Lajmet

KDI: Zgjedhjet pamundësojnë efikasitetin e punës së Kuvendit

Gjatë tryzes u kritikua numri i vogël i seancave të mbajtura dhe u përmenden mungesat e deputetëve.

Published

on

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) po vlerëson se zgjedhjet kanë pamundësuar efikasitetin e punës së Kuvendit, për çka në tryezën “Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale 2021 dhe ndikimi i saj në punën e Kuvendit të Kosovës”, ka kërkuar nga institucionet e vendit që të reflektojnë për reformën zgjedhore.

Gjatë kësaj tryze u kritikua numri i vogël i seancave të mbajtura gjatë vjeshtës, ndërkohë që nuk mbetën pa u përmendur as mungesat jo të pakta të deputetëve.

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu tha se Kosova deri tash ka arritur disa standarde në proceset zgjedhore në rajon.

“Edhe pse Kosova tanimë ka arritur disa standarde në proceset zgjedhore, madje mund të quhemi si liderë në përmbushjen e tyre për zgjedhje të mira dhe të drejta në rajon. Gjithsesi jemi në një periudhë ku institucionet tona duhet të reflektojnë për reformën zgjedhore apo edhe për ndryshimet teknike dhe legjislative ndoshta që duhet t’i posedojë Ligji zgjedhor përfshirë edhe disa ligje të tjera. Madje ndoshta duhet të diskutojmë edhe për arritjen e një kodi zgjedhor, i cili i përfshinë disa ligje të cilat kanë drejtpërdrejt impakt në proceset zgjedhore”, ka thënë ai.

Ndërkaq Eugen Cakolli nga KDI tha se në këto fushata zgjedhore asnjë nga kandidatët nuk ka paraparë buxhetim gjinor për kandidatet gra.

“Sa i përket programeve politike, ato kanë shënuar një përparim të ndjeshëm si në përmbajtje ashtu edhe për nga mënyrën e pasimit të tyre për publikun… Vizuelizimi i shumë prej projekteve të premtuara sidomos ato infrastrukturore kanë ndikuar pozitivisht në elektoratet përkatëse që votuesit kanë pasur mundësi që të përjetojnë vizionet e kandidatëve lidhur me këto projekte… Asnjë prej subjekteve politike fatkeqësisht nuk ka paraparë buxhetim gjinor për kandidatet gra si mënyrë e përkrahjes dhe pjesëmarrjes së grave në zgjedhje. Në anën tjetër subjektet e caktuara si rasti i PDK-së dhe LDK-së gratë janë përkrahur përmes liderëve të këtyre subjekteve politike me aktivitetet nga kandidatet gra dukshëm më shumë se që kishte ndodhur në të kaluarën”, ka thënë ai.

Agnesa Haxhiu nga KDI foli për mungesat e kuorumeve të Kryesisë së Kuvendit, por edhe për mungesat e seancave të Kuvendit ku në këto të fundit janë shënuar 57 mungesa.

“Përderisa po flasim për pjesëmarrjen e deputetëve në këtë garë normalisht fokusi i tyre në zgjedhjet lokale dhe i të gjithë deputetëve ka ndikuar dhe e ka ulë dukshëm efikasitetin e punës së Kuvendit nga fillimi i sesionit vjeshtor punës së Kuvendit që ka koincidu kur ka filluar edhe fushata zgjedhore. Kuvendi ka mbajtur tri seanca dhe një seancë vazhdim, ndërsa Kryesia e Kuvendit ka hasur në vështirësi. Pamundësia e arritjes së kuorumit dhe vonesat deri në zëvendësim kanë bërë të pamundur arritjen e kuorumit të katër anëtarëve për t’i mbajtur mbledhjet e saj… Tash pavarësisht numrit të vogël të seancave, mungesat e deputetëve kanë qenë shumë evidente për çështjet të cilat po vazhdojnë të jenë shumë problematike edhe për këtë legjislaturë. Në tri seancat e para përfshirë edhe seancën e vazhdimit janë shënuar 56 mungesa prej të gjithë deputetëve që i bie 19 mungesë për një seancë”, ka thënë ajo. 

Vendi

Justina Shiroka-Pula zgjidhet presidente e Kosovës

Published

on

Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e Republikës së Kosovës.

Në votimin e zhvilluar në Kuvendin e Kosovës, për Shiroka-Pulën kanë votuar 81 deputetë, ndërsa dy fletëvotime janë shpallur të pavlefshme. Një votë i është dhënë deputetes Eliza Hoxha.

Pas zgjedhjes në këtë pozitë, presidentja e re ka mbajtur fjalimin e saj para deputetëve të Kuvendit, duke thënë se e pranon detyrën me nder dhe përgjegjësi.

“Sot e pranoj me nder të madh dhe me përgjegjësi të plotë detyrën e presidentes së Republikës së Kosovës. Ky mandat nuk i përket vetëm një personi; ai i përket qytetarëve tanë, institucioneve tona dhe shtetit për të cilin shumë breza sakrifikuan”, tha Shiroka-Pula.

Ajo u zotua se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë politike, etnike apo shoqërore.

“Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve, do të dal pa dallim politik, etnik apo shoqëror. Do të punoj për unitet, drejtësi, zhvillim dhe përforcimin e institucioneve tona”, u shpreh ajo.

Në fjalimin e saj, Shiroka-Pula theksoi edhe orientimin euroatlantik të Kosovës dhe rëndësinë e marrëdhënieve me aleatët.

“Do ta mbroj Kushtetutën, interesin e Republikës dhe dinjitetin e qytetarëve tanë. Besoj në Kosovën, besoj në njerëzit e saj dhe besoj se së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për brezat që vijnë”, tha presidentja e re./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Justina Shiroka-Pula zgjidhet presidente e Kosovës

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Justina Shiroka-Pulën presidente të re të vendit me 81 vota pro, duke i dhënë fund një sage politike dyvjeçare. Zgjedhja e saj u bë në minutat e fundit të datës 6 tetor, afati i fundit kushtetues për të shmangur zgjedhjet e reja parlamentare.
Procesi u zhvillua në një atmosferë me tensione dhe protesta jashtë Kuvendit për ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale.

Pak pas mesnatës, presidentja e re mbërriti në Kuvend, ku u prit me duartrokitje e lule, dha betimin zyrtar dhe përmbylli seancën me intonimin e himnit shtetëror./E.A/

Continue Reading

Vendi

Kurti propozon për presidente ish-ministren e PDK-së, Justina Shiroka-Pulën

Published

on

By

Në orët e fundit para përfundimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e kryetarit të shtetit, Kryeministri Albin Kurti ka bërë një lëvizje të re drejt PDK-së.

Kurti ka deklaruar se është i gatshëm të votojë ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara – një kërkesë kjo e kahershme e PDK-së.  

Përmes kësaj oferte, Kurti i ka bërë thirrje PDK-së që të hyjë në seancë, duke propozuar si kandidate për presidente ish-deputeten dhe ish-ministren nga radhët e PDK-së, Justina Shiroka-Pula.  

Ky propozim vjen pasi kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, refuzoi emrat e propozuar më parë, si Feride Rushiti dhe Glauk Konjufca. Kurti iu drejtua opozitës me thirrjen për bashkëpunim në Kuvend për të votuar së pari ligjin e kërkuar dhe më pas kandidaturën e Shiroka-Pulës për të shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Continue Reading

Lajmet

Rritet numri i protestuesve, protesta vazhdon në sheshin “Skënderbeu”

Published

on

By

Është shtuar numri i qytetarëve që po marrin pjesë në protestën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në shesh, ndërsa protesta po vijon përpara institucioneve të vendit.

Protesta e sotme është thirrur lidhur me kërkesat për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe zhvillimet rreth Gjykatës Speciale në Hagë.

Continue Reading

Të kërkuara