Kulturë

Këngëtarja më e dëgjuar e Francës u bën thirrje votuesve që të kundërshtojnë të djathtën ekstreme në zgjedhjet e së dielës

Published

on

Këngëtarja më e dëgjuar e Francës, Aya Nakamura, i është bashkuar thirrjeve ndaj elektoratit francez që të votojë kundër të djathtës ekstreme në zgjedhjet e së dielës.

Partia Tubimi Kombëtar, e cila pritet të fitojë shumicën në raundin e dytë të votimeve të kësaj të diele, u vërshua nga kritikat e të famshmëve francezë me shtetësi të dyfishtë, të cilët shqetësohen për ndikimin e politikës së tyre të emigracionit. Partia, e kryesuar nga 28-vjeçari Jordan Bardella, synon t’ua kufizojë qasjen në punë në institucione publike personave me shtetësi të dyfishtë. Ajo gjithashtu dëshiron t’u heqë të drejtat e nënshtetësisë atyre që kanë lindur nga prindër të huaj në tokën franceze.

Nakamura, e cila emigroi në Francë nga Mali si fëmijë dhe u bë e famshme me këngën e saj të suksesshme “Djadja”, e bëri thirrjen në një postim në rrjetet sociale të martën, ku foli edhe mbi përvojat e saj me racizmin në Francë./UBTNews/

Magazinë

Pse Kanye West u largua nga SHBA?

Published

on

Reperi 47-vjeçar Kanye West ka lënë Shtetet e Bashkuara për në Japoni, duke kërkuar qetësi në Tokio, pas një serie postimesh të shpërthyera në Twitter.

Në këto postime, ai sulmoi ish-bashkëshorten Kim Kardashian mbi çështjet e bashkëprindërimit të vajzës së tyre, North, duke theksuar se “burri ka fjalën e parë dhe të fundit mbi fëmijët e tij.”

Burime afër West tregojnë se ai është në një gjendje të paqëndrueshme kur ndodhet në Los Angeles, por ndihet më i qetë në Japoni. Ndërkohë, gruaja e tij, Bianca Censori, nuk është parë kohët e fundit, gjë që ka nxitur spekulime rreth marrëdhënies së tyre.

Këto zhvillime janë përshkuar nga një tjetër polemik: West ka ndezur një konflikt të ri me Kim Kardashian, kundërshtuar projektin e bashkëpunimit muzikor midis vajzës së tyre dhe reperit Playboi Carti.

Ai akuzon Kim për mbajtjen e kontrollit mbi fëmijët e tyre, duke thelluar kështu ndarjet mes tyre.

Gjithashtu, komentet e tij të ashpra ndaj familjes së Jay-Z dhe Beyoncé kanë shkaktuar reagime të forta, përfshirë një deklaratë nga babai i Beyoncé, Matthew Knowles, i cili ka thënë se Kanye “ka nevojë për ndihmë.

”Në mes të gjithë kësaj drame, West ka pozicionuar veten si një zë për “të pazërit,” duke pretenduar se shprehet çfarë të tjerët frikësohen t’i thonë.

Continue Reading

Magazinë

“Borëbardha” i Disney-t kryeson arkën filmike pavarësisht komenteve negative

Published

on

Filmi i ri i Disney-t, një adaptim i përrallës klasike “Borëbardha dhe Shtatë Xhuxhët”, ka kryesuar listën e filmave më të shikuar në arkën filmike të Amerikës së Veriut, edhe pse ka marrë komente negative në internet.

Sipas të dhënave të Box Office Mojo, gjatë fundjavës së parë të shfaqjes, filmi ka gjeneruar rreth 87.3 milionë dollarë në nivel global, me pothuajse gjysmën e kësaj shume që vjen nga Amerika e Veriut.

Megjithatë, kjo shifër është nën pritshmëritë, duke marrë parasysh se buxheti i filmit ka kaluar 270 milionë dollarë.

Pavarësisht se ishte pritur të ishte një sukses i garantuar, adaptimi i ri i animacionit klasik të vitit 1937 ka përballuar shumë polemika, veçanërisht përpara premierës së tij.

Filmi u bë temë debati për ndasitë sociale dhe politike, duke përfshirë kritika për zgjedhjen e aktores Rachel Zegler, me prejardhje kolumbiane, në rolin e Borëbardhës.

Gjithashtu, pati reagime të ashpra ndaj komenteve pro-palestineze të Zegler-it, si dhe ndaj komenteve pro-izraelite të Gal Gadot, aktores izraelite që luan rolin e Njerkës.

Continue Reading

Magazinë

A do të ketë një sezon të dytë të hitit të Netflix, “Adolescence”?

Published

on

Çështja e një vazhdimi të mundshëm të serialit të Netflix “Adolescence” është gjithnjë e më me interes për fansat. Një nga yjet e dramës së Netflix i është përgjigjur pyetjeve në lidhje me një vazhdim të mundshëm.

Nëse nuk e keni parë ende “Adolescence” është serial intrigues me katër pjesë rreth një djali të ri, Jamie. i cili arrestohet me armë nga policia, duke menduar se është i dyshuari kryesor në vrasjen e një prej shokëve të shkollës.

Në katër episode, drama ndjek arrestimin e tij, hetimin e policisë, takimin e Jamie me një psikolog dhe ndikimin që arrestimi i djalit të tyre për vrasje pati tek babai i tij Eddie (Stephen Graham) dhe nëna Manda (Christine Tremarco).

Megjithatë, a do të ketë një sezon të dytë?

Drama ka marrë vlerësime të shumta dhe natyrshëm, disa shikues po pyesin për një vazhdim të mundshëm.

Aktorja Christine Tremarco u shfaq në emisionin ‘Lorraine’ dhe ndau mendimet e saj për këtë temë.

Prezantuesi e pyeti nëse kishte një mundësi për një vazhdim, duke thënë se “do të pëlqente të dinte se çfarë do të ndodhte më pas”, por kushdo që shpreson për një vazhdimësi të historisë së Jamie mund të zhgënjehet nga përgjigja e Tremarco.

“Disa njerëz më kanë thënë këtë, por ndoshta kjo është një gjë e mirë sepse të bën të mendosh se çfarë mund të ndodhë pas kësaj. Por unë mendoj se ky është një akt, mendoj se përfundon në episodin e katërt”, tha aktorja.

Kushdo që e ka parë Adoleshencën e di që seriali është i fokusuar në historinë që dëshiron të tregojë. Nuk hyjmë në jetën e personazheve kryesore jashtë serialit dhe nëse historia nuk ka më nevojë për ta, thjesht nuk i shohim më.

Një nga shkrimtarët dhe krijuesit e serialit, Jack Thorne, shpjegoi se nuk e zbulojmë saktësisht çfarë ndodh me Jamie-n, se natyra e xhirimeve të njëfishta e bën të pamundur “prerjen” në diçka tjetër. Ai beson se kjo “inkurajon audiencën të përfshihet më shumë sepse ata e dinë se nuk do ta kuptojnë të gjithë historinë”.

Një fund tronditës

E fundit që shohim Jamie është biseda rrëqethëse me një psikologe, ndërsa për herë të fundit e dëgjojmë duke telefonuar familjen e duke u thënë atyre se do ta ndryshojë mbrojtjen e tij në një pranim fajësie. Shikuesve iu dhanë prova mjaft bindëse se ai ishte vrasësi në episodin e parë, dhe “Adolescence” nuk ofroi përmbajtje tipike që fansat e dramave kriminale shpesh presin.

Nuk kishte pista të rreme, vrasës të fshehtë ose zbulime të papritura, seriali ishte i hapur për historinë që donte të tregonte. Nëse do kishte vazhdim, ndoshta do shihnim dënimin e Jamie pasi u deklarua fajtor, ose “Adolescence” duhej të fillonte një histori të re me kastë të re.

Continue Reading

Magazinë

Bashkë-krijuesi i serialit “Adoleshenca”: Flisni me fëmijët tuaj, pyetni se çfarë po ndodhë me jetën e tyre

Published

on

Stephen Graham, bashkë-krijuesi i serialit të shumëpërfolur Adolescence, u ka bërë thirrje prindërve që të bisedojnë me fëmijët e tyre.

Graham i cili po ashtu luan në serialin katër-episodësh, portretizoi rolin e babait të personazhit Jamie Miller, 13-vjeçari i cili akuzohet për vrasjen e një shoqeje në shkollë.

I pyetur si erdhi te ideja e realizimit, pohoi se ishte prekur nga dy raste që kishin ndodhur në të vërtetë në Britani e donte të dinte arsyet pse.

Pas hulumtimeve të shumta dhe faktorëve të shumtë që ndikojnë tek të rinjtë në ditët e sotme, ata arritën të trajtonin një tematikë të ndjeshme.

“Jack bëri shumë hulumtime, dhe në atë moment, asistentja e tij e zbuloi kulturën incel dhe manosferën, sepse unë nuk kisha informacione për këtë. Gruaja ime më tha më pas ajo se ajo që ndjen që programi ynë ka arritur është që prindërit të hapin derën e dhomës së fëmijëve të tyre dhe të flasin me ta”, tha Graham për CNN.

“E dini edhe vetë, kur shkoni në restorant, bisedoni me njëri-tjetrin, pyesni se çfarë po ndodh me ta, kjo është mënyra ta kuptojmë se çfarë po ndodh. Adoleshenca është moshë e vështirë”, pohoi mes tjerash.

Continue Reading

Të kërkuara