Lajmet

​Kërkohet integrimi i shëndetit mendor në planprogramin mësimor

Kështu u tha në konferencën “Kujdesi për shëndetin mendor në shkollat e Kosovës”, të mbajtur në Prishtinë.

Published

on

Integrimi i shëndetit mendor në planprogramin mësimor ka një rëndësi të jashtëzakonshme për një arsim dhe shkollë më cilësore. Kështu u tha në konferencën “Kujdesi për shëndetin mendor në shkollat e Kosovës”, të mbajtur në Prishtinë.

Këshilltarja e ministres së Arsimit, Donika Kastrati u shpreh se mbështetja e shëndetit mendor nuk është një detyrë vetëm për shkollat, porse kërkon një përpjekje bashkëpunuese që angazhon familjet, komunitetet dhe politikbërësit.

“Sot është një moment kyç si politikbërës profesionist, edukatorë të kujdesit shëndetësor dhe drejtues të komunitetit, ne e njohim ndikimin e thellë që ka shëndeti mendor në suksesin akademik, sjelljen dhe mirëqenien e përgjithshme të nxënësve tanë, ne e kuptojmë se mbështetja e shëndetit mendor nuk është një detyrë vetëm për shkollat por kërkon një përpjekje bashkëpunuese që angazhon familjet, komunitetet dhe politikbërësit. Unë besoj thellë se objektivat e kësaj konference janë të qarta, të synojmë të identifikojmë strategji efektive për zbatimin e integruar të qasjeve të shëndetit mendor në shkolla, të shqyrtojmë praktikat e bazuara në hulumtime shkencore rreth shëndetit mendor në shkolla dhe të përpiqemi të zhvillojmë plane konkrete të veprimit për të nxitur partneritete domethënëse. Ne si ministri do të fokusohemi në dy tema kyçe, siç janë integrimi i shëndetit mendor në planprogramin mësimor, ku intervenimi që MASHT ka bërë në këtë drejtim është nëpërmjet kornizës korrikurale për arsimin parauniversitar në Kosovë dhe krijimi i mjediseve të sigurta dhe gjithëpërfshirëse. Do të fokusohemi tek politikat e mbrojtjes së fëmijëve”, u shpreh Kastrati.

Ndërsa, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj shtoi se kjo konferencë dëshmon se bashkërisht mund të ndihmojnë në ndryshimet më të mira për një shkollë dhe arsim më cilësor.

“Kjo konferencë dëshmon se bashkërisht duke krijuar një front të përbashkët të angazhimeve në shërbim të arsimit mund të ndihmojnë në ndryshimet më të mirë për një shkollë dhe arsim më cilësor, na prift e mbara bashkë”, shtoi Jasharaj.

Se është e rëndësishme që mësuesve t’iu jepet mundësia që përmes zhvillimit profesional të japin më të mirën prej vetes për të punuar për fëmijët, tha drejtoresha ekzekutive e QS, Shaëna Bader-Blau.

“Puna jonë me sindikatat, qeveritë dhe shoqërinë civile udhëhiqet nga besimi i bazuar në prova reale, mbi 100 vjet eksperimente në nivel global, se drejtësia sociale arrihet më mirë në shoqëritë me lëvizje të forta punëtore, ku punëtorët kanë një vend në tryezën e dialogut me qeveritë dhe punëdhënësit dhe në partneritet me shoqërinë civile për të ndihmuar në arritjen e një shoqërie më të drejtë për të gjithë. Kjo konferencë synon të ndajë kërkimet më të fundit dhe praktikat më të mira, si dhe shëndetin mendor, promovimin, parandalimin dhe ndërhyrjen për nxënësit mësuesit dhe familjet, dhe thekson nevojën për një agjendë të përbashkët familjare të shkollës dhe politikbërësve. Kolegët tanë nga Shtetet e Bashkuara, sindikata e mësuesve amerikanë e quajtur Federata Amerikane e Mësuesve, ne jemi këtu vetëm vitin e kaluar duke vizituar Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe së bashku diskutuam me sindikatat e mësuesve se sa e rëndësishme është jo vetëm të ketë përfaqësim në vendin e punës por edhe që në klasë, mësuesve t’u jepet mundësia përmes zhvillimit profesional përmes një vendi të mirë pune që të japin më të mirën prej vetes për të punuar për fëmijët tanë, njohuritë e tyre, përvojën e tyre, dashurinë e tyre për arsimin në klasë”, tha Blau.

Konferenca dyditore “Kujdesi për shëndetin mendor në shkollat e Kosovës”, konferenca dy-ditore organizohet nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBAShK) dhe Qendra Amerikane e Solidaritetit me seli në Tiranë.

Objektivat e kësaj konference janë të synojnë të identifikojnë strategji efektive për zbatimin e integruar të qasjeve të shëndetit mendor në shkolla, të shqyrtojnë praktikat e bazuara në hulumtime shkencore rreth shëndetit mendor në shkolla dhe të përpiqen të zhvillojnë plane konkrete të veprimit për të nxitur partneritete domethënëse.

Vendi

Kurti propozon për presidente ish-ministren e PDK-së, Justina Shiroka-Pulën

Published

on

By

Në orët e fundit para përfundimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e kryetarit të shtetit, Kryeministri Albin Kurti ka bërë një lëvizje të re drejt PDK-së.

Kurti ka deklaruar se është i gatshëm të votojë ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara – një kërkesë kjo e kahershme e PDK-së.  

Përmes kësaj oferte, Kurti i ka bërë thirrje PDK-së që të hyjë në seancë, duke propozuar si kandidate për presidente ish-deputeten dhe ish-ministren nga radhët e PDK-së, Justina Shiroka-Pula.  

Ky propozim vjen pasi kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, refuzoi emrat e propozuar më parë, si Feride Rushiti dhe Glauk Konjufca. Kurti iu drejtua opozitës me thirrjen për bashkëpunim në Kuvend për të votuar së pari ligjin e kërkuar dhe më pas kandidaturën e Shiroka-Pulës për të shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Continue Reading

Vendi

Rritet numri i protestuesve, protesta vazhdon në sheshin “Skënderbeu”

Published

on

By

Është shtuar numri i qytetarëve që po marrin pjesë në protestën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në shesh, ndërsa protesta po vijon përpara institucioneve të vendit.

Protesta e sotme është thirrur lidhur me kërkesat për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe zhvillimet rreth Gjykatës Speciale në Hagë.

Continue Reading

lajme

Hamza e refuzon ofertën e dytë të Kurtit për presidentin dhe Specialen: Po tentohet të shndërrohet në pazar

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, i është përgjigjur negativisht propozimit të kryeministrit Albin Kurti për votimin e Projektligjit për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e presidentit.

Në një konferencë për media, Hamza ka kritikuar qasjen e deritanishme, duke thënë se çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është përgjegjësi vetëm e PDK-së.

Çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është çështje që i takon vetëm PDK-së, po flasim për historinë, për të tashmen dhe për të ardhmen”, është shprehur Hamza.

Ai ka thënë se kjo çështje, sipas tij, po tentohet të përdoret për pazare politike në momentet e fundit.

“Kjo temë po tentohet me u shndërru në pazare të minutave të fundit. Ju kam thënë dhe po e përsëris. Çështja e ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është temë që i takon vetëm PDK-së. Po flasim për historinë, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë”, ka deklaruar ai.

Hamza ka theksuar se pjesëtarë të UÇK-së janë të lidhur me subjekte të ndryshme politike, ndërsa ka akuzuar për tentim të përdorimit të kësaj çështjeje për arritjen e qëllimeve politike.

“UÇK-ja ka pjesëtarë në të gjitha partitë politike dhe qëllimi i kësaj teme është si ta përdorim ligjin për shantazh dhe për të mbërritur qëllimin politik. Qëllimi politik është që me pasë një president politik dhe me e përmbyllë njëqind për qind kapjen e institucioneve”, ka thënë Hamza.

Ai ka shtuar se ka marrë pjesë në takime për tejkalimin e situatës, por ka kritikuar ndryshimet e shpeshta të qëndrimeve politike.

“Unë kam qenë në takim, po e shihni se sa shpesh ka ndryshime të qëndrimeve politike”, ka deklaruar Hamza.

Continue Reading

Lajmet

Kurti i bën propozim PDK-së: Votoni Konjufcën ose Rushitin për president, ne kalojmë ligjin për Specialen

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti ka shpalosur një propozim të ri politik drejtuar Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), me qëllim zhbllokimin e procesit të zgjedhjes së kreut të shtetit.

Sipas këtij propozimi, Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të kalojë në lexim të dytë Projektligjin për Gjykatën Speciale, me kushtin që PDK-ja të zotohet publikisht dhe zyrtarisht se do të marrë pjesë në procesin e votimit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Në kuadër të kësaj oferte, Kurti ka përmendur dy emra konkretë si kandidatë potencialë për postin e Presidentit Glauk Konjufcen dhe Feride Rushiti

Tutje Kurti tha se i kërkon publikisht kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza që ti pergjigjet kesaj kërkese nëse duan që të shkojn tutje këto procese.

Continue Reading

Të kërkuara