Magazinë

Katy Perry do të udhëtojë në hapësirë, ja imazhi që postoi para nisjes

Published

on

Katy Perry ngarkoi një video pak para udhëtimit të saj në hapësirë.

Gjashtë gra, duke përfshirë një yll pop, një aktiviste, një gazetare dhe një ish-shkencëtare raketash, do të bëjnë histori sot duke marrë pjesë në misionin e parë në hapësirë, tërësisht femër, në gati 60 vjet.

Misioni drejtohet nga themeluesi i Amazon Jeff Bezos dhe e fejuara e tij Lauren Sanchez, e cila përzgjodhi personalisht ekuipazhin e misionit Blue Origin.

Këngëtarja e njohur në videon që ka postuar është shprehur se kanë mbetur edhe një orë e pesë minuta deri në lançim, duke theksuar se është e emocionuar dhe se ka marrë dashuri pa kufi.

Në të njëjtën kohë, ajo njoftoi fansat e saj se pas udhëtimit të saj do të ngarkonte një zbulim.

Magazinë

Lola Young ka qetësuar fansat pas rrëzimit në skenë: Jam më mirë tani!

Published

on

Lola Young ka qetësuar fansat e saj pas një rënieje në skenë gjatë një performancë në Festivalin All Things Go në New York disa ditë më parë.

Ajo konfirmoi se ndihet mirë tani dhe falënderoi ndjekësit për mbështetjen e tyre.

Incidenti ndodhi kur, gjatë performancës, i ra mikrofoni dhe Young ra prapa, duke shkaktuar shqetësim tek publiku dhe artistët e tjerë të pranishëm, raporton BBC.

Videot e shpërndara tregojnë momentin kur këngëtarja dukej pak e shqetësuar para se të binte.

Gjatë setit të saj, këngëtarja 24-vjeçare i kishte treguar turmës se kishte kaluar disa ditë të vështira për shkak të një “çështjeje të ndjeshme”, duke shtuar: “Ndonjëherë jeta të hedh limonë, por duhet të bësh limonadë”.

Reperja Doechii, e cila performoi pas Young, e përshkroi këngëtaren si një artiste jashtëzakonisht të talentuar dhe inkurajoi publikun të bërtiste “të duam Lola” për të shprehur mbështetjen.

Lola Young, ish-studente e Brit School for Performing Arts and Technology, u bë e njohur me këngën “Messy” në vitin 2024, e cila arriti vendin e parë në disa vende dhe rriti profilin e saj ndërkombëtar, duke e bërë atë një nga artistet britanike më të reja me këngë kryesuese.

Pas incidentit, asnjë nga shfaqjet e tjera nuk është anuluar, dhe Lola pritet të vazhdojë turneun dhe performancat e saj. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Miley Cyrus drejt rikthimit në shtëpinë e saj të rindërtuar në Malibu

Published

on

Shtatë vite pas shkatërrimit të shtëpisë së saj në Malibu, këngëtarja e njohur Miley Cyrus ka zbuluar se procesi i rindërtimit është pothuajse i përfunduar.

Në një intervistë me Pamela Anderson për CR Fashion Book, 32-vjeçarja tha se brenda pak javësh do të mund të rikthehet të jetojë aty.

“Kam qenë duke punuar për rindërtimin,” rrëfeu Cyrus. “E humba shtëpinë time në zjarrin Woolsey Fire dhe prej pesë vitesh po e ndërtoj nga e para. Tani, duket se do të jetë gati për mua shumë shpejt.”

Banesa që ndante dikur me ish-bashkëshortin Liam Hemsworth, u shkatërrua më 2018, teksa Miley ndodhej në Afrikën e Jugut për xhirimet e serialit Black Mirror. Çifti u martua pak muaj më vonë, por rrugët e tyre u ndanë në vitin 2019.

Megjithëse humbja ishte e dhimbshme, këngëtarja e Flowers e ka quajtur këtë përvojë një “bekim të madh”.

“Kur më dogji shtëpia, në fakt ishte një nga bekimet më të mëdha të jetës sime,” tha ajo në një event në maj. “Më dha mundësinë të rindërtoj gjithçka me qëllim dhe vetëdije – nga sendet në shtëpi deri te njerëzit në jetën time.”

Shtëpia në Malibu ka një domethënie të veçantë për Cyrus, pasi aty regjistroi albumin e saj të parë si artiste solo. Në një video në TikTok gjatë vitit 2023, ajo kujtoi: “Ai vend kishte magji. Ndryshoi jetën time.”

Ngjarja ka lënë gjurmë edhe në artin e saj. Në një intervistë pranoi:“Mund të këndoj më mirë që pas zjarrit. Ishte sikur çliroi diçka tek unë.” /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Trilleri i ri i Leonardo DiCaprio-n shënon debutim të fuqishëm në kinema

Published

on

Filmi “One Battle After Another”, i regjisorit të njohur Paul Thomas Anderson dhe me protagonist Leonardo DiCaprio, ka debutuar me sukses në arkëtimet e fundjavës së parë.

Produksioni fitoi 22.4 milionë dollarë në tregun amerikan, duke vendosur rekord personal për regjisorin dhe duke e konfirmuar si një nga projektet më të shumëpritur të vitit, sipas Forbes.

Në nivel ndërkombëtar, filmi grumbulloi edhe 26 milionë dollarë, duke e çuar fitimin global në 48.5 milionë dollarë.

Performanca e tij u përforcua nga një vlerësim “A” në CinemaScore dhe komente të shkëlqyera nga kritikët.

Në Metacritic, filmi u rendit mes më të vlerësuarve të dekadës, me “mirënjohje universale” si nga publiku ashtu nga ekspertët e kinemasë.

Megjithatë, rruga drejt fitimit mbetet sfiduese. Buxheti i prodhimit vlerësohet në 130 milionë dollarë, ndërsa shpenzimet e marketingut kanë arritur deri në 70 milionë dollarë shtesë, sipas The New York Times.

Kjo do të thotë se “One Battle After Another” do të duhet të mbajë ritëm të fortë edhe për disa fundjava për të justifikuar investimin. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Nga pasioni për golfin tek pasarela e modës, Kai Trump hap kapitullin e parë me koleksion personal

Published

on

Kai Trump, mbesa 18-vjeçare e ish-presidentit amerikan Donald Trump, ka prezantuar linjën e saj të parë të modës.

Në Instagram, ajo njoftoi me entuziazëm koleksionin që mban emrin e saj, që përfshin bluza sportive uniseks me logon “KT” – inicialet e saj.

Një bluzë sportive e koleksionit kushton 130 dollarë (rreth 110 euro), çmim që ka nxitur reagime të ndryshme në rrjetet sociale.

Disa e kanë cilësuar të lartë për një markë debutuese, ndërsa të tjerë e kritikuan si mënyrë të diskutueshme për një adoleshente që të mësojë vlerën e parasë. Koleksioni ofrohet në ngjyrat e zezë, të bardhë dhe blu të errët, me variacione të thjeshta në dizajn.

Kai u shfaq me versionin e bardhë të bluzës gjatë pjesëmarrjes në Ryder Cup 2025 në Nju Jork, pranë Donald Trump. Ajo e kombinoi me xhinse të zeza dhe një çantë të madhe shpine, duke treguar një hyrje të sigurt në stilin e saj të përditshëm-luksoz.

Fotot promocionale u realizuan në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, ku Kai pozohet me veshjet e saj. Kjo shkaktoi debate, pasi kritikët e akuzuan për përdorim të hapësirës presidenciale për qëllime komerciale, gjë që rriti edhe më shumë vëmendjen ndaj koleksionit.

Ekspertja e financave për brezin Z, Taylor Price, e cilësoi lansimin si një lëvizje të mençur: “Brezi Z po hyn fuqishëm në ekonominë e krijuesve, dhe linjat e tyre shpesh janë hapi i parë drejt ndërtimit të një marke personale. Nëse menaxhohet mirë, ky projekt mund të kthehet në fitime milionëshe,” tha ajo për The Telegraph.

Polemikat nuk munguan. Përveç çmimeve të larta, disa vërejtën se “KT” i ngjan asaj të sportistit Travis Kelce. Kai nuk ka reaguar ende ndaj kritikave, por debati ka bërë debutimin e saj në modë edhe më të dukshëm.

Përveç modës, Kai është golfiste e talentuar, ajol ka siguruar bursë sportive për Universitetin e Majamit, ku do të luajë në ekipin universitar.

Mediat amerikane raportojnë se ajo ka fituar mbi një milion dollarë nga sponsorimet sportive, duke treguar se suksesi i saj nuk kufizohet vetëm në modë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara