Lajmet

Katër viktima dhe 132 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Published

on

Katër persona kanë vdekur dhe 132 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në Shqipëri në 24 orët e fundit.

Rastet e reja pozitive me COVID-10 në Shqipëri janë: 24 raste në Tiranë, 15 në Gjirokastër, nga 10 raste në Korçë, Elbasan, nga 8 raste në Krujë, Lezhë, nga 7 raste në Shkodër, Durrës, nga 6 raste në Kukës, Berat, nga 5 raste në Dibër, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Has, Pustec, nga 2 raste në Kavajë, Pukë, Tropojë, Pogradec, Bulqizë, nga 1 rast në Lushnje, Vlorë, Kamëz, Mat, Maliq.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë njofton se 55 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Lajmet

Dua Lipa në Coachella 2027

Published

on

Festivali i njohur i muzikës Coachella Valley Music and Arts Festival ka publikuar listën e artistëve që do të performojnë në edicionin e vitit 2027, ku në mesin e emrave kryesorë është edhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa.

Ylli i muzikës pop do të jetë një nga artistet kryesore të festivalit, së bashku me Tame Impala dhe SZA, të cilët do të kryesojnë programin muzikor gjatë dy fundjavave të këtij eventi.

Dua Lipa do të performojë të premten, më 9 prill, ndërsa do të rikthehet në skenë edhe më 16 prill, gjatë fundjavës së dytë. Tame Impala do të jetë emri kryesor i së shtunës, kurse SZA do të mbyllë programin e së dielës.

Coachella 2027 do të mbahet më 9–11 dhe 16–18 prill, në Empire Polo Club, në Indio të Kalifornisë. Organizatorët kanë bërë të ditur se të dy fundjavat do të kenë të njëjtën listë artistësh.

Një prej surprizave të këtij edicioni është rikthimi i ikonës së muzikës pop, Madonna, e cila do të performojë në Dance Tent. Në festival do të jetë i pranishëm edhe Daddy Yankee, me një paraqitje të veçantë të prezantuar si “In the Desert”.

Në mesin e artistëve të tjerë që do të ngjiten në skenat e Coachellas janë Zara Larsson, Kehlani, Phoebe Bridgers, Weezer, Tiësto, Martin Garrix, Role Model, Don Toliver, Dom Dolla, Kygo, Empire of the Sun, The Neighbourhood dhe Becky G.

Pjesëmarrja e Dua Lipës në mesin e emrave kryesorë të festivalit shënon një tjetër paraqitje të rëndësishme në karrierën e saj ndërkombëtare.

Biletat do të dalin në shitje të premten, më 13 nëntor, në orën 12:00, sipas njoftimit të organizatorëve.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Orkestra Simfonike e RTSH-së mban koncert më 13 nëntor

Published

on

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të mbajë më 13 nëntor një koncert të veçantë muzikor, nën drejtimin e dirigjentit Artan Liçaj.

Në këtë mbrëmje do të interpretojnë edhe solistët Lorenc Radovani në violinë dhe Fatma Spahiu në piano.

Programi artistik përfshin vepra të kompozitorëve Gara Garayev dhe Felix Mendelssohn Bartholdy, si dhe premierën e veprës “Echoes of Spring” nga kompozitori Shpëtim Saraçi.

Koncerti do të nisë në orën 19:00, në sallën “Ferdinand Deda”, ku publiku do të ketë mundësinë të shijojë një mbrëmje me muzikë klasike dhe interpretime artistike.

/ A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekspozita “Imazhe Migrues” e Bora Baboçit qëndron e hapur deri më 11 dhjetor

Published

on

Galeria Kombëtare e Kosovës QAFA ka njoftuar se ekspozita “Imazhe Migrues” e artistes Bora Baboçi do të jetë e hapur për publikun deri më 11 dhjetor 2026.

Ekspozita mund të vizitohet nga e marta deri të premten, në orarin 10:00–18:00, ndërsa të shtunën dhe të dielën nga ora 10:00 deri në 17:00.

Të gjithë të interesuarit mund ta vizitojnë ekspozitën në hapësirat e Galerisë Kombëtare të Kosovës QAFA, në Prishtinë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi mban seancë sot: Në rend dite interpelanca me ministrin Vitia dhe marrëveshjet ndërkombëtare

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në seancë plenare, duke filluar nga ora 10:00, ku pritet të shqyrtohen marrëveshje ndërkombëtare, mocioni për energjinë elektrike si dhe interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Në mesin e pikave kryesore të rendit të ditës është interpelanca e thirrur për ministrin Vitia lidhur me mungesën e barnave onkologjike dhe rastin e vdekjes së pacientes me kancer të gjirit, e cila kishte mbetur katër muaj pa terapi. Po ashtu, deputetët do të diskutojnë edhe mocionin përmbajtjesor mbi planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në vend.

Gjatë kësaj seance, në votim pritet të hidhen edhe katër marrëveshje ndërkombëtare në fushën e bashkëpunimit juridik penal: tri marrëveshje me Mbretërinë e Suedisë (për ekstradimin, transferimin e të dënuarve dhe ndihmën e ndërsjellë juridike) si dhe traktati për ndihmë juridike ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës. Në rend dite mbetet edhe miratimi i Propozim-Programit të Punës së Kuvendit për Sesionin Vjeshtor 2026. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara