Lajmet

Katër të vdekur në një aksident në magjistralen Ferizaj-Shtime

Katër persona kanë vdekur dhe një është lënduar në një aksident trafiku në magjistralen Ferizaj-Shtime, njoftoi Policia e Kosovës.

Published

on

Sipas policisë, aksidenti ndodhi në orën 15:37 në fshatin Koshare të Ferizajt, ku u përfshin dy automjete civile të udhëtarëve.

Personi i lënduar, sipas njoftimit, është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për trajtim mjekësor.

“Në vendin e ngjarjes janë të gjitha njësitet e policisë dhe Prokurori i Shtetit, të cilët po e hetojnë rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

​Lansohet udhëzuesi për matjen e dënimit, konsiderohet hap i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë penale

Published

on

By

Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, i cili u konsiderua si hap i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë penale. Ky dokument u tha se do të ofrojë një kornizë të qartë për shqiptimin e dënimeve për shkeljet penale në Kosovë. Në lansimin e këtij udhëzuesi mori pjesë edhe ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, i cili deklaroi se raportet ndërkombëtare dhe vendore tregojnë se “sistemi i drejtësisë shpesh shqipton dënime të buta”.

Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi tha se ky udhëzues shënon moment të rëndësishëm për sistemin e drejtësisë.

Me lansimin e këtij udhëzuesi të Gjykatës Supreme shënojmë një moment të rëndësishëm për sistemin e drejtësisë. Ky dokument është rezultat i një pune të gjatë, reflekton edhe angazhimin tonë për të siguruar një drejtësi të konsoliduar dhe një praktikë unifikuese në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi. Udhëzuesi i përgjithshëm i politikës ndëshkimore i miratuar në vitin 2018 ka shërbyer si një pikë reference për gjyqtarët për trajtimin e rasteve penale. Megjithatë, zhvillimet e reja ligjore në Kodin Penal dhe në Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës dhe problemet me zbatimin e ligjit në praktikë kanë nevojë për rishikimin dhe përmirësimin e tij me qëllim që të adresohen ndryshimet e bëra dhe harmonizimin në praktika brenda sistemit gjyqësor”, deklaroi ai.

Kreu i Supremes theksoi se udhëzuesi i ri ofron sqarime specifike për secilin kapitull të Kodit Penal. Në hartimin e tij, Fejzullahu tha se kontributi i Ambasadës Amerikane ka qenë thelbësor edhe në hartimin e udhëzuesit të përgjithshëm për matjen e dënimit.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier teksa foli për rëndësinë e këtij udhëzuesi, theksoi se raportet ndërkombëtare e vendore tregojnë se në Kosovë po shqiptohen dëbime më të buta.

Dënimi është ndër fazat më të rëndësishme të drejtësisë penale dhe udhëzuesi i përgjithshëm do të ofrojë një kornizë të qartë për shqiptimin e dënimeve për shkeljet penale në Kosovë. Siç e dëgjuam, para gjashtë viteve Kosova ka miratuar udhëzuesin e parë për matjen e dënimeve dhe zyrtarët e sistemit të drejtësisë së Kosovës vazhdojnë që të jenë shembull për vendet e rajonit duke integruar një udhëzues i cili është i bazuar në qasje të bazuar në udhëzues në kornizën e punës së drejtësisë së tyre penale. Raportet ndërkombëtare dhe vendore tregojnë se sistemi i drejtësisë në Kosovë ende shumë shpesh shqipton dënime të buta dhe jo proporcionale, duke theksuar nevojën urgjente që ky udhëzues të zbatohet plotësisht. Drejtësia është e drejtë vetëm kur është e drejtë”, u shpreh Hovenier.

E kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Albert Zogaj tha se udhëzuesi është një sistem rregullash i domosdoshëm për interpretimin unik të ligjit në Kosovë.

Edhe raportet ndërkombëtare për sundimin e ligjit në Kosovë, me theks të veçantë raporti i Komisionit Evropian për progresin në Republikën e Kosovës vë theksin tek nevoja e unifikimit të praktikës gjyqësore dhe tek roli kyç që ka Gjykata Supreme në përpjekjen dhe unifikimin e praktikës gjyqësore dhe zbatimit unik të ligjit. Është krejtësisht e domosdoshme dhe sigurisht KGjK e mbështet nevojën që drejtësia të jetë e parashikueshme, ku të gjithë zbatojnë rregullat unike të interpretimit, vlerësimit, fakteve dhe njëkohësisht aplikimit të ligjeve për të ruajtur balancin e vlerave shoqërore. Kemi arritur në standardin apo nivelin kur në fakt ky sistem rregullash duhet të shndërrohet në sistem të vlerësimit të performancës së gjyqtarëve dhe prokurorëve por edhe njëkohësisht edhe të sistemit të performancës së gjykatave në vend“, theksoi Zogaj.

Në lansimin e udhëzuesit të përgjithshëm për matjen e dënimit, ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të shtetit, Besim Kelmendi theksoi se

Miratimi i udhëzuesit për matjen e dënimit është një nga hapat më të rëndësishëm në sistemin e drejtësisë dhe mund të bëjë një hap shumë të madh për harmonizimin e praktikave për matjen e dënimit. Në vitin e parë kur i miratua udhëzuesi për matjen e dënimit shumë nga ne ishim skeptik për fatin e këtij udhëzuesi. Është pikërisht ai udhëzues që ka ndryshuar thelbësisht perspektiven e sistemit gjyqësor dhe sistemit prokurorial për matjen e dënimeve. Në vitin e parë, për prokurorët matja e dënimit është konsideruar detyrë dhe obligim ekskluziv i gjyqësorit, tani edhe për ne është e qartë se udhëzuesi i kësaj natyre është një burim me vlerë të jashtëzakonshme edhe për punën e prokurorëve”, përfundoi ai.

Udhëzuesi i politikës ndëshkimore ka për qëllim të mbështesë gjykatat në krijimin e vendimeve që mbështeten në parimet themelore të shtetit të së drejtës. Po ashtu, rëndësia e këtij udhëzuesi është thelbësore për rritjen e besimit të publikut në sistemin e drejtësisë penale.

Continue Reading

Lajmet

Ministria e Infrastrukturës njofton për mbylljen e një rruge për shkak të punimeve

Published

on

By

Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër (e shtunē) do të ndërpritet qarkullimi i automjeteve nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.

Kjo ministri ka dhënë arsyet për ndërprerjen e trafikut dhe ka treguar se ndalimin i qarkullimit do të bëhet në intervalin kohor nga ora 15:00 deri në orën 16:00.

Ju njoftojmë që nesēr (e shtunē) mē datën 23.11.2024, në trasen e Zgjerimit të Rrugës Nacionale N9.1, Segmenti Kijevë-Dollc LOT-3, do të realizohet minimi i masave shkëmbore nga ana e majtë dhe e djathtë e zgjerimit të rrugës. Me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

Banka Botërore: Shqipëria rrezikohet nga analfabetizmi

Published

on

By

22 Nëntori është Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, tashmë e shpallur dhe festë zyrtare.

116 vite pas “Kongresit të Alfabetit”, që ishte një konferencë akademike në qytetin e Manastirit, që sot njihet si “Kongresi i Manastirit”, Shqipëria po bën hapa pas, duke rrezikuar rritjen e analfabetizmit në vend.

Të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se jo vetëm që numri i të regjistruarve në shkollat fillore po bie ndjeshëm, por ai është dhe ndër më të ulëtit në Europë.

Në vitin 2023, norma bruto e regjistrimit në shkollën fillore në Shqipëri zbriti në 93.7%, nga 105.4% që kishte qenë në vitin 2017, duke shënuar një rënie të fortë pas pandemisë.

Kjo do të thotë që të regjistruarit në shkollë fillore (pavarësisht moshës) ishin sa gati 94% e popullsisë 6-12 vjeç. Ky është niveli më i ulët rekord, që nga viti 1976, kur Banka Botërore raporton të dhënat.

Përkeqësimi i këtij treguesi, sipas ekspertëve, është i lidhur me disa faktorë si statistikorë, ashtu dhe të sjelljes. Së pari, emigrimi i familjeve që kanë fëmijë në arsimin e detyruar si dhe i atyre në moshën e arsimit të mesëm, ndërkohë që ata vijojnë të figurojnë në regjistrat e gjendjes civile.

Të dhënat tregojnë se ka rrezik të kemi rritje të numrit të të rinjve, që nuk kanë kryer as arsimin e detyruar, çka do të ulë nivelin mesatar të shkollimit në vend. Kjo mund të çojë në rritjen e numrit të analfabetëve në vend.

Jo vetëm regjistrimi në shkollat fillore që japin formim bazë ka rënë, por gjithashtu edhe cilësia e mësimdhënies, siç treguan rezultatet e fundit të testit ndërkombëtare Pisa, ku Shqipëria kishte rënien më të lartë në botë.

Nivelin më të ulët të regjistrimit bruto në arsimin fillor në Europë e ka Rumania (84.9) e ndjekur nga Bosnjë-Hercegovina (87.2), Ukraina (92.8), Malta (93.5).

Continue Reading

Kulturë

Nga burgu i Iranit në tapetin e kuq, regjisori iranian përfaqëson Gjermaninë në garën për Oscar 2024

Published

on

Filmi “The Seed of the Sacred Fig” i regjisorit iranian Mohammad Rasoulof është përzgjedhur si kandidati i Gjermanisë për çmimin Oscar 2024 në kategorinë e ‘Filmit më të Mirë Ndërkombëtar’. Ky lajm ka tërhequr vëmendjen për shkak të kontekstit të jashtëzakonshëm në të cilin Rasoulof ka realizuar këtë vepër dhe për historinë e tij personale si një regjisor dissident që ka arritur të ikë nga regjimi iranian pas persekutimit për qëndrimet e tij kundër autoriteteve.

Një film i frymëzuar nga protestat e 2022-ës në Iran

“The Seed of the Sacred Fig” është një thriller që trajton temat e dhunës shtetërore, censurës dhe paranojës që mbizotëron në Iran, një vend ku regjimi autoritar e përdor dhunën për të shuar çdo lëvizje proteste. Filmi është frymëzuar nga protestat masive që shpërthyen pas vrasjes së Mahsa Amini, një 22-vjeçare që u mbyt në duar të policisë morale iraniane, për shkak të një shkeljeje të supozuar të kodit të veshjes për gratë. Rasoulof, duke qenë në atë kohë i burgosur, dëgjoi protestat nga qelia e tij dhe e përdori këtë ngjarje si pikënisje për të krijuar një histori të fuqishme që shqyrton moralin dhe pasojat e regjimit shtypës.

Në qendër të filmit është Iman, një hetues i Gjykatës Revolucionare të Iranit, i cili është besnik ndaj regjimit, por fillon të dyshojë në ligjshmërinë e urdhërave të vdekjes që i japin atij për të nënshkruar. Në shtëpi, gruaja dhe vajzat e tij janë të përfshira në protestat “Gratë, Jeta, Liria” që shpërthyen pas vdekjes së Mahsa Amini, duke e ndërlikuar më tej jetën e Imanit, i cili është i detyruar të përballet me moralin e tij dhe me ndjenjat e tij për regjimin.

Rasoulof dhe arratisja nga Irani

Pas një periudhe të gjatë përndjekjeje nga regjimi, Rasoulof, i cili kishte qenë i ndaluar të bënte filma që nga viti 2017, u detyrua të arratisej nga Irani. Ai kishte qenë i dënuar me tetë vjet burg dhe 74 goditje me kallash për kritikat ndaj regjimit, përfshirë reagimin e ashpër të tij ndaj protestave për demokraci në Iran. Pas përfundimit të xhirimeve të filmit në fshehtësi, Rasoulof u detyrua të largohej nga Irani dhe të kalonte kufirin me këmbë për të shpëtuar nga dënimi që e priste. Ai kërkoi azil në Gjermani dhe mori mbështetje nga autoritetet gjermane, pasi informacionet e tij ishin tashmë në regjistrat e tyre.

Një film i suksesshëm në festivalet ndërkombëtare

Pas largimit të tij nga Irani, Rasoulof arriti të përfundojë filmin dhe të prezantojë “The Seed of the Sacred Fig” në Festivalin e Filmit në Kanë, ku mori çmimin special të jurisë dhe çmimin Fipresci, çmimi i kritikëve. Këto shpërblime vërtetuan suksesin dhe forcën artistike të filmit, i cili u njoh për përshkrimin e ndjeshëm të tensioneve shoqërore dhe politike në Iran. Rasoulof, pas triumfit në Cannes, shprehu në intervista se do të vazhdojë të bëjë filma dhe të tregojë histori, duke theksuar se asgjë nuk mund ta ndalojë më të shprehurit e tij artistik, pavarësisht kushteve të rrezikshme.

Përfaqësimi i Gjermanisë në Oscars

Përzgjedhja e “The Seed of the Sacred Fig” si kandidati i Gjermanisë për çmimin Oscar është një ngjarje e jashtëzakonshme, jo vetëm për shkak të cilësisë artistike të filmit, por edhe për shkak të kontekstit të tij politik dhe kulturor. Kompania e marketingut të filmit gjerman “German Films” ka zgjedhur këtë film nga një garë me 13 prodhime të tjera dhe ka vlerësuar Rasoulof si një nga regjisorët më të mëdhenj të kinemasë botërore. Zgjedhja e këtij filmi është një shembull i fuqisë së shkëmbimit kulturor në një shoqëri të lirë, ku artet mund të zhvillohen pa frikën e censurës dhe persekutimit, që është realiteti për shumë artistë të tjerë, si Rasoulof.

Një mesazh për lirinë dhe përkrahje për emigrantët

Kjo përzgjedhje gjithashtu i dërgon një mesazh të fortë për rëndësinë e lirisë së shprehjes dhe përkrahjen e artistëve që luftojnë për të drejtat e njeriut dhe lirinë. Rasoulof ka theksuar se filmi është një testament për shpresën dhe guximin e atyre që luftojnë kundër një sistemi që i shtyp. Ai shpreson që filmi të shërbejë si një urë lidhëse mes kulturave dhe të stimulojë më shumë diskutime për çështje të rëndësishme sociale dhe politike.

Filmi “The Seed of the Sacred Fig” është një vazhdim i angazhimit të Rasoulof për të përçuar mesazhe të fuqishme përmes kinemasë, dhe mundësia për ta parë këtë film të realizuar nën një sistem të lirë si ai gjerman është një mundësi e çmuar për t’u njohur me historinë e shtypjes dhe rezistencës në Iran, si dhe me forcën e artit si mjet për të thyer barrierat politike dhe sociale./D.E/

Continue Reading

Të kërkuara