Lajmet

Kadrijaj: Kërkesat e ShBA-së për zbatim të marrëveshjes janë normale pasi janë pranuar nga Kurti

Published

on

Anëtarja e Komisionit për Integrime Evropiane, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se kërkesat e ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, që Kosova dhe Serbia t’i zbatojnë pa parakushte dhe urgjentisht obligimet nga dialogu, janë normale pasiqë sipas saj, kryeministri Albin Kurti i ka pranuar formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Ajo ka shtuar se kryeministri Kurti është duke mohuar se ka pranuar marrëveshjen e Brukselit, aneksin e zbatimit të Ohrit edhe “Zajednicën”, kështu sipas saj ai është duke luajtur një lojë të dyfishtë.

“Në fakt tash këto ekzibicionet e Kurti meqenëse jemi në vetë-qeverisës po i mohon që i ka pranuar në marrëveshjen e Brukselit, aneksin e zbatimit të Ohrit që e ka pranuar edhe Zajednicën të famshme që e ka pranuar draft statusin e Asociacionit. Po në të kundërtën e ka pranuar para ndërkombëtarëve dhe në Kosovë tash po luan një lojë tjetër të dyfishtë duke thënë që unë se kam pranuar sepse nuk i kam nënshkruar ndërsa i ka pranuar dhe normal që ndërkombëtarët duke qenë se janë zotuar në një tavolinë diskutimi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë të mbahen zotimet”, ka thënë ajo.

Deputetja e AAK-së ka thënë se kryeministri Kurti nuk është dashur fare ta pranoj draftin e Asociacionit në fillim në Bruksel sesa tani të bëjë politika për të ruajtur votën duke dëmtuar kështu raportet me aleatët.

“Kurti më mirë ka qenë të mos e pranoj fare draftin e Asociacionit në tavolinën në Bruksel, e të thotë që ky është anti-Kushtetues, që ka pushtet të tretë që është një vetë-qeverisje e cila i bënë dëme Kosovës dhe jo ta pranoj pa asnjë hezitim. Ndërsa tash ti bëjë këto politika duke dashur të ruaj votën dhe duke dashtë të ruaj përkrahjen qytetare. Kjo nuk është e drejtë sepse po i dëmton raportet e Kosovës me aleatët ndërkombëtarë dhe me partnerët tanë dhe e shini cila është qasja e kësaj qeverie në arenën ndërkombëtare”, ka thënë ajo.

Kadrijaj ka thënë se me sjellje të pamatura të qeverisë, Kosova tash e sa kohë nuk ka marrë as një njohje të re e as anëtarësime në organizata ndërkombëtare.

“Subjektiviteti i Kosovës se kemi asnjë njohje të re, nuk kemi asnjë anëtarësim në organizatat ndërkombëtare me veprime të pa-matura po i kushton Kosovës, sepse tash për heqjen e masave po kërkohet një koncesion që është zbatimi i Asociacionit do të thotë nuk po fitojmë asgjë as me Asociacionin as me tokat e Manastirit të Deçanit. Nuk jemi as pjesë e Këshillit të Evropës dhe ndoshta koncesione të tilla është dashtë me u bo për të qenë pjesë e NATO-s, për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian jo për me u kthyer në situatën të cilën kemi qenë tash na të bëjmë koncesione. Kjo është Qeveria Kurti, Qeveria e shpresës të cilët në fakt po e rrënojnë shtetësinë e Kosovës dhe po e dëmtojnë subjektivitetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, ka thënë ajo.

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara