Lajmet

Katër të vdekur dhe 75 raste të reja me COVID-19

Publikuar

Katër viktima janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë, në mesin e tyre edhe një 48-vjeçar nga komuna e Mitrovicës.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar 75 raste pozitive me COVID-19. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 25 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Istog 5 raste, Skenderaj 5 raste, Ferizaj 4 raste, Lipjan 4 raste, Malishevë 4 raste, Drenas 3 raste, Mitrovicë 3 raste, Pejë 2 raste, Podujevë 2 raste, Prizren 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat: Gjilan, Graçanicë, Kaçanik, Shtime, Viti dhe Vushtrri.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 546 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 7 mijë e 508./UBTNews

Lajmet

Miq e bashkëpunëtorë e vlerësojnë lartë veprën e Sylë Tahirsylajt

Publikuar

nga

Profesor doktor, Sylë Tahirsylaj, është vlerësuar lartë nga miq e bashkëpunëtorë, në një mbledhje komemorative që është mbajtur të martën.

Profesori, Bedri Dragusha, tha se profesor Tahirsylaj, nuk është fizikisht në mesin tyre, por puna, vepra dhe shkrimet e tij, do të jetojnë çdo herë.

“Lajmi i hidhur për vdekjen e profesorit Sylë Tahirsylaj na preku të gjithëve. Të vetëdijshëm për këtë humbje të madhe, kolegët e të gjithë personeli i këtij institucioni, studentët, familja dhe miqtë e shumtë nga Kosova, nga të gjitha fiset shqiptare, diaspora, sot ndjejnë dhimbje dhe pikëllim të thellë për vdekjen profesorit Sylë Tahirsylaj. Është e vështirë për mua sot të mbaj këtë fjalë për profesorin Tahirsylaj që nuk është në mesin tonë po njëkohësisht jam krenar dhe ndihem i privilegjuar që pata fatin të jem koleg dhe mik i ngushtë i profesorit  Tahirsylaj. Ishte shembull për të tjerët se si dhe sa duhet të punohet me gjeneratat e reja. Profesori Tahirsylaj nuk është fizikisht në mesin tonë, por puna, vepra dhe shkrimet e tij do të jenë çdo herë në mesin tone”, tha Dragusha.

Ndërkohë, Don Lush Gjergji, theksoi se profesori Sylë Tahirsylaj ka lënë shembull të jetës familjare, profesionale që ka qenë përshtypje, përjetime të paharrueshme, jo vetëm për familje, po edhe me gjerë për popullin.

“Le një shembull të jetës familjare, profesionale të njeriut që ka lënë mbresa përshtypje, përjetime të paharrueshme jo vetëm për familje po edhe me gjerë për shoqërinë tonë, popullin tonë për Kosovën tonë. Ne familja jote, populli yt, Kosova jonë gjithmonë të kujtoftë dhe kurrë mos të harroftë, pusho në paqe”, theksoi ai.

Ndërsa, kryetar i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, tha se baçi Sylë, siç e quajti ai, do të kujtohet shumë gjatë.

“Baci Sylë do të jetë i gjallë për ne dhe do te kujtohet shume gjatë. Ngushëllime për të gjithë që keni punuar dhe sidomos familjes së ngushtë”, tha Ramosaj.

Ndërkohë, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, i shprehu ngushëllime familjes dhe të gjithë të afërmeve të profesorit, Sylë Tahirsylaj.

“Në momentet si këto kur bohemi bashkë për të dhënë lamtumirën e fundit, fjalë janë të paketa për të shprehur gjithë dhimbjen. Ne e vlerësojmë dhe shprehim mirënjohjen më të thellë të profesorit Tahirsylaj”, tha ajo.

Meteorologu i njohur kosovar, vdiq të dielën.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Haradinaj: Nderimi që i bëjmë kategorive të lirisë, na motivon drejt aspiratës sonë për anëtarësim në NATO

Publikuar

nga

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar dëshmorin e kombit në përvjetorin e rënies, Basri Canolli-Shpendi.

Haradinaj ka thënë se Basri Canolli ishte çdo herë i pari në aksione.

“Sot përkujtuam luftëtarin e dalluar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Basri Canolli – Shpendi, djalë nga një familje atdhetare, të përcaktuar qysh herët në rrugën për liri! Basriu do të kujtohet si trim, i guximshëm, çdo herë i pari në aksione e beteja, i përcaktuar të mos lëshojë pushkën deri në çlirimin e vendit”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se nderimi dhe respekti që i bëjmë kategorive të lirisë, na motivon drejt aspiratës sonë për anëtarësim në NATO.

“Kategoritë e lirisë janë themeli i sakrificës dhe e lirisë që e gëzojmë sot. Çdo përpjekje e jona për forcimin e lirisë dhe shtetit si frymëzim ka kontributin e kategorive të lirisë. Nderimi dhe respekti që i bëjmë atyre na motivon drejt aspiratës sonë për anëtarësim në NATO, në ruajtjen e miqësisë me aleatët tanë, Amerikën dhe në mbrojtje të vlerave të lirisë sonë”, është shprehur Haradinaj.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Borrell ua dorëzon vendeve të BE-së raportin për masat ndaj Kosovës

Publikuar

nga

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ua ka dorëzuar vendeve anëtare të BE-së raportin lidhur me masat që i janë vënë Kosovës më shumë se një vit më parë, ka konfirmuar zëdhënësi i bllokut, Peter Stano.

Në raport është bërë vlerësimi nëse duhet hequr masat ndaj Kosovës, të vëna për shkak të tensionimit të situatës në veri të vendit në maj dhe qershor të vitit 2023.

Atëbotë, BE-ja pati thënë se Kosova nuk ka bërë mjaftueshëm për shtensionim të situatës.

Megjithatë, nuk dihet nëse Borrell ka rekomanduar heqjen e masave.

Diskutimi i parë rreth këtij raporti do të mbahet të mërkurën në nivel të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së.

Megjithatë, në atë takim nuk pritet të merret një vendim se si të veprohet për masat.

Dorëzimi i këtij raporti, qoftë edhe me rekomandim të qartë, nuk do të thotë se masat hiqen menjëherë.

Ky raport vetëm do t’iu shërbejë vendeve anëtare për ta rikthyer këtë çështje në agjendë dhe për të filluar shqyrtimin e mundësisë së heqjes së masave në të ardhmen.

Ndonëse ka kaluar një vit, pak dihet se kush saktësisht është prekur prej këtyre masave.

Zyrtarët kanë thënë publikisht se janë pezulluar takimet mes zyrtarëve evropianë dhe atyre të Kosovës, janë pezyulluar disa takime në kuadër të procesit të stabilizim-asociimit dhe janë pezulluar dhe janë ndaluar prokurimet e reja të projekteve që burojnë nga IPA 2023 [Instrumentet e Para-Anëtarësimit], dhe nuk kanë filluar diskutimet për IPA 2024.

Zyrtarë të BE-së kanë diskutuar për herë të parë rreth mundësisë së heqjes së masave në prill të këtij viti, andaj edhe kanë kërkuar një raport prej Borrell-it./REL

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Skulptori që e skaliti historinë e Leotrimit: S’mjafton historia të shkruhet në libra, por duhet edhe në vepra arti

Publikuar

nga

Skulptori i njohur kosovar, Sabri Behramaj, që ka punuar skulpturën e shtatëvjeçarit të vrarë në luftë, Leotrim Ahmeti, ka treguar frymëzimin për ta bërë këtë skulpturë.  

Ai ka deklaruar se historia e shkruar në libra është e pamjaftueshme dhe se nevojiten edhe vepra arti si kjo e Leutrimit. Ka thënë se rrëfimi i nënës së Leutrimit ka qenë i vështirë.

“Vërtet ka qenë shumë e vështire, ka qenë përjetim shumë i rëndë kur e kam dëgjuar rrëfimin e nenës së vetë edhe bashkëbisedimin e saj me fëmijët e vetë duke u mundur që t’ia shpëtoj jetën duke treguar Leotrimi se çfarë probleme ka. Ajo ka qenë shumë prekëse për mua dhe unë vendosa t’ia dedikoj një vepër Letorimit dhe të tregojmë përmes skulpturës ngjarjen e Leotrimit dhe ‘Leotrimave’ të tjerë”, u shpreh ai.

“Këto janë shumë të rëndësishme, nuk mjafton historia të shkruhet vetëm në libra por të këtë edhe në vepra arti. Kjo e ka rendësin e vetë. Dhe mund ta shohin edhe përmes rrjeteve sociale se çfarë ndikimi ka pasur tek masa si është mirëpritur skulptura që i dedikohet Leotrimit. Ka bërë një ringjallje të historisë, sepse vetëm filluan qe të harrohen disa gjëra”, deklaroi ai.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara