Lajmet

Kërkohet ndarja e mjeteve nga 100 euro edhe për punonjësit e sektorit privat

Gërxhaliu tha se situata ekonomike dhe sociale në Kosovë është rënduar si pasojë e inflacionit dhe krizës energjetike.

Published

on

Krahas kërkesave dhe grevave që po mbahen në vend nga punëtorët e sektorit publik për mbështetje financiare në paga shtesë, po kërkohet po ashtu mbështetje financiare prej qeverisë edhe për punëtorët e sektorit privat me nga 100 euro.

Si rrjedhojë e krizës energjetike dhe inflacionit të lartë, sektori privat po ballafaqohet me probleme financiare, ruajtjen e vendeve të punës dhe prodhimin.

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu tha se situata ekonomike dhe sociale në Kosovë është rënduar si pasojë e inflacionit dhe krizës energjetike.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës thekson se Qeveria e Kosovës duhet t’i trajtojë të gjithë sektorët e punës njësoj dhe nuk duhet anashkaluar sektorin privat i cili është mbushës i buxhetit të shtetit. Gërxhaliu thotë se edhe punëtorët e sektorit privat duhet të mbështeten me nga 100 euro.

“Është koha kur institucionet kosovare duhet të kenë qasje gjithëpërfshirëse jo sektoriale apo të fragmentuar. Në këtë drejtim nuk duhet të anashkalohet sektori privat, por problemet që minimizohen dhe nuk trajtohen si probleme po dalin të jenë të mëdha. Nuk e kemi pranuar që agjenda politike dhe dialogu duhet të jenë prioritet i prioriteteve apo do të dominojnë në agjendën ditore, dhe kam drojë që falë këtij dominimi të agjendës politike dhe dialogut Kosovë-Serbi, shumë probleme ekonomike po anashkalohen, nuk po ka kohë për trajtim. Prandaj duhet të trajtohet edhe sektori privat dhe të punësuarit në sektorin privat për ta shijuar ndihmën e shtetit”, thekson Gërxhaliu.

Eksperti Gërxhaliu thekson se është obligim institucional të mbështes qytetarin dhe punëtorët në këtë kohë kur ka ngritje të çmimeve të pa kontrolluar.

“Është koha kur duhet vërtet të kemi një qasje më humane, më solidare dhe sot sektori privat ta ndiejë dorën dhe gatishmërinë e shtetit për ta ndihmuar. Krahas inflacionit e kemi një rritje të çmimit të pakontrolluar për energji elektrike, besoj që situata po rëndohet jo vetëm se sektorët shërbyese, por edhe në atë prodhues, andaj është koha për veprim dhe jo gjithmonë të humbet kohë në gjetje të arsyes për dështim”, thotë ai.

Sipas Gërxhaliut, gabimi më i madh mbetet anashkalimi i krizë ekonomike nga ana e Qeverisë së Kosovës. Ai thotë se sektori privat ka mbetur në mëshirën e kohës dhe vet ndërmarrësve.

“Nuk ka zgjidhje të problemet derisa problem anashkalohet dhe në këtë drejtim mendoj se është bërë gabimi në hapa, që në vend se të ulemi dhe të avancojmë dialog të mirëfilltë privat, të kemi kampanja të dialogut me qytetarë, ne kemi promovuar shifra zhvillimore te të cilat kanë shtuar pritjet e qytetarëve që qeveria apo shteti të bëjë më tepër në këtë kohë krize. Ajo çka është për t’u brengosur është situata aktuale e sektorit privat në Kosovë. Nuk mund të ketë stabilitet as politik as social pa zhvillim ekonomik dhe duhet të kuptohet që bartës i zhvillimit ekonomik në Kosovë, është sektori privat. Sektori privat ka mbetur në mëshirën e kohës dhe vetë ndërmarrësve”, thekson ai.

Mbështetjeje e fundit financiare nga qeveria për punëtorët ishte para pesë muajve, në fillim të prillit, ku qeveria kishte marrë vendim për miratimin e Pakos mbështetëses financiare: nga 100 euro për punëtorët e sektorit privat e publik, studentët dhe pensionistët. Vlera totale e kësaj ndihme ishte rreth 100 milionë euro.

Continue Reading

Lajmet

Ambasadori britanik: Kosovës i duhet urgjentisht një kuvend dhe qeveri funksionale

Published

on

By

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka theksuar nevojën urgjente për krijimin e institucioneve funksionale pas zgjedhjeve të fundit parlamentare.

“Më shumë se dy muaj që prej kur populli i Kosovës votoi në zgjedhje, Kosova urgjentisht ka nevojë për një kuvend dhe qeveri funksionale. Populli ka të drejtë të presë që liderët e tyre politikë të punojnë së bashku në interes kombëtar”, ka shkruar Hargreaves në platformën X.

Ndërkohë, sot ka vazhduar seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e cila ishte ndërprerë të hënën. Kryesuesi i saj, Avni Dehari, ftoi në konsultime përfaqësuesit e partive politike, mirëpo pas takimit ai deklaroi se nuk është arritur konsensus për vazhdimin e punimeve.

Si rezultat, Dehari njoftoi se seanca konstituive do të vazhdojë më 19 prill, në orën 12:00.

Continue Reading

Lajmet

KDI kritikon ndërprerjen e seancës: Mungesë transparence dhe shkelje procedurale

Published

on

By

Pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka shprehur shqetësim për mënyrën e menaxhimit të procesit dhe shkeljet procedurale që, sipas tij, e kanë shoqëruar atë.

Cakolli tha se ndërprerja e seancës, pa votim formal dhe pa trajtuar të gjitha pikat e rendit të ditës, përbën një shkelje të rregullave parlamentare. Ai shtoi se mungesa e votimit për raportin e komisionit për verifikimin e mandateve ka krijuar një vakum juridik, duke pamundësuar ecjen përpara të Kuvendit.

Sipas tij, bllokimi institucional po ndodh si rezultat i mosdorëheqjes së kryeministrit dhe ministrave në detyrë që kanë fituar mandate deputetësh. Cakolli theksoi se dorëheqja e tyre është një obligim ligjor dhe se ajo do t’i hapte rrugë konstituimit të Kuvendit.

“Tashmë është e qartë se situata është e bllokuar për shkak të mosofrimit të dorëheqjeve, obligim ligjor ky për kryeministrin dhe 15 ministrat tjerë në detyrë të cilët kanë fituar mandat të deputetit. Ne i bëjmë thirrje kryeministrit në detyrë dhe gjithë ministrave që, në funksion të zhbllokimit të punës së kuvendit, të dorëzojnë dorëheqjet e tyre formale, siç ua kërkon ligji për qeverinë që është miratuar po nga legjislatura e kaluar, në mënyrë që t’i hapet rrugë konstituimit të Kuvendit dhe të evitohen bllokada të panevojshme,””, tha ai.

Cakolli gjithashtu kritikoi qasjen e kryesuesit të seancës, Avni Dehari, duke thënë se nuk janë ndërmarrë hapat e nevojshëm për të siguruar një proces transparent dhe ligjërisht të qëndrueshëm.

Continue Reading

Lajmet

Kurti shmang pyetjet për votat dhe dështimin e seancës

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka dhënë përgjigje në lidhje me dështimin e vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Kurti u shmang pyetjeve të gazetarëve, përfshirë ato që lidhen me përpjekjet e Lëvizjes Vetëvendosje për sigurimin e votave të nevojshme për formimin e institucioneve të reja.

Përballë interesimit të mediave, Kurti nuk dha asnjë koment, ndërsa mbetet e paqartë nëse shumica parlamentare do të sigurohet deri në seancën e radhës të paralajmëruar për 19 prill.

Continue Reading

Lajmet

Kusari – Lila: Dialogu mes partive politike, opsion për tejkalimin e bllokadës në Kuvend

Published

on

By

Deputetja e zgjedhur në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka kritikuar partitë PDK, LDK dhe AAK për bllokimin e procesit të formimit të institucioneve të reja, duke e konsideruar përgjegjësinë e këtyre partive në këtë bllokadë.

Kusari – Lila ka theksuar se, nëse vazhdon dështimi i konstituimit të Kuvendit, duhet shqyrtuar mundësia e një dialogu mes partive politike, përfshirë ftesën për diskutimin e veprimeve të ardhshme.

Ajo e cilësoi të pakuptimtë që partitë që ishin në opozitë gjatë mandatit të kaluar po hezitojnë të pranojnë mandatet që fituan në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Continue Reading

Të kërkuara