Lajmet

Keqpërdorime në njësinë për patentë shoferë në Pejë, Durmishi paralajmëron masa

Durmishi thotë se situata nuk është më e mirë as në komunat tjera.

Published

on

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka prezantuar të premten disa të gjetura për keqpërdorime në njësitë për patentë shoferë gjithandej Kosovës, veçanërisht në atë në Pejë. Ai tha se dyshohet për një ndërmarrje të gjerë kriminale për të cilën kanë dorëzuar prova në Prokurorinë Themelore të Pejës. Por, sipas tij, situatë më e mirë nuk është as në qendrat tjera për patentë shoferë në Kosovë.

Durmishi ka thënë se treguar se në Pejë janë hasur keqpërdorime të dyshimta pasi ka pasur numër tejet të madh kandidatësh që i janë nënshtruar provimit praktik për patentë shoferë dhe ata kryesisht nga qytete krejt të tjera.

“Nga ajo që kemi gjetur deri tani, dyshimet tona kanë të bëjnë me një ndërmarrje të gjerë kriminale që mbetet të vërtetohet nga organet e drejtësisë… Gjatë monitorimit të këtyre qendrave kemi hasur në keqpërdorime, por në Pejë kemi hasur në një dukuri që në njësitë tjera nuk ka ndodhur. Në këtë njësi kishte 666 kandidatë më 2023 që kishin kaluar provimin praktik në kategorinë B, C dhe C1, të gjithë kandidatët pothuajse kanë qenë nga qytete të ndryshme, prin Podujeva, Malisheva, Gjilani, Drenasi, Kamenica, etj. Është shumë e dyshimtë atëherë kur një kandidat nga Kamenica shkon në Pejë për ta kaluar provimin në pjesën praktike”, ka thënë ai.

Durmishi ka thënë se në Pejë është gjetur se në shumë dosje ka mospërputhje të dokumentacionit.

“Ka raste kur kandidati i është nënshtruar provimit teorik më 2023 në Prishtinë, e në dosje figuron që e ka kaluar provimin më 2022 në Pejë. Ka shumë raste që kandidatët i janë nënshtruar provimit më 2022, e me certifikatën e Kryqit të Kuq janë pajisur më 2023”, deklaroi ai.

Dyshime janë ngritur edhe për ekzaminerë. Ai ka përmendur njërin i cili, siç ka thënë Durmishit, për dy javë i ka kaluar 200 kandidatë.

“Kemi gjetur se është keqpërdorur emri dhe nënshkrimi i një ekzamineri që ka dalë në pension. Një pjesë e madhe e kandidatëve që e kanë kaluar provimin, nuk kanë qenë fare në Kosovë në atë kohë. Kemi një rast kur një ekzaminer është angazhuar vetëm dy javë në Pejë dhe brenda kësaj periudhe ky ekzaminer i ka kaluar 200 kandidatë në pjesën praktike. Kjo është dukshëm mbi mesatare dhe janë kryesisht kandidatë nga komuna të tjera”, ka potencuar ai.

Durmishi ka njoftuar se për ekzaminerët e dyshuar janë ndërmarrë masa.

“Tre ekzaminerëve iu kemi shkëputur vendimet, e lëndët me të gjeturat i kemi dorëzuar në Prokurorinë Themelore të Pejës. Pas përfundimit të hetimeve, në rast të vërtetimit të këtyre pretendimeve nga gjykata, jam i obliguar që sipas ligjit ta bëjë edhe anulimin e këtyre provimeve”, ka deklaruar ai.

Vendi

Vdes ish-kongresisti Eliot Engel, zë i fuqishëm në mbështetje të Kosovës

Published

on

By

Ish-kongresisti amerikan Eliot Engel ka vdekur në moshën 79-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi si një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës. Ai u largua nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara në janar 2021, pas mbi 30 vjetësh shërbim.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e cilësoi vdekjen e tij si humbje të një miku të dëshmuar dhe përkrahësi të palëkundur të lirisë dhe shtetësisë së Kosovës. Ajo theksoi se Engel, gjatë dekadave në Kongres, ishte në anën e drejtë të historisë – nga mbështetja për ndërhyrjen e NATO më 1999 kundër regjimit të Slobodan Milošević, deri te përkrahja për pavarësinë e Kosovës më 2008.

Edhe kongresisti Ritchie Torres e vlerësoi Engelin si një zë të fortë për Kosovën dhe komunitetin shqiptar në kohë kur pak të tjerë i kushtonin vëmendje.

Engel, pjesë e Partisë Demokratike, përfaqësoi që nga viti 1989 një zonë të Bronksit në New York City me komunitet të madh shqiptar. Ai ishte ndër figurat kyçe në sigurimin e mbështetjes së Kongresit për njohjen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Për kontributin e tij, Kosova ka emërtuar rrugë dhe autostradë me emrin e tij, si dhe ka lëshuar pullë postare me portretin e Engelit. Ndërkohë, qëndrimet e tij pro Kosovës e bënë figurë të diskutueshme në Serbi, e cila vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e saj.

Gjatë një seance dëgjimore në vitin 2020, Engel kishte shprehur lidhjen e veçantë me rajonin, duke theksuar se asnjë vend në Ballkan nuk e kishte prekur më shumë se Kosova.

Ai hyri në Kongres në periudhën e shpërbërjes së dhunshme të Jugosllavisë dhe u angazhua në çështjet e rajonit përmes Komitetit për Punë të Jashtme, duke u bërë një nga njohësit më të mirë të Ballkanit në politikën amerikane.

Continue Reading

Lajmet

Kalon në parim ligji për sigurime shëndetësore dhe çmimet tavan

Published

on

By

Në vazhdimin e seancës së dytë të jashtëzakonshme të pasdites, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor dhe atë për çmimet tavan.

Projektligji për sigurimet shëndetësore u miratua me 65 vota për, duke marrë mbështetje edhe nga një pjesë e opozitës, e cila e cilësoi atë si të domosdoshëm. Ky projektligj parasheh krijimin e një pakete bazike shëndetësore që do të përditësohet çdo vit, ndërsa kontributet do të jenë 3.5 për qind nga paga e të punësuarit dhe 3.5 për qind nga punëdhënësi, për financimin e fondit të sigurimit.

Megjithatë, u theksua se funksionalizimi i Sistemit Informativ Shëndetësor mbetet parakusht për zbatimin e tij, ndërkohë që digjitalizimi i këtij sistemi ende nuk është përmbyllur. Një ligj i ngjashëm ishte miratuar edhe në vitin 2014, por nuk kishte gjetur zbatim praktik. Ndërkaq, ky projektligj ishte rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese në janar për shkak të miratimit jokushtetues. Shqyrtimi i dytë i tij pritet të bëhet më 23 prill.

Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi në parim edhe projektligjin për çmimet tavan me 63 vota për, pa mbështetjen e opozitës. Sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati, ligji synon mbrojtjen e qytetarëve dhe do të përdoret si masë e jashtëzakonshme në raste të destabilizimit të tregut, duke theksuar se nuk është kundër tregut të lirë, por kundër abuzimeve me çmimet.

Nga ana tjetër, deputetët opozitarë e kundërshtuan projektligjin, duke vlerësuar se ai rrezikon ndërhyrjen në tregun e lirë dhe i jep Qeverisë kompetenca të drejtpërdrejta për kontrollin e çmimeve. Ata ngritën shqetësime edhe për mënyrën e funksionimit të bordit të paraparë në projektligj, duke e cilësuar atë si jopavarur dhe me mungesë të metodologjisë së qartë për vendimmarrje.

Continue Reading

Vendi

Kuvendi i Kosovës ratifikon katër marrëveshje ndërkombëtare të kredisë

Published

on

By

Në seancën e mbajtur të premten, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar disa projektligje që mundësojnë ratifikimin e marrëveshjeve të kredisë me institucione të rëndësishme ndërkombëtare.

Projektligjet e miratuara, të cilat u përfaqësuan nga Ministria e Financave, përfshijnë:

Zhvillimi i Sektorit Financiar: Marrëveshja me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA) për mbështetjen e projektit të sektorit financiar në vend.

Energjia dhe Klima: Marrëveshja me bankën gjermane KfW për programin e kredisë që synon reformat në sektorin e energjisë dhe mbrojtjen e klimës.

Politika Publike: Marrëveshja me Agjencinë Franceze për Zhvillim (AFD) për programin e kredisë të bazuar në politikat e përgjithshme shtetërore.

Tregtia dhe Transporti: Marrëveshja me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0”.

Këto marrëveshje synojnë të forcojnë infrastrukturën ekonomike dhe të lehtësojnë integrimin rajonal përmes investimeve në sektorë strategjikë për Kosovën.

 

Continue Reading

Lajmet

Miratohet rezoluta për mbrojtjen e të vërtetës së luftës

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 90 vota pro dhe asnjë kundër- Rezolutën për mbrojtjen e historisë dhe të vërtetës së luftës në Kosovë.

Ky propozim i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) bëri bashkë pozitën dhe opozitën, të cilat votuan unanimisht për të mbrojtur vlerat e luftës çlirimtare dhe për të parandaluar tentativat për rishikimin e historisë.

Përmes këtij votimi, deputetët treguan unanimitet, duke vlerësuar se mbrojtja e sakrificës së popullit dhe e të vërtetës historike është një obligim kombëtar që qëndron mbi dallimet politike.

Continue Reading

Të kërkuara