në fushën e të drejtave të njeriut dhe do të mbajë ligjërata për studentët e Fakultetit Juridik.

Universiteti Çarls është një nga institucionet më prestigjioze të arsimit të lartë në Evropë dhe ndër më të vjetrit në botë. I themeluar në vitin 1348, ky universitet ka mbi 677 vite traditë akademike dhe sot renditet në mesin e 300 universiteteve më të mira botërore.

Ky sukses përbën një arritje të rëndësishme jo vetëm për Prof. Alidemajn dhe UBT-në, por edhe për akademinë kosovare në përgjithësi. UBT vazhdon të jetë një urë e fuqishme e shkëmbimeve akademike dhe kërkimore ndërkombëtare, duke sjellë njohuri të reja, përvoja të vlefshme dhe standarde bashkëkohore për studentët dhe shoqërinë kosovare në tërësi.

Continue Reading

Aktualitet

Rritje e manganit në liqenin e Badocit, në disa zona Prishtinë e Graçanicë ndalohet pirja e ujit

Published

on

Qytetarët që jetojnë në disa zona të Prishtinës dhe Graçanicës janë udhëzuar të mos e përdorin ujin për pije, pas rritjes së përqendrimit të manganit në rrjetin shpërndarës që furnizohet nga liqeni akumulues i Badocit.

Sipas komunikatës së përbashkët nga IKSHPK dhe KRU “Prishtina”, analizat e fundit laboratorike kanë treguar rritje të nivelit të manganit në ujin e liqenit Badoc dhe në rrjetin e furnizimit.

Zonat e prekura përfshijnë: Graçanicën dhe fshatrat përreth, Hajvalinë, Veternikun, Lagjen 038, Lagjen Qëndresa, Qëndresa Home, Swiss Village, fshatin Preoc, Çagllavicën, rrugët Behar Begolli, Richard Holbrooke, Shkupi, Holger Petersen, Malush Kosova, Lagjen Qershia, Lagjen NIC, Matiçanin, fshatin ndërkombëtar, rrugën Muharrem Fejza, Enver Maloku, Lagjen Kodrina, objektet Tregtia, Iliria Building, Standardi, dhe zona të tjera si Bregu i Diellit (qendra dhe rreth Albi Mall), shkolla Ismail Qemali, rrugët Mehmet Gradica, Hyzri Talla, Qamil Bala, dhe pjesa “te Xhambazët”.

Edhe pse kjo tejkalon kufijtë teknikë të cilësisë së ujit për konsum, deri tani niveli nuk ka arritur në pragun e rrezikshëm për shëndetin.

Megjithatë, si masë parandaluese, qytetarët këshillohen që të mos e pijnë ujin deri në njoftimin e radhës.

IKSHPK thekson se vlimi i ujit nuk e eliminon manganin, pasi bëhet fjalë për ndotje kimike.

Uji mund të përdoret vetëm për pastrim dhe mirëmbajtjen e higjienës personale e ambientale.

Continue Reading

Aktualitet

Kryeministri kroat kritikon BE-në për mosreagimin për sulmin në Banjskë: Bëmë sikur nuk ndodhi

Published

on

By

Në Forumin Strategjik të Bledit, kryeministri kroat Andrej Plenkoviq foli për situatën politike në Ballkanin Perëndimor dhe sfidat që shoqërojnë procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Veç tjerash ka përmendur edhe sulmin terrorist në Banjskë, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Gjatë një paneli me tre kryeministra nga Sllovenia, Shqipëria dhe Mali i Zi në Forumin Strategjik të Bledit, ku u trajtuar tema e zgjerimit të mëtejshëm të Bashkimit Evropian, kryeministri Andrej Plenkoviq përmendi sulmin terrorist në Banjskë, duke shtuar se duhet parë edhe realiteti i ashpër politik, raporton “Jutarnji list”.

E keni Banjskën, e cila në vitin 2023 kaloi pa asnjë vërejtje serioze ose artikulim nga ndonjë në BE, sikur po bëhemi se nuk ka ndodhur. Ky është realiteti. Duhet të jemi me të vërtetë të kthjellët rreth zgjerimit dhe kontekstit global që po ndryshon. Unë jam për zgjerim, mendoj se të gjithë po përpiqen të anëtarësohen, por ata duhet të stabilizohen politikisht”, tha Plenkoviq.

Continue Reading

Lajmet

Policia shqipton mbi 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Published

on

By

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2366 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 48 aksidente trafiku me dëme materiale, 19 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar.

Policia e Kosovës ka arrestuar 14 persona teksa 12 janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Të kërkuara