Kulturë

Këngëtari dhe aktori Lee Jihan në mesin e viktimave nga tragjedia në Seul

Dy agjencitë që përfaqësojnë yllin – 935 Entertainment dhe 9Auto Entertainment – konfirmuan lajmin të dielën.

Published

on

Ylli dhe aktori Lee Jihan, është konfirmuar si një nga viktimat e tragjedisë së Halloween-it në Seul, ku mbetën të vdekur mbi 150 njerëz.

Jihan, 24-vjeçar, u bë i famshëm prej një konkursi këngësh në Korenë e Jugut, para se të kalonte me sukses në aktrim.

Dy agjencitë që përfaqësojnë yllin – 935 Entertainment dhe 9Auto Entertainment – konfirmuan lajmin të dielën.

Jihan u bë i famshëm në shfaqjen e Koresë së Jugut, “Produce 101” në vitin 2017./UBTNews/

Continue Reading

Kulturë

Ivanka Trump zbulon librat për historinë shqiptare: Çfarë e tërheq?

Published

on

Ivanka Trump, vajza e ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram duke publikuar disa libra që fokusohen në historinë dhe identitetin shqiptar.

Në postimin e saj, Ivanka ka ndarë veprat “The Albanians” nga Miranda Vickers dhe “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” nga Ismail Kadare, dy tituj të njohur që pasqyrojnë historinë, kulturën dhe trashëgiminë e pasur të Shqipërisë.

Librat trajtojnë tema të rëndësishme si ngjarjet historike, sfidat kulturore dhe identitetin kombëtar shqiptar, duke ofruar një perspektivë të thelluar mbi këtë vend ballkanik.

Postimi shoqërohet me një mbishkrim të thjeshtë, por të fuqishëm: “Hulumtim!”, duke treguar interesin e saj për të njohur dhe për të mësuar më shumë rreth historisë dhe kulturës shqiptare.

Ky veprim ka tërhequr reagime pozitive nga ndjekësit dhe dashamirësit e letërsisë shqiptare, duke nxitur diskutime mbi rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore.

Përveç vëmendjes ndaj historisë dhe kulturës, postimi i Ivankës nënvizon rëndësinë e leximtarisë si një mjet për të zgjeruar horizontet dhe për të thelluar njohuritë mbi vende dhe popuj të ndryshëm.

Ky postim është shembull i ndikimit të figurave publike në promovimin e literaturës dhe trashëgimisë kulturore, duke nxitur lexues të rinj dhe të vjetër të interesohen për historinë dhe identitetin shqiptar. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kulturë

Nga Kosova në Hannover, Jehona Kicaj rrëmben çmimin letrar “HANNA 2025”

Published

on

Shkrimtarja me origjinë nga Kosova, Jehona Kicaj, po korr suksese të jashtëzakonshme në skenën letrare gjermane.

Pas përfshirjes në listën e ngushtë për Çmimin Gjerman të Librit 2025 me romanin e saj debutues “ë”, ajo është shpallur fituese e Çmimit Letrar të Qytetit të Hannoverit “HANNA” për vitin 2025.

Romani “ë” sjell historinë e një familjeje që u detyrua të largohej nga Kosova gjatë luftës, përmes perspektivës së një fëmije, duke krijuar një rrëfim të ndjeshëm, të sinqertë dhe thellësisht njerëzor.

Jehona erdhi në Gjermani në moshën njëvjeçare, ka ndërtuar jetën në Göttingen më pas në Hannover, qytet ku filloi studimet më 2011 dhe ku vazhdon të jetojë.

Pas marrjes së çmimit, Jehona Kicaj nënshkroi Librin e Artë të qytetit të Hannoverit, duke theksuar lidhjen e saj të fortë me këtë vend:

“Hannover është qyteti që më çoi drejt letërsisë, më mprehu mendimin dhe më hapi rrugën e shkrimit.”

Ajo u shpreh se ky vlerësim ka qenë një përvojë e çlirueshme:

“Në Göttingen, njihja çdo gur. Hanoveri është më metropolitan, më plot kulturë. Këtu ende mund të zbuloj gjëra të reja.”

Jehona po shndërrohet me shpejtësi në një zë të ri të rëndësishëm të letërsisë gjermane, duke dëshmuar se talenti, përkushtimi dhe rrënjët kulturore mund të krijojnë histori suksesi që tejkalojnë kufijtë.

Romanin e saj të parë, kritika e ka pritur me entuziazëm, duke e konsideruar një debutim mbresëlënës dhe premtues.

Krijimtaria e saj po i jep letërsisë gjermane një perspektivë të re, ndërsa për komunitetin shqiptar, ajo përfaqëson një shembull frymëzues të arritjes në skenën ndërkombëtare. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kulturë

Bill Gates, në dokumentarin e ri të Valmir Tertinit “Pinocchio’s Harvard”

Published

on

Bill Gates ka konfirmuar pjesëmarrjen në dokumentarin më të ri amerikan të regjisorit shqiptar Valmir Tertini, “Pinocchio’s Harvard”, një projekt që tashmë po tërheq vëmendje të madhe në industrinë e filmit në SHBA.

Filmi, i prodhuar nga vivFilms, shënon iniciativën e parë zyrtare të studios në territorin amerikan.

Dokumentari sjell historinë e Pinocchio’s, picerisë ikonike pranë Harvardit, e cila për më shumë se 60 vite ka qenë pikë e rëndësishme kulturore, ku ushqimi, kujtimet dhe tradita takohen.

Hapësira modeste, por e ngrohtë, e Pinocchio’s është frekuentuar ndër vite nga emra që më vonë do të bëheshin figura botërore, si Bill Gates dhe Mark Zuckerberg, klientë të rregullt gjatë kohës së studimeve.

Lokali ka pritur personalitete nga Hollywood-i e politika, përfshirë Ben Affleck, Matt Damon, Natalie Portman, Malia Obama e Michelle Wu.

Në qendër të dokumentarit është Adams, njeriu që për dekada ka qenë zemra dhe fryma e Pinocchio’s.

Përmes bisedave spontane dhe momenteve të përditshme, filmi zbulon se si kjo piceri është shndërruar në një institucion të vetë Harvardit.

Vizita në këtë universitet konsiderohet e paplotë pa hyrë te Pinocchio’s, një vend ku personi i rastësishëm pranë teje mund të jetë një figurë e ardhshme me ndikim global.

Bill Gates gjatë xhirimeve

Regjisori Valmir Tertini, anëtar i Akademisë Evropiane të Filmit, njihet për qasjen e tij të guximshme dhe hulumtuese.

Ai ka trajtuar tema të ndjeshme, si martesa për dokumente në “Tradhti me Letra”, abuzimet në institucione në “Vulë”, si dhe ka sjellë portretin dokumentar të aktorit legjendar Bekim Fehmiu.

Me mbi 30 çmime ndërkombëtare, renditet ndër regjisorët shqiptarë më të suksesshëm të brezit. Ka qenë pjesë e ekipit të xhirimeve të “Boston Blue” e drejton klasën e filmit në Boston Public Library, punon paralelisht në kërkimet për doktoraturën mbi Efektin e Filmit.

“Pinocchio’s Harvard” synon pjesëmarrjen në festivalet më të rëndësishme të filmit në SHBA dhe pritet të ketë premierën në vitin 2026. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kulturë

Bukuritë e egra të Kosovës sjellin artin e Arian Mavriqit në rezidencën diplomatike

Published

on

Ambasadori Jonathan Hargreaves organizoi në rezidencën e tij një ekspozitë fotografike kushtuar punës së fotografit të natyrës, Arian Mavriqi.

Ekspozita paraqiti një panoramë të pasur të florës dhe faunës së Kosovës, ndërsa Mavriqi rrëfeu historitë pas çdo fotografie.

Ngjarja shërbeu gjithashtu si platformë për të diskutuar rëndësinë e mbrojtjes së natyrës dhe për të shkëmbyer ide me ekspertë të trashëgimisë natyrore.

  Ambasadori Hargreaves theksoi se natyra mbetet një nga pasuritë më të mëdha të Kosovës, me potencial të konsiderueshëm ekonomik, shëndetësor dhe mjedisor—potencial që mund të shfrytëzohet vetëm përmes ruajtjes dhe planifikimit të qëndrueshëm. /A.Z/UBT News/

 

 

 

Continue Reading

Të kërkuara