Lajmet

KE propozon plane për mbrojtje kibernetike

Ekzekutivi i Bashkimit Evropian tha: “Hapësira kibernetike nuk ka kufij”.

Published

on

Komisioni Evropian (KE) propozoi dy plane veprimi për të trajtuar “mjedisin e përkeqësuar të sigurisë” pas pushtimit të Rusisë në Ukrainë, për të rritur mbrojtjen kibernetike dhe për të lejuar forcat e armatosura të lëvizin më shpejt përtej kufijve.

Ekzekutivi i Bashkimit Evropian tha: “Hapësira kibernetike nuk ka kufij”.

“Sulmet e fundit kibernetike mbi rrjetet energjetike, infrastrukturën e transportit dhe asetet hapësinore tregojnë rreziqet që ato paraqesin si për aktorët civilë ashtu edhe për ata ushtarakë”./UBTNews/

Lajmet

​Nafta arrin mbi 66 dollarë

Published

on

Çmimet e naftës u rritën mbi 66 dollarë në tregjet ndërkombëtare këtë javë me prodhuesit kryesorë që njoftuan vetëm një rritje modeste të furnizimit drejt fundit të vitit dhe se ishin tregues të kërkesës së qëndrueshme për karburant në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në tregun e Londrës, çmimi i një fuçie pas mesditës ishte 1.04 dollarë më i lartë se mbyllja e djeshme, në 66.49 dollarë.

Në tregun amerikan, një fuçi tregtohej me një çmim 1.13 dollarë më të lartë, në 62.86 dollarë.

Investitorët u kapën në befasi nga njoftimi në fillim të javës nga prodhuesit kryesorë se ata synojnë të rrisin vetëm pak furnizimin drejt fundit të vitit.

Grupi prej tetë anëtarësh të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe aleatët e saj njoftuan të dielën se do të pomponin vetëm 137 mijë shtesë në ditë në treg në nëntor, pas tetorit.

Tregjet kishin pritur që tetori të shënonte vetëm një pushim afatshkurtër në normalizimin e përshpejtuar të furnizimeve.

Çmimet u rritën gjithashtu nga treguesit e kërkesës së fortë për karburant në SHBA.

Inventarët e benzinës komerciale ranë me 1.25 milionë fuçi javën e kaluar, dhe inventarët e distilimeve, të tilla si nafta për ngrohje dhe nafta, me 1.82 milionë fuçi, treguan të dhënat nga shoqata e prodhuesve API. Inventarët e naftës bruto u rritën me 2.78 milionë fuçi.

OPEC tha veçmas se një fuçi nafte bruto e anëtarëve të saj u rrit me 25 centë në 66.51 dollarë të martën./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Projektligji i ri për rezervat e naftës, Shqipëria garanton furnizimin dhe rrit sigurinë energjetike

Published

on

Qeveria e Shqipërisë ka finalizuar dhe pret të paraqesë për miratim në Kuvend projektligjin “Për Krijimin, Mbajtjen dhe Menaxhimin e Rezervave Minimale të Sigurisë të Naftës Bruto dhe Nënprodukteve të Saj”, ku ky akt ligjor vjen si një detyrim i Komunitetit të Energjisë dhe Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) dhe synon të rrisë ndjeshëm sigurinë e furnizimit me karburant në vend.

Objektivi kryesor është garantimi i rezervave të naftës për të përballuar mungesat ose reduktimet e papritura të furnizimit të tregut.

Projektligji parashikon krijimin e një Autoriteti të ri (ARS), i cili do të jetë institucioni përgjegjës për krijimin, mbajtjen dhe përdorimin e rezervave të sigurisë. Ky autoritet do të jetë person juridik publik, jofitimprurës dhe jo buxhetor, në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Targeti final i Shqipërisë, sipas kërkesave të Direktivës 2009/119/KE, do të jetë mbajtja e rezervave të barabarta me të paktën 90 ditë importe mesatare neto ose 61 ditë konsumi mesatar ditor i brendshëm, cilado qoftë sasia më e madhe.

Këto rezerva nuk do të krijohen menjëherë, por gradualisht dhe në mënyrë proporcionale, bazuar në një Plan Veprimi që do të miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Një nga pikat kyçe të projektligjit ka të bëjë me financimin e këtij detyrimi të ri. Kostot për krijimin, ruajtjen dhe menaxhimin e rezervave të sigurisë do të mbulohen përmes vendosjes së një tarife të posaçme.

Kjo tarifë do të aplikohet mbi sasitë e produkteve hidrokarbure që i nënshtrohen detyrimit të pagesës së taksës së akcizës dhe mbledhja e kësaj pagese do të bëhet nga Autoriteti Doganor dhe do të shkojë direkt në llogarinë e Autoritetit të ri (ARS).

Tarifa specifike pritet të përcaktohet me Vendim të Këshillit të Ministrave çdo vit, duke e bërë atë subjekt të lëkundjeve të çmimeve ndërkombëtare.

Projektligji i ri zëvendëson ligjin ekzistues të vitit 1999, i cili detyronte vetëm industrinë e naftës – kompanitë e tregtimit me shumicë dhe rafineritë – për mbajtjen e rezervës.

Në rast të ndërprerjes së furnizimit, Këshilli i Ministrave do të marrë vendimin për përdorimin e rezervave të sigurisë, në përputhje me “Planin Kombëtar të Reagimit”.

Projektligji thekson se pavarësisht vonesave, detyrimi duhej të kishte nisur më 1 janar 2024 ku ky akt është thelbësor për harmonizimin me Acquis Communautaire dhe përmbushjen e angazhimeve ndërkombëtare të Shqipërisë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Aktgjykimi i Kushtetueses për Kuvendin, reagimi i kreut të KDI-së

Published

on

Kreu i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) Ismet Kryeziu ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese publikoi aktgjykimin e saj të plotë, sipas të cilit përgjegjësia për bllokimin e Kuvendit i takon shumicës dhe komuniteteve pakicë jo-serbe.

Kryeziu në një postim në Facebook shkruan se dështimi për konstituimin e legjislativit të nëntë nuk ndodhi për shkak të pengesave nga komuniteti serb, por për shkak të mos votimit të shumicës së deputetëve.

Përgjegjësia për bllokimin e Kuvendit i takon shumicës dhe komuniteteve pakicë jo-serbe, e jo komunitetit serb, dhe për këtë arsye Kuvendi nuk mund të konsiderohet i konstituuar, ka shkruar ai.

Kryeziu tha se Gjykata Kushtetuese po ashtu bëri të ditur se vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë një ose disa anëtarë të Kryesisë për arsye që nuk varen nga vullneti i shumicës, por për shkak të pengimit nga deputetë apo grupe të caktuara politike, përfshirë ato të komuniteteve pakicë, Kuvendi mund të vazhdojë funksionimin edhe pa njërin prej anëtarëve të Kryesisë. Për sa kohë që Kryesia ka kuorum për vendimmarrje, përfundon Kryeziu.

Gjykata Kushtetuese  ka publikuar ditën e djeshme aktgjykimin e plotë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ajo ka konstatuar se seanca konstituive e Kuvendit, e filluar me 15 prill 2025 nuk ka përfunduar si rezultat i mos zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit serb, dhe Kuvendi nuk është konstituuar në pajtim me përcaktimet e paragrafit 1 të nenit 66 (Zgjedhja dhe mandati) dhe paragrafët 1 dhe 4 të nenit 67 (Zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Gjykata ka urdhëruar që seanca konstituive e Kuvendit të përfundojë brenda afatit të mbetur prej 12 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij Aktgjykimi./S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

​FMN kërkon nga Evropa të ndalojë retorikën dhe të rivendosë konkurrueshmërinë

Published

on

Drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva tha se Bashkimi Evropian duhet të ndalojë retorikën dhe më në fund të veprojë për të rivendosur konkurrueshmërinë e tij.

“Blloku e di çfarë duhet bërë”, deklaroi Georgieva duke iu referuar raportit të publikuar një vit më parë nga ish-presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi, i cili hartoi një sërë propozimesh për të ringjallur ekonominë evropiane.

”Projekti evropian duhet të finalizohet”, tha shefja e FMN-së, përpara takimeve vjetore të Fondit dhe Bankës Botërore në Uashington.

Ajo e sheh këtë si të vetmen mënyrë për t’u kthyer në nivelin e dinamizmit të sektorit privat në Shtetet e Bashkuara, raporton ATSH.

Ndër zgjidhjet që Evropa duhet të marrë në konsideratë, ajo përmendi krijimin e një përgjegjësi të tregut të vetëm brenda Komisionit, i cili do të ketë autoritet të vërtetë për të kryer reformat e nevojshme, në vend të ndarjes së përgjegjësive midis disa komisionarëve evropianë.

Sipas kreut të FMN-së, prioritetet janë t’i jepet fund rezistencës ekzistuese mes shteteve në tregun e punës, tregtia e mallrave dhe shërbimeve, energjia dhe financa. Kjo duhet të përfshijë ndërtimin e një sistemi të vetëm financiar evropian si dhe një bashkim energjie, deklaroi Georgieva, duke përsëritur rekomandimet e paraqitura tashmë në takimet e mëparshme të FMN-së.

Megjithatë, Georgieva u tregua më pozitive në lidhje me Gjermaninë, duke gjykuar se planet e financimit të shpallura në muajt e fundit, veçanërisht për infrastrukturën, tregojnë se mund të bëhen korrigjime.

“Këto investime do të forcojnë stimujt për investimet private, të cilat do të jenë veçanërisht të dobishme, ndërsa Gjermania përpiqet të rifillojë një cikël në favor të sektorit të saj privat”, tha ajo./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara