Magazinë

Katy Perry paguan gjobë për xhirime të paligjshme në këtë vend

Published

on

Kay Perry dhe kompania e saj e prodhimit vendosën një gjobë pas një hetimi që filloi në korrik 2024 sepse ajo dhe ekipi filmuan një videoklip për këngën “Lifetimes” pa leje në ishullin privat S’Espalmador, i vendosur në veri të Formenterës dhe pjesë e Parkut Natyror të mbrojtur Ses Salines, raportuan disa media të dielën, më 10 gusht.

Ishulli i vogël ku ndodhet Parku Natyror Ses Salines, midis dy Ishujve Balearik, Ibizës dhe Formenterës, konsiderohet si një nga parqet kombëtare më interesante të Ishujve Balearik me plazhet më të mira në të gjithë rajonin.

Përveç historisë së tij, dashamirësit e natyrës do ta shijojnë veçanërisht parkun, i cili është përcaktuar si një ‘zonë me interes të veçantë piktoresk dhe rural’. Bukuria natyrore e Ses Salines është e vështirë të tejkalohet për shkak të vijës së thyer bregdetare dhe kontrastit midis pyjeve dhe fushave.

Europa Press konfirmoi se qeveria e Ishujve Balearik vendosi sanksione ndaj kompanisë përgjegjëse. Ekzekutivi rajonal vendosi një gjobë prej 6,001 eurosh, duke e klasifikuar incidentin si vepër penale “serioze”, megjithëse nuk u gjetën faktorë rëndues të zbatueshëm pasi “nuk u shkaktua asnjë dëm mjedisor”.

Magazinë

“Më falni, më duhet të shërohem”, Jessie J shtyn turneun botëror pas operacionit të dytë për kancerin e gjirit

Published

on

Këngëtarja britanike Jessie J ka njoftuar se do të shtyjë turneun e saj të ardhshëm për shkak të një ndërhyrjeje të dytë kirurgjikale që duhet të kryejë, pas diagnostikimit me kancer të gjirit.

Në një video të publikuar në Instagram, 37-vjeçarja, emri i vërtetë i së cilës është Jessica Ellen Cornish, tha se operacioni nuk është serioz, por duhet të kryhet brenda këtij viti, pikërisht në mes të datave të turneut.

“Fatkeqësisht, më duhet të bëj operacion të dytë. Nuk është ndonjë gjë erioze, por duhet ta kryej para fundit të vitit e për fat të keq, kjo bie në mes të një turneu që e kisha planifikuar,” tha ajo e cila bëri të ditur në qershor se ishte diagnostikuar me kancer në fazë të hershme, ndërsa operacionin e parë e kreu në fund të atij muaji. Në korrik, tregoi se nuk kishte përhapje të sëmundjes dhe se ndjehej mirë.

Ndërhyrja e dytë është e domosdoshme. Edhe pse nuk dha shumë detaje, kishte shpjeguar se synon një rikuperim estetik pas mastektomisë, për të rregulluar pamjen e gjoksit.

“Po jetoj momentin, po e përqafoj këtë rrugëtim dhe po shkoj me rrjedhën… më vjen keq. Jam e trishtuar… por duhet të shërohem, duhet të jem më mirë – dhe e di që kjo është zgjedhja e duhur,” shtoi ajo në mesazhin e saj.

Jessie J konfirmoi se pjesa evropiane e turneut, e planifikuar për tetor 2025, është shtyrë për prill 2026. Ndërsa turneu në SHBA, i planifikuar për nëntor, është anuluar, për shkak të pamundësisë për të gjetur një periudhë të përshtatshme me sallat koncertale.

“Ju lutem kini durim me ne për pjesën amerikane të turneut. Dua ta realizoj, por vetëm kur të jetë koha e duhur. Mund të ndodhë më vonë këtë vit… ose më herët, nuk e di ende,” u shpreh ajo.

Këngëtarja theksoi se po përpiqet të balancojë të gjitha sfidat që po përjeton, por se shëndeti është përparësia e saj absolute.

“Po mundohem të bëj më të mirën. Po përpiqem të menaxhoj të gjitha gjërat që po ndodhin në jetën time dhe energjinë që duhet të ndaj. Më duhet të shërohem. më falni, më vjen keq…” përfundoi ajo.

Continue Reading

Magazinë

Zoë Kravitz kritikon serialin “Friends”: Disa shaka duhet të mbeten në vitet e 90-ta

Published

on

Zoë Kravitz ka kritikuar sitcom-in klasik “Friends”, duke thënë se disa nga shakatë e tij nuk kanë përballuar mirë kohën dhe do të duhej të mbeteshin në vitet e 90-ta.

Aktorja ndau mendimin për serialin, ku luanin Jennifer Aniston, Courteney Cox dhe i ndjeri Matthew Perry, gjatë një interviste për People.

Kravitz theksoi se shakatë homofobike dhe disa referenca të tjera janë problematike për standardet e sotme: “Nëse shikoni Friends tani, do të thoni, ‘Uau, kjo është…’”– tha ajo, duke shtuar se është nostalgjike për modën, qytetin e New Yorkut dhe kulturën e viteve të 90-ta, por disa elemente duhet të mbahen thjesht si kujtime të kohës, shkruan DailyMail.

Zoe Kravitz në premierën e sezonit të dytë të “Big Little Lies” në New York City, 29 maj 2019. Komentet erdhën gjatë promovimit të filmit të saj të ri “Caught Stealing”, ku bashkëpunon me Austin Butler. Butler u pajtua me Kravitz, duke thënë: “Po, mbajeni këtë në vitet e 90-ta”.

Kritikat e Kravitz përputhen me reflektime të mëparshme të krijuesve të serialit, të cilët kanë pranuar se disa histori dhe shaka nuk ishin të përshtatshme dhe do të donin t’i kishin ndryshuar.

Nga ana tjetër, David Schwimmer, i njohur për rolin e Ross, ka mbrojtur serialin duke theksuar se për kohën e tij, Friends ishte inovativ në trajtimin e marrëdhënieve dhe çështjeve të seksualitetit.

Continue Reading

Magazinë

Selena Gomez në Meksikë për festën e beqarisë, fotot janë bërë virale në rrjet

Published

on

Selena Gomez ndodhet në Meksikë këto ditë me miqtë e saj për festën e beqarisë, disa javë para dasmës së saj me Benny Blanco.

Ajo ndau imazhet e para nga pushimet në Cabo San Lucas në rrjetet sociale. Të enjten, më 28 gusht, aktorja dhe këngëtarja postoi foto nga udhëtimi i tyre në “Instagram”, me të dhe miqtë e saj duke shijuar momente në det dhe në vilën ku po qëndrojnë.

Në fotot e fundit, Gomez duket e veshur ekskluzivisht me rroba të bardha, ndërsa bien në sy edhe imazhet e saj me një vello nusërie të qëndisur me frazën “nusja e ardhshme”, ndërsa në dhomën e saj ishin vendosur tullumbace që shkruanin ” nuse”.

Përveç momenteve personale, Selena Gomez publikoi foto me miqtë e saj, në njërën prej të cilave ato pozuan në një varkë.

Continue Reading

Magazinë

Shtëpia e fundit e Marilyn Monroe në rrezik shembjeje! Pronarët kërkojnë prishjen

Published

on

Shtëpia ku Marilyn Monroe kaloi ditët e fundit të jetës së saj në lagjen Brentwood të Los Anxhelosit është në rrezik të shembet, pasi pronarët aktualë, Brinah Milstein dhe Roy Bank, kanë kërkuar leje për ta rrënuar atë.

Blerë në vitin 2023 për 8.4 milionë dollarë, shtëpia është e vendosur ngjitur me rezidencën e çiftit.

Pas blerjes, siguruan leje për prishjen, por konservatorët kulturorë arritën të bindin autoritetet lokale për ta shpallur ndërtesën si monument historik, duke e ndaluar ndërtimin përkohësisht.

Tani, Milstein dhe Bank presin vendimin e Gjykatës së Lartë të Qarkut të Los Anxhelosit për të ditur nëse do të mund të vazhdojnë planet e tyre për të bashkuar shtëpinë me pronën ekzistuese. Statusi si monument historik kufizon mundësitë e tyre si pronarë të pronës.

Avokati Peter Sheridan tha se Kalifornia ka shtëpi ku kanë jetuar, por kjo nuk do të thotë që ato duhet të shpallen si monumente. Ajo bleu shtëpinë më 1962 për 75.000 dollarë, ndërsa gjatë qëndrimit fitoi një Golden Globe dhe u bë e famshme për performancën “Happy Birthday, Mr. President” për John F. Kennedy.  Pas vdekjes së saj, shtëpia ka kaluar në duar të ndryshme, duke pësuar ndryshime të shumta.

Në një përpjekje për të ruajtur ndërtesën, Milstein dhe Bank kanë propozuar që ajo të zhvendoset në një vend publik, pasi privatësia e tyre është cënuar nga turistët dhe përdorimi i dronëve për fotografi.

Continue Reading

Të kërkuara