Lajmet

Ibrahimi: Komunat s’kanë faj për rritjen e tatimit në pronë, MF është dashur të jetë më korrekte

Sipas AKK-së, ajo se çka varet nga komunat nuk ka ndryshime.

Published

on

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi ka thënë se komunat nuk e kanë rritur çmimin e tatimit në pronë dhe se këtë kompetencë e ka Ministria e Financave.

Në një intervistë, Ibrahimi ka thënë se AKK-ja s’ka pasur të bëjë me këtë vendim, por që sipas tij është bërë rivlerësimi i pronave nga Ministria e Financave dhe me këtë rast është rritur vlera e pronave bazuar në çmimet e tregut.

“Është shumë e vërtet që niveli qendror ka dashur që fajin për rritjen e faturave për tatim në pronë t’i a vë komunave. Mirëpo ligjërisht komunat nuk kanë kompetenca për ngritjen e faturave për tatim në pronë ndaj qytetarëve. Kompetenca e komunave është që përcaktohet norma tatimore dhe ajo shkon prej 0.15 për qind deri në 1 për qind të vlerës së pronës”, ka thënë Ibrahimi.

Sipas AKK-së, ajo se çka varet nga komunat nuk ka ndryshime, ndërsa kanë kërkuar që të procedohet sa më shpejtë në Kuvend, Ligji i ri i tatimit në pronë.

“Kurse niveli qendror në bazë të ligjit për tatimin në pronë e ka kompetencën dhe përgjegjësinë për vlerësimin e pronave. Ministria e Financave, Departamenti për Vlerësimin e Pronave e ka bërë një rivlerësim të pronave rezidenciale dhe ka dalur me njoftim tek komunat se vlera e pronave në territorin e komunave do të jetë kaq. Nëse vitin e kaluar niveli qendrorë ka vendosur që një pronë, vlera e asaj prone të jetë 100 mijë euro, atëherë fatura që ka shkuar tek qytetari ka qenë 150 euro, kurse e njëjta pronë këtë vit apo vitin e e kaluar është rivlerësuar nga niveli qendror ku kane thonë që vlera e asaj prone është 200 mijë euro dhe me automatizëm fatura qytetarit do t’i shkojë njëqind për qind më rritje, ajo do të jetë 300 euro”, u shpreh Ibrarimi.

Kreu i AKK-së ka ripërsëritur se komunat nuk e kanë marrë këtë vendim, teksa ka kërkuar nga niveli qendror që të ishte më korrekt dhe të tregojë për se rritja e tatimit në pronë është bërë nga Ministria e Financave.

“Komunat nuk e kanë ndryshuar normën tatimore fare, nuk e kanë prekur, por ka ndryshuar rivlerësimi i Ministrisë së Financave ndaj pronave. Dhe këtu është problemi ku besojmë që niveli qendror është dashtë të jetë korrekt ndaj qytetarit dhe të tregoj që ministria e Financave e ka bërë një rivlerësim të ri dhe në bazë të atij rivlerësimi faturat janë rritur për tatimin në pronë”, u shpreh Ibrahimi.

Banorët e qyteteve të Kosovës kanë shprehur pakënaqësi qe sa ditë që tatimi në pronë për vitin 2023 u ka ardhur dyfish më shtrenjtë në krahasim me vitin 2022. Komunat e Kosovës kanë bërë përgjegjës për rritjen Ministrinë e Financave për vlerësimin e ri të pronave, ndërsa ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike të Kuvendit të Kosovës ka thënë se me këtë vlerësim “komunat kanë qenë të pajtuara”.

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara