Lajmet

Kërcënoi prokurorin në zyrën e tij, i caktohet masa e paraburgimit të dyshuarit

Published

on

Një muaj paraburgim i është caktuar të dyshuarit për kanosjen e njërit prej prokurorëve në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Vendimi për të dyshuarin është marrë sot nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.L dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, pasi ekziston dyshimi i bazuar se me datë 04.07.2024 në objektin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë është kanosur një Prokuror i Shtetit”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Për rastin kishte njoftuar edhe Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, i dyshuari kishte shkuar në zyrën e prokurorit i veshur me antiplumb.

Kurse, nga Prokuroria Themelore e Prishtinës e patën konfirmuar për KosovasPress, se ishte bërë kërkesë për paraburgim.

“Lidhur me këtë rast, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, për shkak të veprës penale “Kanosja” (ndaj personit zyrtar), si dhe për të njëjtin, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, kishte thënë zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj.

Kundër aktvendimit, të Themelores palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Lajmet

Nuk ka konstituim të Kuvendit

Published

on

By

Dështoi edhe vazhdimi i 36-të i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Sërish Lëvizja Vetëvendosje kërkoi krijimin e një komisioni ad-hoc për votim të fshehtë.

Kryesuesi i seancës konstituive Avni Dehari kërkoi nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe Lista Serbe që të bëjnë propozimet e kandidatëve të tyre për komision, por këto parti nuk pranuan
dhe nuk morën pjesë në votim.

Nga 99 deputetë të pranishëm, 53 deputetë votuan për, 1 kundër dhe asnjë abstenim.

Dehari ndërpreu seancën dhe bëri të ditur se vazhdimi i saj të jetë më 25 qershor, në orën 11:00.

Continue Reading

Lajmet

​Guri: Haxhiu ishte në seancë gjyqësore për sulm ndaj Kuvendit

Published

on

By

Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka thënë se nuk pret konstituim të Kuvendit të Kosovës, as në vazhdimin e sotëm të seancës konstituive të legjislaturës së nëntë.

Madje Guri tha se kandidatja për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, ishte sot në një seancë gjyqësore, siç tha ai për sulmin ndaj këtij institucioni.

Haxhiu ishte sot në seancë gjyqësore për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, mirëpo që e njëjta dështoi në mungesë të akuzuarve të tjerë.

Sot s’besoj se mund të ketë zgjidhje pasi kandidatja për kryetare të Kuvendit është në një seancë gjyqësore ku po gjykohet për sulmin që ia ka bërë këtij institucioni. Është duke u ndëshkuar Kosova dhe populli dhe fatkeqësia më e madhe është kjo. S’ka lidhje se cila parti ndëshkohet përderisa populli i Kosovës është duke u ndëshkuar prej 9 shkurtit”, tha ai.

Sot Kuvendi po tenton për herë të 36-të të konstituojë Kuvendin e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Bajrami i reagon Muratit për alarmin e humbjes së 90 milionë eurove si shkak i bllokadës në Kuvend

Published

on

By

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, i cili u shfaq i shqetësuar se nëse Kuvendi nuk konstituohet deri në shtator, Kosova rrezikon të humbë 90 milionë euro.

Bajrami i ka kërkuar Muratit të “mos dezinformojë”, duke thënë se bllokadën është duke e bërë Vetëvendosje.

Hekuran, mos dezinformo! E para: Bllokuesit jeni ju. Me 48 deputetë, e keni ngujuar vetën dhe vendin politikisht rreth një kandidateje për kryetare të Kuvendit, për të cilën nuk i keni votat. Mos provo me ju hedhë të tjerëve përgjegjësinë për krizën që ju vetë e keni krijuar dhe po e zgjatni”.

Deputetja e LDK-së e kritikoi më tej ministrin Murati për mungesën e votave për ratifikimin e një kredie dhe për humbjen e granteve nga Bashkimi Evropian.

E dyta: Para se të flasësh për koston oportune të një kredie që si ministër ke dështuar t’i bësh votat për ta ratifikuar, pse nuk flet për qindra miliona euro grante nga BE-ja, që vendi nuk mund t’i shfrytëzojë prej dy vitesh, pikërisht për shkak të masave ndëshkuese që kanë ardhur si pasojë e qeverisjes suaj arrogante dhe destruktive”.

 

Continue Reading

Lajmet

Basha: Kritika deputetëve që marrin pjesë në seanca pa dhënë votën e tyre

Published

on

By

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, kritikoi deputetët që marrin pjesë në seanca pa dhënë votën e tyre.

Presim ndryshim qëndrimi për shkak se është shumë e rëndësishme konstituimi i Kuvendit, për shkak se është e paarsyeshme për secilin deputet që vjen në Kuvend dhe nuk ia le shenjë. Nuk voton as për, as kundër, as abstenim. Për ne si parti përgjegjësia më e madhe na bie neve. 57 votojnë për na tregoni pse katër deputetë nuk votojnë për. Për ne është e rëndësishme kur të vish të votohet, nuk ka vërejtje për Albulena Haxhiun as prej juve, as prej qytetarëve”, shtoi ai.

Continue Reading

Të kërkuara