Kulturë

Kelly Clarkson shumë e lumtur që do të bashkëpunojë me Ariana Granden

Published

on

Këngëtarja amerikane, Kelly Clarkson është shumë e lumtur që do të bashkëpunojë me këngëtaren Ariana Grande në “The Voice”. Në intervistë te Jimmy Fallon, Clarkson tha se e do shumë atë.

“E dua. Është shumë qesharake. Shumë mendjemprehtë”, ka thënë Kelly për anëtaren e re të jurisë së “The Voice”. Fituesja e “American Idol” ka thënë se Ariana gjithashtu dinte për shëndetin vokal, gjë e cila do të ishte e mirë për emisionin garues të këndimit.

Kelly i ka thënën Jimmyt se ishte e vështirë të vazhdonte me emisionin me gjithçka që po ndodhte. Ajo ka thënë se është përpjekur që të bëhej si një “nxitëse tifozësh” dhe Jimmy tha se bashkëshortja e tij Nancy e inkurajonte që të vazhdonte të xhirimet për emision gjatë pandemisë, duke thënë se “njerëzit kanë nevojë për ty tani”.

Ariana Grande, Kelly Clarkson, Blake Shelton dhe John Legend janë anëtarë të jurisë në sezonin e 21-të të “The Voice”, që do të shfaqet premierë më 20 shtator në NBC./UBTNews

Magazinë

Konfirmohet data, Parashqevi Simaku do të mbajë koncert në Tiranë

Published

on

Që prej muajit dhjetor të vitit të kaluar, jeta e Parashqevi Simakut ka pësuar ndryshime të mëdha. Pasi u rikuperua tashmë diva e viteve 80 është rikthyer në muzikë.

Pas lansimit të këngës në anglisht, duket se këngëtarja do të vijë dhe në Tiranë. “Panorama”, zbuloi që në javët e para të vitit, se grupi që po punon me të është duke përgatitur rikthimin e saj në skenën shqiptare.

Duket se gjithçka është vendosur e Simaku do të mbajë koncert në Tiranë në muajin shtator. Ka qenë Elton Ilirjani që e ka konfirmuar një fakt të tillë, duke pranuar se gjithçka po përgatitet për koncertin e saj.

Biznesmeni Ilirjani, ka rrëfyer në një intervistë arsyen pse këngëtarja Parashqevi Simaku, e cila para pak muajsh u gjet e pastrehë dhe në gjende jo të mirë shëndetësore, dështoi në karrierë pasi shkoi të jetonte në SHBA.

Elton rrëfen se ëndrrat e ikonës së muzikës për Hollywood-in ishin të mëdha por u shuan pasi ajo nuk zgjodhi të ishte një punonjëse seksi.

“Ajo dështoi sepse ajo nuk zgjodhi që të ishte një “punonjëse seksi” siç janë shumë artistë të tjerë dhe në skandalet që keni parë në SHBA. Parashqevi Simaku është një person shumë i pastër, shumë i dashur, që ka besim të madh te Zoti. Ajo e rrezaton këtë. Kur ka shkuar në Holliwood, jo vetëm që nuk ka pasur mbështetjen e askujt nga shqiptarët, por edhe është goditur. Është goditur që në hapat e saj në Hollywood,” u shpreh biznesmeni në “Opionion”.

Sipas Ilirjanit, Simaku ka qenë një divë dhe ky status ka pasur të mirat dhe të këqijat e veta. Ai mohoi thashethemet se Simaku ka përdorur drogë apo se ka qenë e alkoolizuar.

“Ka pasur të mirat ky status, por ka pasur dhe të këqijat që është goditja e madhe që i është dhënë vetë nga bashkatdhetarët e saj në fushën e artit. Parashqevi Simaku ëndërronte të ishte yll në Hollivud dhe i kishte të gjitha kriteret. Problemi që ka hasur ajo ka qenë që është person që vjen nga një familje e varfër me norma dhe rregulla. Është folur shumë për jetën e saj private sikur bënte drogë, sikur është e alkoolizuar. Asnjë nga këto nuk është e vërtetë”, tha ai.

Ndër të tjera Elton theksoi se di shumë gjëra për Parashqevinë, por sipas tij, jo të gjitha thuhen.

“Unë di shumë gjëra për Parashqevi Simakun. Jo të gjitha thuhen. Nuk thuhen për arsye se ka persona publikë në Shqipëri që janë përpjekur t’i shkatërrojnë karrierën dhe e kanë përndjekur atë dhe në jetën private me familjen e saj”, u shpreh ai.

Continue Reading

Magazinë

Divorci i prindërve, flet vajza e “Mr. Bean”: Ditët më të errëta

Published

on

Vajza e Rowan Atkinson ka folur për herë të parë rreth divorcit të prindërve. Lily Sastry është fëmija i vogël i aktorit të njohur kryesisht si Mr. Bean dhe ish-gruas së tij, Sunetra Sastry.

“Kalova shumë kaos dhe vetmi në të njëzetat e mia. Tani që jam 30 vjeçe, mund ta shoh qartë se ku isha dhe çfarë po ndodhte brenda meje gjatë ditëve më të errëta. Isha e humbur dhe nisa të ndihesha disi normale në të njëzetat e vona. Kam qenë gjithnjë e ngecur mes dy botësh, nuk e kam vendin këtu, por as atje.

Është e vështirë të zbulosh kush je kur nuk ke miq, një familje të përçarë dhe nuk di si t’ia dalësh të krijosh muzikë dhe të përpiqesh ta kuptosh botën. Më janë dashur vite të zgjidh problemet e mia dhe të kuptoj kush jam, si dhe të bëhem personi më i mirë që mund të jem. Kam bërë gabime të panumërta, jam lënduar, kam qenë e humbur dhe vetëm shumë herë. Arti ishte drita ime udhërrëfyese. Gjëja që e bëri vuajtjen të kishte vlerë, teksa unë punoja drejt një qëllimi, një ëndrre”.

Rowan Atkinson dhe Sunetra Sastry janë prindër edhe të një djali, Benjamin Atkinson, 31 vjeç.

Continue Reading

Kulturë

​Përvjetori i lindjes së aktorit Aleksandër Moisiu

Published

on

Më 2 prill 2025, kujtohet përvjetori i lindjes së aktorit të njohur Aleksandër Moisiu, i cili lindi në vitin 1879 në Trieste, me origjinë shqiptare. Ai është një nga emrat më të shquar në historinë e teatrit dhe kinemasë evropiane, i njohur për interpretimin e tij të paharrueshëm të disa nga rollet më të mëdha të letërsisë evropiane, nga tragjeditë antike greke deri tek krijimet bashkëkohore.

Karriera e tij nisi në moshën 19 vjeçare, kur u angazhua për herë të parë si “kompars” në skenën e Burgtheatër në Vjenë. Më vonë, ai vazhdoi karrierën e tij në teatrot e Pragës dhe Berlinit, ku u dallua për talentin e tij të jashtëzakonshëm, sidomos në rolet e Edipit Mbreti dhe Hamletit. Puna e tij në këto role e shndërroi në një figurë të njohur në skenat teatrale të Evropës dhe Amerikës Veriore.

Në vitin 1935, në perëndim të jetës së tij, Moisiu kërkoi shtetësinë italiane, e cila iu dha, ndërsa gjithashtu kërkoi edhe shtetësinë shqiptare, që mbeti i paplotësuar. Aleksandër Moisiu ndërroi jetë më 23 mars 1935 në Vjenë, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike që vazhdon të nderohet edhe sot.

Karriera dhe jeta e tij ishin një dëshmi e pasionit dhe përkushtimit të tij për artin dhe kulturën, dhe ai mbetet një nga emrat më të mëdhenj të teatrit evropian./UBTNews/

Continue Reading

Magazinë

Filmi për Beatles, zbulohen aktorët që do të luajnë legjendarët

Published

on

Një vit pasi njoftoi se ishte duke përgatitur një projekt filmik për Beatles, Sam Mendes zbuloi detaje, ndërsa konfirmoi se Paul Mescal, Harris Dickinson, Barry Keoghan dhe Joseph Quinn do të luajnë legjendaret “Beatles”.

Konkretisht, Paul Mescal do të luajë Paul McCartney, Harris Dickinson do të luajë John Lennon, Barry Keoghan do të luajë Ringo Starr dhe Joseph Quinn do të luajë George Harrison.

Sam Mendes doli në skenën e Caesars Palace gjatë CinemaCon 2025 në Las Vegas dhe prezantoi katër aktorët kryesorë, duke zbuluar titullin e projektit: “The Beatles: Një ngjarje kinematografike me katër filma”.

Këto janë katër biografi të ndryshme kushtuar Beatles, siç zbulohet nga Sony. Filmat, të cilët të gjithë do të publikohen në prill 2028, do të fokusohen në secilin nga katër anëtarët e grupit legjendar.

“Ne nuk po bëjmë vetëm një film të Beatles, ne po bëjmë katër,” tha Mendes. “Ndoshta kjo është një mundësi për t’i kuptuar ato në thellësi.”

Ai rrëfeu se “Beatles ndryshuan mënyrën se si ai e perceptonte muzikën” dhe se prej vitesh po përpiqej të bënte një film për ta.

“Jam i nderuar të tregoj historinë e grupit më të madh rock të të gjitha kohërave dhe mezi pres të sfidoj perceptimin se çfarë do të thotë të shkosh në kinema”.

Continue Reading

Të kërkuara