Magazinë
Kendall Jenner dhe Gigi Hadid, fytyrat e Vogue për tetorin
Published
6 months agoon
By
UBT NewsSupermodelja Kendall Jenner ka ndarë emocionet e saj për setin e fundit fotografik të realizuar për prestigjozen Vogue, i cili është realizuar nga fotografi i njohur Lachlan Bailey. Në një postim në rrjet social Kendall theksoi se ky fotosesion ka qenë një ëndërr që ka pasur që nga fëmijëria e saj në Jackson Hole, dhe shprehu mirënjohjen për mundësinë që iu dha nga kryeredaktorja e Vogue, Anna Wintour.
“Ky ka qenë një moment i veçantë për mua. Që nga fëmijëria, kam ëndërruar të punoj për Vogue, dhe tani që jam këtu, është një përvojë e pabesueshme,” shkroi Kendall.

Ajo theksoi se ky fotosesion ka marrë dimension më të veçantë, pasi ka realizuar shoot-in krah Gigi Hadid. Dy modelet, që janë shoqe të ngushta, kanë sjellë një bashkëpunim të mrekullueshëm që do të mbetet në historinë e modës.
Ky fotosesion është pjesë e edicionit të tetorit të Vogue, një numër që pritet të tërheqë vëmendjen e adhuruesve të modës dhe jo vetëm.
Kendall dhe Gigi shfaqen në kopertinën e këtij numri, duke reflektuar një imazh të fuqishëm dhe bashkëkohor të modës moderne.
Ky bashkëpunim theksoi forcën e influencën e dy modeleve, që vazhdojnë të dominojnë industrinë e modës e të frymëzojnë një brez të tërë.
Përgatiti: A.Z. /UBT News/
Magazinë
Zbulohen artistët e parë për festivalin e madh në Bristol në vitin 2026
Published
5 hours agoon
March 10, 2026By
UBTNews
Një nga festivalet më të mëdha falas në Mbretërinë e Bashkuar, Bristol Harbour Festival, ka zbuluar artistët e parë që do të performojnë në edicionin e vitit 2026.
Festivali zhvillohet çdo korrik dhe për një fundjavë e kthen qytetin e Bristolit në një qendër të madhe arti dhe muzike. Sivjet ai do të mbahet nga 17 deri më 19 korrik.
Në natën e parë të festivalit do të performojnë Fedzilla, Sam and the Womp dhe artisti vendas Dr Meaker.
Ky aktivitet tërheq çdo vit qindra mijëra vizitorë, të cilët mblidhen pranë portit të qytetit për të shijuar muzikë, art dhe performanca të ndryshme.
Koordinatorja e programit muzikor të festivalit, Noemi Antonelli, tha se qëllimi është që programi të pasqyrojë skenën aktuale muzikore të Bristol-it.
Ndërsa Tony Dyer, udhëheqës i Këshillit të Qytetit të Bristol-it, tha se festivali është një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore të qytetit.
“Bristol Harbour Festival bashkon komunitetet dhe tregon kreativitetin që e bën qytetin tonë të veçantë,” tha ai.
Shumë artistë vendas do të marrin pjesë përmes programit “Made in Bristol”, ku më shumë se 300 artistë kanë aplikuar për të performuar.
Këtë vit do të ketë edhe disa risi, përfshirë një skenë të re për muzikantët e rrugës në Cascade Steps. Ndërkohë, në Millennium Square të shtunën do të ketë muzikë folk dhe americana, ndërsa të dielën soul dhe funk.
Po ashtu, anija-klub Thekla do të organizojë sërish diskon e heshtur (silent disco), një nga aktivitetet më të njohura të festivalit.
Burimi: BBC
Magazinë
A e ka humbur shkëlqimin “djali i artë” i Hollywood-it, Timothée Chalamet?
Published
5 hours agoon
March 10, 2026By
UBTNews
Aktori i njohur i Hollywood-it Timothée Chalamet është përballur me kritika të shumta pas komenteve të tij të fundit për baletin dhe operën, duke nxitur debat në botën e artit dhe kulturës.
Në një intervistë me aktorin Matthew McConaughey, me të cilin kishte luajtur në filmin Interstellar, Chalamet deklaroi se nuk dëshiron të punojë në fusha si baleti apo opera, duke thënë se janë forma arti për të cilat “askujt nuk i intereson më”. Edhe pse ai më pas shtoi se kishte respekt për artistët e këtyre disiplinave, deklarata e tij shkaktoi reagime të forta.
Mes kritikëve ishte edhe sopranoja amerikane Isabel Leonard, e cila tha se komentet e aktorit tregojnë mungesë respekti ndaj artistëve të tjerë. Debati u përhap edhe në rrjetet sociale dhe në mediat e kulturës pop, ndërsa disa institucione artistike reaguan me ironi.
Kompania Seattle Opera madje ofroi zbritje për biletat e operës Carmen duke përdorur kodin promocional “TIMOTHEE”, duke e kthyer polemikën në një formë marketingu.
Komentet e Chalamet erdhën në një moment të ndjeshëm, pasi aktori është i nominuar për çmimin e aktorit më të mirë në Academy Awards për rolin e tij në filmin Marty Supreme.
Megjithatë, sipas disa analistëve të industrisë së filmit, polemika mund të mos ketë ndikim të madh në garën për Oscar, edhe pse aktori ka humbur disa nga çmimet paraprake si BAFTA Awards.
Pavarësisht kritikave, Chalamet mbetet një nga aktorët më të përfolur të brezit të tij dhe ende konsiderohet kandidat i fortë në garën për çmimin më prestigjioz të kinemasë.
Marrë dhe përshtatur nga BBC.
Magazinë
Bryan Larkin tregon përvojën e rëndë gjatë xhirimeve të “Jailbroken”
Published
1 day agoon
March 9, 2026By
UBTNews
Magazinë
A po ndryshon Hollywood-i? Aktoret mbi 60 vjeç po fitojnë gjithnjë e më shumë Oscar
Published
1 day agoon
March 9, 2026By
UBTNews
Osmani takon ambasadorin britanik: Diskutohet për partneritetin dhe diskursin publik
Suharekë: Katër policë të lënduar gjatë arrestimit të një 45-vjeçari
Pentagoni paralajmëron ditën më intensive të sulmeve
Elldin Uglari gjyqtar në sfidën Bullgari–Azerbajxhani te femrat
Veldin Hoxha zgjedh zemrën, nga Kroacia në fanellën e Kosovës
REL: Komisionarja Kos shtyn vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve të fundit
Ndeshja Kosovë–Sllovaki, shiten të gjitha biletat
Pesë lojtare iraniane të futbollit marrin azil në Australi pas AFC Women’s Asian Cup
REL: Si rekrutoi Rusia spiunë nga Serbia për trazira në Francë dhe Gjermani
Të kërkuara
-
Vendi3 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Aktualitet3 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
-
Lajmet2 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor në revistën prestigjioze ndërkombëtare të indeksuar në Scopus (Q1)
-
Lajmet3 months agoProfesori Lulzim Beqiri përfaqëson UBT-në në mobilitetin akademik në Technische Hochschule Lübeck
