Lajmet

Kërkesat e larta të pagës së David De Gea-s bëjnë të vështirë transferimin në Serie A

Published

on

Portieri spanjoll David De Gea ka krijuar një kërkesë të lartë për pagë që po bëhet problem për dy skuadra të Serie A, Fiorentinën dhe Genoa. Pas përfundimit të kontratës së tij me Manchester United, De Gea, i cili do të mbushë 34 vjeç në nëntor, është i lirë dhe ka zgjuar interesimin e disa klubeve italiane.

Fiorentina dhe Genoa kanë tentuar të negociojnë me De Gea-n, por kërkesat e tij financiare janë bërë pengesë për një marrëveshje të mundshme. Edhe pse portieri ka pranuar të ulë përqindjen e pagesës së tij nga ato që fitonte në Manchester United, kërkesa e tij vazhdon të jetë e lartë për standardet e klubeve italiane.

Raportet tregojnë se negociatat me Genoa arritën në një fazë të avancuar, ndërsa Fiorentina po e shqyrton situatën duke biseduar me përfaqësuesit e De Gea-s për kushtet e mundshme personale. Megjithatë, mediat specifike të futbollit, si Sportitalia dhe TEAMtalk, konfirmojnë se kërkesa e De Gea-s për pagë vazhdon të jetë e pamundur për t’u pranuar nga këto klube.

De Gea mendohet të kërkojë rreth 5-6 milionë euro në sezon, një shumë që është tre ose katër herë më pak se ç’merrte me Manchester United. Megjithatë, edhe kjo shumë mbetet e lartë për një lojtar në moshën e tij dhe me historinë e fundit të lëndimeve.

Në këtë kontekst, duket se De Gea mund të shikojë drejt një sfide në Pro Ligën Saudite, ku mund të jetë më i lehtë për ta gjetur kushtet e dëshiruara financiare, sesa në Serie A italiane./UBTNews/

Lajmet

​Pas 30 korrikut, KEK ndal furnizimin me energji për konsumatorët që nuk kanë gjetur furnizues në treg të hapur

Published

on

By

30 korriku është data e fundit që do të furnizojë me energji elektrike të gjithë konsumatorët që nuk kanë gjetur furnizues në treg të hapur, ka njoftuar Korporata Energjetike e Kosovës (KEK).

Në një njoftim në Facebook thuhet se Korporata Energjetike e Kosovës, në përputhje me vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), sipas Ligjit për Energjinë Elektrike si dhe Rregullës për Furnizuesin e Mundësisë së Fundit (FMF), nga data 1 qershor 2025 ka filluar furnizimin me energji elektrike si FMF, për një periudhë maksimale prej 60 ditësh, e cila përfundon më 30 korrik 2025.

Ky furnizim është i përkohshëm dhe rrjedh nga detyrimet dhe të drejtat ligjore të përcaktuara me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe Rregulloren për FMF dhe ka për qëllim të ofrojë kohë të mjaftueshme për konsumatorët që të gjejnë një furnizues afatgjatë të licencuar nga ZRRE”.

Duke bërë thirrje për kujdes, KEK thotë se pas datës 30 korrik 2025, të gjithë konsumatorët që nuk kanë lidhur marrëveshje me ndonjë furnizues të licencuar, do të mbesin automatikisht pa furnizim me energji elektrike nga FMF, pasi që pas këtij afati përfundon e drejta ligjore për furnizim.

KEK kërkon që sa më shpejt të kontaktojnë një furnizues të licencuar nga ZRRE dhe të nënshkruajnë një marrëveshje komerciale për furnizim me energji elektrike, në mënyrë që të siguroheni që pas datës 30 korrik 2025 të mos ketë ndërprerje në furnizim.

Lista e furnizuesve të licencuar mund të gjendet në faqen zyrtare të ZRRE-së: www.ero-ks.org Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj”.

Continue Reading

Lajmet

Deputetja e LVV-së: Jemi optimist për përgjigje pozitive nga Nisma

Published

on

By

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, është shprehur optimiste në një përgjigje pozitive nga Nisma Socialdemokrate për koalicion qeverisës.

Ajo pas dështimit të 51-të të konstituimit të Kuvendit, tha se janë në pritje të Nisma-s, derisa shtoi se një gjë e tillë duhet të ndodh para datës 26 korrik, afat i paraparë në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, ku obligon deputetët të konstituojnë legjislaturën e nëntë.

Ne po presim një përgjigje prej këtij subjekti politik. Jemi optimist se do të kemi një përgjigje pozitive të paktën deri në fund të kësaj jave, pasi po i afrohemi datës 26 korrik, kur edhe konsumohet 30-ditëshi në aktgjykimin e Kushtetueses. Një gjë e tillë duhet të ndodh para këtij afati sepse e kemi obligim dhe përgjegjësi secili prej deputetëve, pa marrë parasysh subjektet politike që të kontribuojë në konstatimin e Kuvendit”, theksoi ajo.

Krahas kësaj, deputetja Kryeziu kritikoi deputetët e partive që deri tani ishin në opozitë, siç tha për bllokimin e Kuvendit, rrjedhimisht edhe formimit të qeverisë së re.

Continue Reading

Lajmet

Shërbimet civile do të ndalohen për qytetarët që nuk deklarojnë adresën zyrtare

Published

on

By

Të gjithë qytetarët e Kosovës që nuk e kanë deklaruar adresën zyrtare, nga data 1 gusht e këtij viti, nuk do të mund të pajisen me dokumentet që lëshohen nga Agjencia e Regjistrit Civil (ARC) dhe Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK).

Kështu u theksua në një konferencë për media të organizuar nga AKK-ja, ku u bë thirrje qytetarëve që të deklarojnë adresën e tyre zyrtare, me qëllim të lehtësimit të qasjes në shërbime dhe ndërtimit të një shteti më funksional dhe gjithëpërfshirës.

Drejtori i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti tha se mbi 220 mijë qytetarë tashmë e kanë bërë deklarimin e adresës, porse theksoi se kjo nuk është e mjaftueshme.

Qëllimi i kësaj konference është që t’i informojmë të gjithë qytetarët që nuk e kanë deklaruar adresën zyrtare se nga data 1 gusht e këtij viti, nuk do të mund të pajisen me dokumentet që lëshohen nga ARC dhe AKK. Për më tepër, pa deklarimin e adresës zyrtare, qytetarët nuk mund të pajisen me certifikatën të lindjes apo certifikatën të pronës”, tha Ahmeti.

Ahmeti potencoi se deklarimi i adresës zyrtare është një obligim ligjor dhe një akt përgjegjësie qytetare që i takon gjithsecilit.

Sipas tij, një qytetar pa adresë zyrtare është një qytetar i përjashtuar nga sistemi.

Sot, me krenari mund të themi se janë mbi 220 mijë qytetarë që tashmë e kanë bërë deklarimin e adresës zyrtare. Kjo është inkurajuese, por ende jo e mjaftueshme. Sepse në një shtet modern e të organizuar, secili qytetar duhet të jetë i regjistruar me adresë të saktë – ashtu siç në një shtet modern dhe funksional…E kemi thënë shumë herë dhe e theksojmë sërish: deklarimi i adresës zyrtare është një obligim ligjor, por mbi të gjitha është një akt përgjegjësie qytetare që i takon gjithsecilit. Një qytetar pa adresë zyrtare është një qytetar i përjashtuar nga sistemi”, tha Ahmeti.

Pa adresë të saktë, nuk mund të ketë plane zhvillimore reale, nuk mund të ketë shërbime cilësore, siç janë ato administrative e deri tek ato më emergjente siç janë shërbimet ambulante, zjarrfikësit apo policia”, tha Ahmeti.

Ndërkaq, drejtori i Agjencisë së Regjistrit Civil, Blerim Camaj tha se qytetarët në të gjithë Kosovën nuk do të mund të pajisen me asnjë shërbim civil nëse nuk e deklarojnë adresën zyrtare.

Të gjitha shërbimet e gjendjes civile do të kushtëzohen dhe do të ndalohen. Qytetarët nuk mund të pajisjen me çertifikata siç janë certifikata e lindjes, martesës, vdekjes dhe shërbimet e tjera të gjendjes civile nëpër gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, tha Camaj.

Continue Reading

Aktualitet

Çitaku kritikon MPJD për ​arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së në Serbi

Published

on

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar lidhur me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së në Serbi, Lulzim Halili duke thënë se misionet diplomatike duhet të jenë më të angazhuara për lirimin e ish-ushtarëve të UÇK-së nga autoritetet serbe. 

Çitaku u shpreh se liria e lëvizjes duhet të jetë e garantuar, teksa kërkoi aktivizimin e misioneve diplomatike.

“Sigurisht që ne i ndjekim, e kemi parë dhe është lajm jashtëzakonisht shqetësues. Fatkeqësisht kjo tashmë është shndërruar në lajm të rregullt, sepse nuk është rasti i parë ka edhe ushtarë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen tash e disa muaj nëpër burgjet e Serbisë. Qeveria e Republikës së Kosovës, kjo në largim duhet të jetë shumë më aktive. Misionet tona diplomatike duhet të jenë shumë më të angazhuara në mënyrë që të vihen në funksion mekanizmat ndërkombëtarë për lirimin e tyre. Ata nuk janë njerëz pa atdhe, nuk duhet të trajtohen si njerëz pa atdhe, si njerëz pa institucione, si njerëz për fatin e të cilëve nuk brengoset askush”, tha ajo për media.

Kritika pati për Ministrinë e Punëve të Jashtme, për çka Çitaku tha se në vend se të merret me beteja të vogla të brendshme, duhet të jenë në funksion të qytetarëve.

Sipas Novosti-it, ish-luftëtarit të UÇK-së iu caktua masa e ndalimit prej 48 orëve nga Zyra e Prokurorit për Krime të Luftës. /Telegrafi

Continue Reading

Të kërkuara