Lajmet

Kërcënohet kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj

Të dyshuarit janë ndalur për 48 orë, sipas Policisë.

Published

on

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj është kërcënuar mbrëmë nga dy persona. Lajmin për KP e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka informuar se të dyshuarit janë ndalur për 48 orë.

Sipas Bytyqit, dyshohet se rasti ka ndodhur për një pronë-shtëpi, që pengon rrugën në tanzit.

“Dje me date 24.01.23 , në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Prizren, kryetari i Komunës së Prizrenit ka raportuar se reth orës 20:00 eshte kanos nga nje i dyshuar, i dyshuari i pare ka percjellë mesazhin nëpërmes të dyshuarit të dytë, të djali i ankuesit. Ankuesi është Kanos nga i dyshuar pasi që ai është i pakënaqur me vlersimin e pronës së tij nga komuna. Fjala është për një pronë-shtëpi e cila ka disa vite që pengon përfundimin e rrugës “tranziti i ri” në Prizren”, ka bërë të ditur Bytyqi.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndalur në ndalim policor për 48 orë.

lajme

LDK pranon ftesën e VV-së, PDK dhe AAK e refuzojnë

Published

on

By

Tri ditë para seancës konstituive të Kuvendit, Lëvizja Vetëvendosje u ka dërguar ftesa të reja tri partive opozitare shqiptare për të diskutuar formimin e institucioneve të reja.

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka pranuar këtë ftesë dhe takimi ndërmjet kryetarit Lumir Abdixhiku dhe Albin Kurtit pritet të mbahet të martën në orën 18:00.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike e Kosovës e ka refuzuar ftesën, me kryetarin Bedri Hamza që rikonfirmoi vendimin e tyre të prerë për të mbetur në opozitë. Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka refuzuar si takimin ashtu edhe mundësinë e pjesëmarrjes në Qeveri.

Kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, theksoi se nuk shohin arsye për t’u takuar në këtë format, pasi nuk kanë marrë asnjë përgjigje për gjashtë kushtet e tyre strategjike. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Hamza refuzon ftesën e Kurtit: PDK rikonfirmon qëndrimin për të mbetur në opozitë

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka refuzuar zyrtarisht ftesën për takim të dërguar nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Përmes një letre kthyese drejtuar Kurtit, Hamza ka bërë të ditur se PDK-ja nuk do të jetë pjesë e takimeve konsultative, duke rikonfirmuar vendimin e partisë për të qëndruar në opozitë.

“Duke iu referuar takimit tonë të datës 10 korrik 2026 dhe qëndrimit publik të PDK-së, ju rikonfirmoj se, në rrethanat aktuale, qëndrimi ynë është që të vazhdojmë të qëndrojmë në opozitë”, thuhet në përgjigjen e Hamzës.

Përveç refuzimit të ftesës, kreu i PDK-së i ka bërë thirrje Kurtit që të kërkojë marrëveshje me subjektet e tjera politike për krijimin e institucioneve të reja. /E.A/

 

Continue Reading

Live

Moska fajëson Ukrainën për shpërthimin vdekjeprurës në një restorant:

Published

on

By

Rusia ka akuzuar Ukrainën për organizimin e një shpërthimi në një restorant luksoz në qendër të Moskës, nga i cili mbetën të vdekur pesë persona dhe u plagosën 19 të tjerë. Ngjarja ka nxitur dyshime të forta se shënjestra e sulmit ishte komandanti i lartë ushtarak rus, kolonel-gjenerali Aleksandr Chayko.

Ngjarja ndodhi të shtunën në mbrëmje pranë hyrjes së restorantit italian “Balzi Rossi”, i vendosur në një nga rrokaqiejt historikë të epokës së Stalinit në Sheshin Kudrinskaya. Sipas prokurorëve rusë, një grua e paidentifikuar që mbante një mjet shpërthyes të improvizuar u përpoq të hynte brenda, por u ndalua nga roja e sigurisë, çka çoi në shpërthimin e lëndës plasëse pak çaste më vonë në hyrje të objektit.

Përmes një deklarate zyrtare, Ministria e Jashtme e Rusisë e cilësoi ngjarjen si akt terrorist të udhëhequr nga Kievi, duke u shprehur se “tentakulat e përgjakshme të bandës terroriste të Zelenskyt kanë arritur deri te restoranti italian ‘Balzi Rossi’ në Moskë”.

Ndonëse autoritetet ruse nuk kanë publikuar emrat e viktimave apo shënjestrën e sulmit, blogerë ushtarakë pro-Kremlinit dhe media të pavarura raportojnë se mbledhja private organizohej për ditëlindjen e 55-të të gjeneralit Aleksandr Chayko. Pamjet e publikuara në rrjete sociale nga eventi tregonin sfondin me mbishkrimin “Aleksandr 55”.

Chayko, i cili ka udhëhequr më parë mësymjen ruse ndaj Kievit në vitin 2022 përpara se të merrte drejtimin e forcave ajrore-hapësinore, ka shpëtuar pa lëndime. Mirëpo, sipas kanalit informativ “VChK-OGPU”, nga shpërthimi në tarracën e restorantit ka mbetur i vrarë dhëndri i tij, Daniil Peredriy, ndërsa e bija, Maria, ka pësuar lëndime të rënda. /BBC/

Continue Reading

Lajmet

17-vjeçari nga Ferizaj gjen portofolin me mbi 2,600 euro e dokumente dhe e dorëzon në polici

Published

on

By

Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur së një i ri 17-vjeçar me inicialet A.N nga fshati Bablak i Ferizajt është paraqitur vullnetarisht në stacionin policor pasi kishte gjetur një portofol pranë një pike karburanti në fshatin Lloshkobare.

Pas verifikimeve nga zyrtarët policorë, u bë i mundur identifikimi i pronarit, K.S., 40 vjeç nga Gjakova, të cilit iu kthyen të gjitha mjetet monetare në vlerë prej 2,435 eurosh e 270 frangash, së bashku me dokumentet e tij të identifikimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka shprehur falënderimin dhe vlerësimin e lartë për veprimin e A. Nuhës, duke e cilësuar ndershmërinë e tij si një shembull të shkëlqyer për të gjithë komunitetin. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara