Kulturë

Katy Perry dhe Dua Lipa me bashkëpunim

Kështu tha një burim për gazetën “The Sun”.

Published

on

Dy yjet e muzikës, Katy Perry dhe Dua Lipa pritet të bashkëpunojnë për një projekt muzikor. Raportohet se Lipa ka refuzuar ofertën e Perryt për të bashkëpunuar në këngën ‘Teary Eyes’, që ishte pjesë e albumit të saj të fundit të incizuar në studio, “Smile”.

Më pas, Dua dëshironte që këngëtarja amerikane të bëhej pjesë e projektit të saj me titull, “Ball & Chain”, këngë kjo e papublikuar e albumit “Future Nostalgia”, por atëkohë, Perry ishte shumë e angazhuar me punë dhe nuk gjeti kohë për ta incizuar pjesën e saj.

Duke folur për gazetën “The Sun”, ky burim shpjegoi se ato janë fanse të njëra-tjetrës dhe mezi po presin t’i bashkojnë forcat.

Ylli nga Kosova së fundmi njoftoi se 50 për qind e albumit të saj të ardhshëm është gati./UBTNews/

Lifestyle

Miqësia, çelësi për lumturi! Takimet me shokët ulin ndjeshëm trishtimin

Published

on

Një studim i kryer nga Universiteti i Oksfordit ka zbuluar se socializimi me miqtë, sidomos në mjedise relaksuese si “natat me shokët”, ka një efekt të rëndësishëm pozitiv mbi mirëqenien emocionale të meshkujve.

Ky kërkim nxjerr në pah se takimet e rregullta me miqtë e ngushtë ndikojnë në uljen e ndjenjave të trishtimit dhe vetmisë deri në 45%, duke përmirësuar ndjeshëm humorin dhe shëndetin mendor.

Sipas studiuesve, përfitimet nuk lidhen me konsumin e alkoolit, siç mund të mendohet shpesh, por me ndërveprimet sociale, të qeshurat dhe lidhjen e thellë që krijohet gjatë kohës së kaluar me shokët.

Këto momente aktivizojnë sistemin e shpërblimit në tru, duke çliruar endorfina, hormonin e lumturisë dhe duke ulur nivelet e hormoneve të stresit.

Studimi tregon se meshkujt që kalojnë më shumë kohë në biseda argëtuese me miqtë, përjetojnë më pak stres e ndihen më pak të vetmuar.

Ky zbulim vlen për të theksuar rëndësinë e mbajtjes së lidhjeve sociale për mirëqenien emocionale dhe për të luftuar ndikimet negative të stresit dhe trishtimit.

Ekspertët rekomandojnë që, përtej rutinës së përditshme, të gjejmë kohë për takime me njerëzit që na bëjnë të ndihemi mirë, pasi këto momente sociale janë një mbështetje e fuqishme për shëndetin mendor.

Nuk është pijet që bëjnë diferencën, por lidhja dhe bashkëbisedimi i vërtetë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kulturë

Britania feston “Rozë Ball”-in në Muzeun Britanik, Greqia reagon për ekspozimin pranë Skulpturave të Partenonit

Published

on

Muzeu Britanik organizoi të shtunën në mbrëmje një festë madhështore me qëllim mbledhjen e fondeve për nevojat e institucionit, e quajtur “Rozë Ball”, që u zhvillua në ambientet e tij historike, përfshirë Galerinë Duveen, ku ekspozohen Skulpturat e Partenonit.

Siç pritej, ky fakt ngjalli reagime të ashpra në Greqi. Ngjarja, e frymëzuar nga MET Gala amerikane, kishte për synim të tërhiqte elitën e artit dhe biznesit për të ndihmuar muzeun, i cili po përballet me rënie të të ardhurave në vitet e fundit.

Një mbrëmje rozë për artin dhe luksin

Për këtë “Rozë Ball” të parë u ofruan 800 ftesa me çmim prej 2,000 paundësh secila, që u shitën plotësisht.  Të ftuarit duhej të respektonin veshjen zyrtare në nuanca rozë, në nder të ekspozitës së re mbi Indinë e lashtë, të sponsorizuar nga biznesmenja dhe artdashësja Isha Ambani, e cila ishte edhe bashkëorganizatore e mbrëmjes.

Atmosfera e natës mbajti një ngjyrim të fortë indian, nga muzika dhe ushqimi, deri te vallëzimet dhe dekorimet. Në një skenë të veçantë, përballë Skulpturave të Partenonit, të ftuarit shijuan shampanjë, aromat e kuzhinës indiane dhe performancat muzikore live.

Emra të njohur në tapetin rozë

Ndër të pranishmit u panë Sir Mick Jagger me partneren Melanie Hamrick, Naomi Campbell, Janet Jackson, Kristin Scott Thomas, Manolo Blahnik, si dhe mbesat e Princeshës Diana, Kitty, Amelia dhe Eliza Spencer.

Në mesin e të ftuarve ishin gjithashtu Daphne Guinness dhe Eugenia Niarchou, të njohura për lidhjet e tyre me modën dhe filantropinë.

Ankand për bamirësi

Përveç shitjes së biletave, fondet u shtuan përmes një ankandi bamirësie, ku u ofruan dhurata të veçanta, si portret kafshe i pikturuar nga kuratorja Dame Tracey Emin dhe një tur ekskluziv në apartamentin e Coco Chanel.

Greqia kërkon kthimin e skulpturave

Ndërkohë që Muzeu i Akropolit në Athinë vazhdon fushatën për ribashkimin e Skulpturave të Partenonit, drejtori i Muzeut Britanik, Nicholas Cullinan, ka zgjedhur të fokusohet në bashkëpunime private për të siguruar stabilitetin financiar të institucionit.

“Nevojat financiare të muzeut kërkojnë që të jesh fleksibël dhe sipërmarrës,” deklaroi ai, duke mbrojtur qasjen e re të muzeut ndaj financimit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kulturë

Prishtina mirëpret edicionin e 25-të të Festivalit Frankofon të Filmit

Published

on

Në Prishtinë sot hapet edicioni i 25-të i Festivalit Frankofon të Filmit, një ngjarje që këtë vit vjen me temën “Moda”.

Festivali organizohet nga Ambasada e Francës në bashkëpunim me ambasadat e Belgikës, Luksemburgut dhe Zvicrës, duke sjellë një program të pasur me filma, diskutime dhe performanca artistike që ndërthurin artin e kinemasë me botën e stilit dhe kreativitetit.

Hapja zyrtare në Kino ARMATA

Ceremonia hapëse do të mbahet sonte në orën 19:00 në Kino ARMATA, ku publiku do të ketë mundësinë të ndjekë filmin “Couture” të regjisores Alice Winocour, me aktorët Angelina Jolie dhe Louis Garrel në rolet kryesore.

Mbrëmja do të nisë me një performancë që bashkon modën dhe kinemanë, realizuar në bashkëpunim me Akademinë Evolucion, duke krijuar një atmosferë që përçon thelbin e temës së sivjetme të festivalit.

Konferenca “Moda dhe Kinemaja”

Në kuadër të aktiviteteve, më 28 tetor në orën 11:00, në Institutin Francez të Kosovës, do të mbahet konferenca “Moda dhe Kinemaja”, ku profesionistë të njohur do të diskutojnë për ndikimin e ndërsjellë mes artit filmik dhe industrisë së modës.

Programi dhe hyrja

Shfaqjet e filmave frankofonë do të zhvillohen nga 23 deri më 28 tetor në Kino ARMATA, ndërsa hyrja për publikun do të jetë falas.

Qëllimi i festivalit

Me këtë edicion jubilar, festivali synon të promovojë diversitetin kulturor dhe kreativitetin e kinemasë frankofone, duke e kthyer Prishtinën në një qendër të dialogut artistik frankofon për disa ditë me radhë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Lifestyle

Rreziqet e fshehura në shtëpinë tuaj, 5 produkte të zakonshme

Published

on

Shumë prej produkteve që përdorim përditë në shtëpitë tona, me qëllimin për t’i mbajtur ato të pastra dhe me aromë të mirë, në fakt mund të përbëjnë rrezik serioz për shëndetin.

Nga produktet e higjienës personale, te ato për freskimin e ajrit apo për pastrimin, shumë prej tyre përmbajnë substanca toksike dhe potencialisht kancerogjene.

Shampot, shpesh përmbajnë përbërës si parabene, ngjyra sintetike dhe aromatizues artificialë, që ndikojnë në sistemin hormonal dhe të shkaktojnë irritime të lëkurës. Edhe produktet që reklamohen si “natyrale” nuk janë të sigurta, ndaj leximi i etiketave mbetet thelbësor.

Qirinjtë aromatik dhe sprejtë e ajrit janë burime të mundshme kimikatesh të dëmshme. Edhe pse krijojnë një atmosferë të këndshme, lëshojnë substanca të rrezikshme që ndikojnë në sistemin respirator, shkaktojnë alergji, edhe probleme serioze shëndetësore.

Edhe produktet që përdoren për aktivitetet artistike, si ngjitësit dhe ngjyrat, duhen përdorur me kujdes të madh, sidomos në prani të fëmijëve, pasi përmbajnë tretës kimikë që mund të dëmtojnë veshkat apo sistemin nervor.

Së fundi, pesticidet, të përdorura gjerësisht në shumë shtëpi për eliminimin e insekteve, janë ndër më të rrezikshmet, pasi përmbajnë neurotoksina të cilat lidhen me probleme neurologjike afatgjata, përfshirë sëmundjen e Parkinsonit.

Zgjidhja? Zëvendësoni sa më shumë produkte me alternativa natyrale e të certifikuara si të sigurta për shëndetin. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara