Lajmet

Katër vjet nga rrënimi i murit në veri të Mitrovicës

Published

on

Muri ilegal në veri të Mitrovicës afër Urës së Ibrit është rrënuar përfundimisht më 5 shkurt 2017. Dy ekskavatorëve iu kanë dashur vetëm një orë për ta rrënuar murin e ndërtuar në Mitrovicën e Veriut.

Derisa u tha se nuk do të ketë mure në atë pjesë, është paralajmëruar edhe hapja e urës që lidhë jugun dhe veriun.

E para që doli për t’i vëzhguar punimet ishte shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalija Apostolova, e cila tha se ky është një moment i rëndësishëm për Mitrovicën dhe qytetarët e saj, derisa ka shtuar se së shpejti do të formohet edhe Asociacioni i Komunave Serbe.

Muri ndarës qëndroi në këtë pjesë të qytetit për dy muaj radhazi.

Lajmet

​Guri: Haxhiu ishte në seancë gjyqësore për sulm ndaj Kuvendit

Published

on

By

Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka thënë se nuk pret konstituim të Kuvendit të Kosovës, as në vazhdimin e sotëm të seancës konstituive të legjislaturës së nëntë.

Madje Guri tha se kandidatja për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, ishte sot në një seancë gjyqësore, siç tha ai për sulmin ndaj këtij institucioni.

Haxhiu ishte sot në seancë gjyqësore për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, mirëpo që e njëjta dështoi në mungesë të akuzuarve të tjerë.

Sot s’besoj se mund të ketë zgjidhje pasi kandidatja për kryetare të Kuvendit është në një seancë gjyqësore ku po gjykohet për sulmin që ia ka bërë këtij institucioni. Është duke u ndëshkuar Kosova dhe populli dhe fatkeqësia më e madhe është kjo. S’ka lidhje se cila parti ndëshkohet përderisa populli i Kosovës është duke u ndëshkuar prej 9 shkurtit”, tha ai.

Sot Kuvendi po tenton për herë të 36-të të konstituojë Kuvendin e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Bajrami i reagon Muratit për alarmin e humbjes së 90 milionë eurove si shkak i bllokadës në Kuvend

Published

on

By

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, i cili u shfaq i shqetësuar se nëse Kuvendi nuk konstituohet deri në shtator, Kosova rrezikon të humbë 90 milionë euro.

Bajrami i ka kërkuar Muratit të “mos dezinformojë”, duke thënë se bllokadën është duke e bërë Vetëvendosje.

Hekuran, mos dezinformo! E para: Bllokuesit jeni ju. Me 48 deputetë, e keni ngujuar vetën dhe vendin politikisht rreth një kandidateje për kryetare të Kuvendit, për të cilën nuk i keni votat. Mos provo me ju hedhë të tjerëve përgjegjësinë për krizën që ju vetë e keni krijuar dhe po e zgjatni”.

Deputetja e LDK-së e kritikoi më tej ministrin Murati për mungesën e votave për ratifikimin e një kredie dhe për humbjen e granteve nga Bashkimi Evropian.

E dyta: Para se të flasësh për koston oportune të një kredie që si ministër ke dështuar t’i bësh votat për ta ratifikuar, pse nuk flet për qindra miliona euro grante nga BE-ja, që vendi nuk mund t’i shfrytëzojë prej dy vitesh, pikërisht për shkak të masave ndëshkuese që kanë ardhur si pasojë e qeverisjes suaj arrogante dhe destruktive”.

 

Continue Reading

Lajmet

Basha: Kritika deputetëve që marrin pjesë në seanca pa dhënë votën e tyre

Published

on

By

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, kritikoi deputetët që marrin pjesë në seanca pa dhënë votën e tyre.

Presim ndryshim qëndrimi për shkak se është shumë e rëndësishme konstituimi i Kuvendit, për shkak se është e paarsyeshme për secilin deputet që vjen në Kuvend dhe nuk ia le shenjë. Nuk voton as për, as kundër, as abstenim. Për ne si parti përgjegjësia më e madhe na bie neve. 57 votojnë për na tregoni pse katër deputetë nuk votojnë për. Për ne është e rëndësishme kur të vish të votohet, nuk ka vërejtje për Albulena Haxhiun as prej juve, as prej qytetarëve”, shtoi ai.

Continue Reading

Lajmet

Krasniqi: Të gjitha partitë kanë përgjegjësi, qytetarët meritojnë zgjidhje e jo histeri

Published

on

By

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Arbresha Krasniqi, kërkoi që subjektet politike të ulen dhe të diskutojnë me maturi për të dalë nga ngërçi institucional, duke theksuar rëndësinë e arsyetimit të votës së qytetarëve.

Jam e bindur që të gjitha partitë politike, përveç asaj që e kërkon votën dhe e merr votën është e rëndësishme që të arsyetosh besimin qytetar. Qytetarët janë të vetëdijshëm dhe përtej saj edhe ata qytetarë nuk e kanë ditur saktë si qëndron, si është situata. Tani e kanë të qartë ta kuptojnë jo në forma histerike ta arsyetojnë votimin e qytetarëve, por duhet të jenë në gjendje të ulen dhe të diskutojnë për të dhënë një zgjidhje që është në interes te qytetarëve. Subjektet politike duke filluar nga partia e parë deri tek ne kemi përgjegjësi edhe për ngritjen e çmimeve, shtrenjtimin e energjisë”, theksoi ajo.

Continue Reading

Të kërkuara