Lajmet

KDI: Kuvendi të rifillojë menjëherë konstituimin e Kuvendit

Published

on

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) vlerëson se aktgjykimi i plotë i publikuar nga Gjykata Kushtetuese përbën një zhvillim të rëndësishëm drejt rivendosjes së rendit kushtetues dhe institucional, dhe se Kuvendi duhet të rifillojë menjëherë konstituimin.

Sipas KDI-së, përmes këtij vendimi, Gjykata ka sqaruar kufijtë kushtetues të seancës konstituive dhe ka konstatuar se veprimet e ndërmarra dhe seancat e mbajtura pas 26 qershorit ishin në kundërshtim me aktgjykimin e mëparshëm KO124/25.

KDI po ashtu vlerëson se është konstatuar se Kryesuesi i seancës, në ushtrimin e kompetencave të tij, ka tejkaluar mandatin kushtetues, duke ndryshuar rendin e ditës dhe shtyrë përpara veprime që bien ndesh me detyrimet e përcaktuara qartë nga Gjykata.

“Me këtë vendim, është rikthyer qartësia kushtetuese mbi rolin dhe përgjegjësitë e të gjitha palëve në këtë fazë të ndjeshme politike” theksoi KDI.

Ata i bëjnë thirrje Kryesuesit të seancës konstituive, z. Avni Dehari, që të thërrasë sa më parë vazhdimin e seancës konstituive dhe të përmbushë detyrimet që rrjedhin prej aktgjykimit, duke ftuar grupin më të madh parlamentar që të propozojë kandidatin/en për Kryetar/e të Kuvendit, si dhe të procedojë me votimin e hapur. Kjo përbën një detyrim të qartë, që nuk lë vend për interpretime politike apo zvarritje të mëtutjeshme procedurale.

“Gjithashtu, u bëjmë thirrje subjekteve parlamentare dhe të gjithë deputetëve që të veprojnë në përputhje me mandatin e tyre dhe me përgjegjësinë e tyre kushtetuese për të siguruar funksionalitetin e Kuvendit, si një institucion thelbësor i rendit demokratik në vend”, thuhet në reagimin e KDI-së.

Sipas KDI-së, Kuvendi duhet të rikthehet në funksion pa vonesa të mëtejme. Procesi i konstituimit nuk mund të mbetet peng i kalkulimeve politike apo përpjekjeve për interpretim të situatës përtej konturave që tashmë janë qartësuar nga Gjykata.

 

Continue Reading

Lajmet

Hamasi pranon marrëveshje për çarmatim, Trump e cilëson hap historik drejt paqes në Gaza

Published

on

Hamasi ka pranuar një marrëveshje për çarmatimin e plotë të tij dhe të grupeve të tjera të armatosura në Rripin e Gazës, sipas njoftimeve të presidentit amerikan, Donald Trump.

Trump e ka cilësuar marrëveshjen si një “hap historik” drejt paqes dhe sigurisë, duke bërë të ditur se zbatimi i saj do të zhvillohet në disa faza. Sipas tij, pas përfundimit të procesit të çarmatimit, forcat izraelite do të tërhiqen gradualisht nga territori palestinez.

Në bazë të planit, Hamasi dhe fraksionet e tjera do t’ia dorëzojnë armët një komiteti kombëtar palestinez, ndërsa procesi do të monitorohet nga një mekanizëm ndërkombëtar verifikimi.

Pas kësaj, një Forcë Ndërkombëtare e Stabilizimit dhe një forcë e re policore palestineze pritet të marrin përgjegjësinë për sigurinë në Gaza.

Megjithatë, zyrtarët izraelitë kanë shprehur skepticizëm nëse Hamasi do ta zbatojë marrëveshjen, ndërsa përfaqësues të grupit palestinez kanë deklaruar se çarmatimi nuk do të nisë pa tërheqjen e ushtrisë izraelite dhe përmbushjen e detyrimeve të marrëveshjes.

Trump ka falënderuar Egjiptin, Katarin dhe Turqinë për rolin e tyre në ndërmjetësimin e bisedimeve, duke e përshkruar marrëveshjen si një pikë kthese në zbatimin e planit të tij 20-pikësh për paqen në Gaza./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Abdixhiku: LDK-ja e gatshme të rikthehet në negociata me VV-në për formimin e institucioneve

Published

on

Kryetari i sapokonfirmuar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se partia e tij është e gatshme të rikthehet menjëherë në negociata me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e institucioneve.

Procesi i bisedimeve ishte pezulluar për shkak të Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së, ku ishte iniciuar shkarkimi i Abdixhikut. Pas votimit, ai arriti të sigurojë mbështetjen e shumicës së delegatëve dhe të vazhdojë udhëheqjen e partisë.

Pas përfundimit të Kuvendit, Abdixhiku tha se pezullimi i negociatave hiqet dhe se LDK-ja është e hapur për diskutime lidhur me krijimin e institucioneve të reja.

Ai bëri të ditur se në takimin e parë me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, është diskutuar edhe për “balancën e pushteteve”, që sipas tij nënkupton se një parti e vetme nuk duhet t’i udhëheqë të gjitha institucionet.

Megjithatë, Abdixhiku mohoi se në atë takim ka pasur marrëveshje apo dakordime të tjera konkrete./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Gjashtë trupa gjenden në gërmimet në Kalludër të Vogël, vazhdon kërkimi për varrezën masive

Published

on

Gjashtë trupa janë gjetur deri më tani gjatë gërmimeve në fshatin Kalludër e Vogël, në komunën e Zubin Potokut, ku dyshohet për ekzistimin e një varreze masive nga lufta e fundit në Kosovë.

Sipas burimeve të RTK-së, numri i mbetjeve mortore të gjetura është rritur në gjashtë, ndërsa punimet po vazhdojnë në zonën ku dyshohet se mund të ketë edhe trupa të tjerë.

Në vendin e ngjarjes ka qëndruar edhe kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, i cili ka vizituar punimet dhe ka falënderuar Policinë e Kosovës, prokurorët e Prokurorisë Speciale dhe ekipet e Mjekësisë Ligjore për angazhimin në këtë proces.

Gërmimet po zhvillohen për të zbardhur rrethanat e rastit dhe për identifikimin e mbetjeve mortore, ndërsa dyshimet lidhen me një varrezë masive të personave të vrarë gjatë luftës në Kosovë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

VV dorëzon kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për pretendime mbi legalizime të kundërligjshme

Published

on

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe disa zyrtarëve të kabinetit të tij, nën dyshimet për legalizime të kundërligjshme të objekteve.

Asamblistja e VV-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Berita Abazi, tha se kallëzimi bazohet në një sinjalizim anonim, i cili përmban pretendime për përfshirjen e disa kompanive të ndërtimit, legalizime të paligjshme dhe shuma parash që dyshohet se lidhen me këto raste.

Sipas saj, Prokuroria duhet të hetojë dhe të vërtetojë nëse pretendimet e sinjalizuesit janë të bazuara.

Ndërkohë, Komuna e Prishtinës, zyrtarët e përmendur dhe kompanitë e apostrofuara nuk kanë reaguar ndaj këtyre pretendimeve.

Nga ana tjetër, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka cilësuar akuzat si pjesë e një fushate propaganduese të Vetëvendosjes kundër tij, duke theksuar se ato janë bërë publike në ditën e mbajtjes së Kuvendit të LDK-së, ku emri i tij është përmendur si kandidat i mundshëm për kryetar të partisë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara