Lajmet

Kërkohet llogaridhënie për rritjen e shpenzimeve buxhetore të RTK-së

Published

on

Në komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere po vazhdon shqyrtimi i Programit të Shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) për periudhën janar – mars 2021, për të cilin buxhet anëtarët e saj kanë kërkuar transparencë dhe llogaridhënie për shpenzimin e mjeteve financiare në këtë periudhë.

Për këtë rritje të shpenzimeve, drejtori i RTK-së, Ngadhënjim Kastrati tha se kjo rritje ka ardhur për shkak të blerjes së kamerave për televizionin.

“Si menaxhment dhe si bord jemi munduar që të përmbahemi asaj që kishim planifikuar, pra buxheti i cili është votuar në Kuvendin e Kosovës po ashtu ta shpenzojmë në bazë të planifikimit. Mundet me pasur në disa vije buxhetore tejkalim, por sigurisht që në fund të vitit duhet që të kemi barazim me atë të cilën e kemi planifikuar. Kemi investuar në kamera, për të cilat nuk do të investojmë në muajt në vijim. Pra, në tre mujorin e ardhshëm nuk do të blejmë më kamera, por do të barazohet buxheti[…]Besoj shumë që do të vijmë edhe aty që sa të jenë të hyrat aq edhe do të jenë shpenzimet, deri në fund të vitit”, tha Kastrati.

Ndërsa, nënkryetari i Kuvendit, anëtar i këtij komisioni nga PDK-ja, Bedri Hamza theksoi se ky Komision duhet të merret seriozisht edhe me rregullimin e statusit dhe mënyrës së financimit të RTK-së, duke përfshirë edhe çështjen e pronave, që sipas tij, është një pengesë e madhe për punën në transmetuesin publik.

Hamza duke kërkuar llogaridhënie dhe përgjegjësi për shpenzimin e parasë në RTK, ka kërkuar ndryshimin e ndarjes së mjeteve për RTK-në.

“Sa i përket mënyrës së alokimit të buxhetit ka pasur ndryshime në periudha të caktuara kohore, me ndryshimin e qeverive apo mandateve të kuvendit. Unë besoj që kur të sillet rishikimi i buxhetit, kjo mënyrë me u ndryshua, do të ishte e favorshme për RTK-në dhe njëkohësisht punë më pak për komisioni. Asnjë herë duke mos dashur me zvogëluar as transparencën as llogaridhënien për shfrytëzimin e parasë publike”, tha Hamza.

Kryetari i Bordit të RTK-së, Sali Bashota tha se buxheti ka rezultuar me sukses në këtë periudhë, duke kryer shpenzimet ashtu siç është planifikuar për janar-mars 2021.

“Këto janë të dhënë të shpenzimeve sipas kodeve ekonomike që planifikohen të realizohen në periudhën në fjalë për tre mujorin. Kemi pasur edhe zvogëlime, në shumë fusha, shpenzimet për mëditjet që kanë të bjënë me udhëtimet zyrtare shpenzimet janë zero, kjo është për shkak të kufizimit të shkaktuar nga pandemia. Nga ana e aktivitetit të bordit si organ kemi synuar që të kemi transparencë të plotë në veprimtari për të gjitha shpenzimet të cilat janë të pasqyruara para jush”, tha ai.

Shqyrtimi i këtij raporti në kuvend është duke ndodhur ende nga deputetët anëtarë të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Lajmet

Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Grand Slam-it në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu po vazhdon me sukses paraqitjen e saj në Grand Slam-in e xhudos që po heldet në Abu Dhabi, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të këtij turneu me rëndësi.

Fazliu e nisi garën duke qenë e lirë në xhiron e parë. Në raundin e dytë, ajo mposhti me Waza-ari garuesen nga Portugalia, Joana Crisostomo. Forma e mirë e xhudistes kosovare u konfirmua edhe në çerekfinale, ku me Ippon mposhti me dominim përfaqësuesen vendase nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Tsendbazar Mashbat.

Në luftën për të siguruar finalen e madhe, Laura Fazliu do të përballet në gjysmëfinale me xhudisten nga Polonia, Angelika Szymanska. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Mundësi akademike për profesionistët: UBT ndan bursa 20% për studimet Master

Published

on

By

Teksa po afrohen ditët e fundit të afatit për regjistrime në nivelin Master, UBT rikujton të gjithë profesionistët e angazhuar në tregun e punës se mund të përfitojnë nga iniciativa “Engaged Scholarship”, e cila ofron 20% bursë studimi për avancimin e tyre akademik.

Programi u dedikohet punonjësve në sektorin publik dhe privat që synojnë të ngrenë nivelin e tyre profesional. Përfitues të kësaj zbritjeje mund të jenë kategori të ndryshme, përfshirë zyrtarët e administratës publike, pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe FSK-së, gazetarët dhe zyrtarët e marrëdhënieve me publikun, avokatët, kontabilistët, si dhe stafi shëndetësor e teknologët e ushqimit.

Për t’ua lehtësuar procesin kandidatëve që janë në marrëdhënie pune, ligjëratat zhvillohen me orar fleksibil, kryesisht në orët e pasdites. Të gjithë të interesuarit kanë edhe pak ditë kohë për të shfrytëzuar këtë mundësi para përmbylljes zyrtare të afatit të regjistrimeve për këtë vit akademik.

 

 

 

 

 

Continue Reading

Lajmet

Profesori i UBT-së, Arian Kadriu, merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore në Ukrainë

Published

on

By

Profesori i Fakultetit të Studimeve të Sigurisë në UBT, Prof. Dr. Arian Kadriu, ka marrë pjesë në edicionin e 14-të të konferencës ndërkombëtare shkencore dhe praktike “Ivan Ivanchenko Scientific School”, të organizuar në Ukrainë, ku ka prezantuar një punim shkencor në kuadër të sesionit plenar të konferencës.

Në këtë konferencë, profesori Kadriu, në bashkautorësi me eksperten Delfina Ertanowska, prezantoi punimin me titull “Strategic Friction and Interoperability Failure: The Communication Crisis in the Evolving Security Architecture of NATO’s South Eastern Flank”, i cili trajton sfidat strategjike, problemet e ndërveprueshmërisë dhe krizën e komunikimit në kuadër të arkitekturës së sigurisë në zhvillim të krahut juglindor të NATO-s.

Punimi trajton çështje me rëndësi për zhvillimet aktuale të sigurisë ndërkombëtare, duke vënë në fokus koordinimin strategjik, komunikimin ndërinstitucional dhe sfidat që ndikojnë në bashkëpunimin dhe ndërveprueshmërinë në kuadër të strukturave të sigurisë së NATO-s. Konferenca “Ivan Ivanchenko Scientific School” mbledh studiues, akademikë dhe ekspertë nga fusha të ndryshme shkencore, duke krijuar një platformë për prezantimin e kërkimeve, shkëmbimin e përvojave akademike dhe diskutimin e temave me rëndësi ndërkombëtare.

Continue Reading

Lajmet

Nisi protesta në Pejë për vrasjen e Arlinda Zekajt, ngjyrosen me të kuqe këpucët e policëve

Published

on

By

Ka nisur në Pejë protesta gjithëpopullore kundër vrasjes së grave, në shenjë revolte pas rastit të rëndë të Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë.

Masa e mbledhur ka shprehur pakënaqësi të thellë ndaj dështimeve institucionale, duke kërkuar drejtësi të menjëhershme dhe llogaridhënie. Në një akt simbolik revolte, protestuesit kanë ngjyrosur me ngjyrë të kuqe këpucët e zyrtarëve policorë që po siguronin ngjarjen, teksa në kor brohorisnin thirrjet “Marre”.

Marshimi i protestuesve do të përshkojë të gjitha institucionet përgjegjëse në qytet, duke u ndalur para Komunës së Pejës, Qendrës për Punë Sociale, Stacionit Policor, Gjykatës dhe Prokurorisë Themelore.

Kjo protestë në Pejë është pjesë e valës së reagimeve qytetare që po zhvillohen në të gjithë Kosovën, me kërkesën e prerë për siguri, mbrojtje institucionalisht të garantuar dhe ndëshkim të përgjegjësve për mosveprimet që çuan në këtë tragjedi. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara