Kulturë

Katër shenja se është koha ta lini punën

Kërkimi për një punë të re, na frikëson gjithmonë.

Published

on

“A është koha e duhur që të ndryshoj vendin e punës”? Kjo është pyetja që shumë shpesh na lind brenda vetes. Njerëzit janë gjithmonë në kërkim të një pozicioni të ri pune, normalisht më të mirë se ai që ushtrojnë. Të kërkosh rritjen tënde në karrierë, përkthehet në një besim në vetvete dhe dëshirë për rritje njëkohësisht.

Kërkimi për një punë të re, na frikëson gjithmonë. Të tilla, të frikshme, janë pjesa më e madhe e ndryshimeve. Njerëzit nuk besojnë se mund të marrin diçka më të mirë, ose kanë frikë se angazhimi tjetër do të jetë i tmerrshëm. Me pak fjalë, kanë frikë të marrin një vendim që lidhet me ndryshimet.Për shkak të kësaj, ata nuk i shohin sinjalet e qarta se diçka në punën që po bëjnë është e gabuar dhe zgjedhin të qëndrojnë në të, në vend që të gjejnë diçka që u shkon më shumë për shtat. Por nëse puna nuk ju jep më entuziazëm, nëse po sjell negativitet në jetë, nëse nuk ju bën të lumtur, ka ardhur momenti që të bëni një ndryshim.

Për shkak të kësaj, shumë njerëz humbasin shenjat e qarta se diçka nuk është në rregull me punën që ata bëjnë, dhe ata zgjedhin të qëndrojnë aty, në vend se të gjejnë një përshtatje më të mirë. Por nëse puna juaj nuk po sjell rezultatin e dëshiruar tek ju dhe po bëhet toksike, atëherë është koha për të bërë një ndryshim.

Përqëndrohuni në kërkimet tuaja dhe mësoni nga përvojat e së kaluarës, në mënyrë që ata të mos përsëriten më. Nëse po “luftoni” se edhe sa duhet të qëndroni dhe se kur të ikni, më poshtë janë katër shenja të mjaftueshme dhe të qarta që tregojnë se largimi do të ishte zgjedhja më e mirë.Nëse puna juaj po sjell toksicitet në jetën tuaj, nëse jeni të pa vendosur nëse është koha e duhur për të lëvizur, në këtë artikull ju paraqesim 4 shenja të qarta që tregojnë se është koha për t’u larguar nga puna juaj momentale dhe të kërkoni atë që ju mendoni se meritoni.

Shenjat që ju tregojnë se është koha për të lënë punën tuaj:

Ju nuk mund t’i ndryshoni gjërat që ju sjellin pakënaqësi në punë – shefin tuaj, kulturën e punës apo projektet në të cilat jeni duke punuar.

Ju keni filluar të mbani shënim ditët gjatë të cilave keni qenë të mbingarkuar dhe pas disa muajsh monitorimi, numri i këtyre ditëve është më i madh se sa numri i ditëve gjatë të cilave ju jeni të entuziazmuar dhe energjik.

Ju jeni manipuluar që të besoni se nuk do të gjeni një punë më të mirë askund tjetër.

Kur ju bëni të ditur pakënaqësitë tuaja, ju bëhen thjesht oferta për më shumë para, por asgjë tjetër.

Nëse katër pikat e lartëpërmendura ju mundojnë prej kohësh, atëherë është koha për të filluar të bëni ndryshime në karrierën tuaj. Është koha të gjeni një punë që kur të ngriheni në mëngjes të shkoni plot emocione drejt saj.

Gjetja e një pune që është e përshtatshme për ju është një aftësi, dhe ju mund të argëtoheni më shumë duke mësuar atë me një ekspert që ju tregon rrugën. Mos lejoni që frika t’ju pengojë të zhyteni, thjesht sigurohuni që të merrni ndihmën, udhëzimin dhe mbështetjen e duhur.Nëse e bëni këtë, jo vetëm që do të shmangni zgjedhjen e një pune të gabuar, por edhe të bëheni të aftë në administrimin më të lehtë të tranzicioneve të tjera.

Lajmet

Kosova zë vendin e parë në rajon për edukimin joformal në Çmimin e Vullnetarizmit Edukativ

Published

on

Kosova ka zënë vendin e parë në kategorinë e edukimit joformal në kuadër të Çmimit Rajonal për Vullnetarizmin Edukativ, në mesin e nëntë shteteve pjesëmarrëse.

Çmimi iu nda Klubit të Super-Vullnetarëve “Dituria”, nga shkolla “Dëshmorët e Kombit” në Suharekë, për kontributin në promovimin e vullnetarizmit dhe edukimit joformal.

Vlerësimi u bë gjatë ditës së dytë të Konferencës Ndërkombëtare, të organizuar nga TOKA, Instituti i Psikologjisë, Universiteti i Prishtinës dhe New Horizons Foundation. Konferenca mblodhi përfaqësues institucionalë, organizata dhe profesionistë nga Kosova dhe rajoni, me fokus promovimin e vullnetarizmit, edukimit joformal dhe mirëqenies së të rinjve.

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe zëvendësministri i Sportit dhe Rinisë, Sejnur Veshall, zëvendësudhëheqësi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Alexis Hupin, ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Lirim Daci, si dhe drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, Habit Hajredini.

Gjatë ceremonisë u ndanë edhe Çmimet Rajonale për Shëndetin Mendor, me të cilat u vlerësuan nismat që kontribuojnë në mirëqenien dhe mbështetjen e të rinjve.

Ndërkaq, zëvendësministri Veshall ndau edhe Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit 2026 në kategorinë e rinisë. Për punën dhe ndikimin e tyre përmes angazhimit vullnetar u vlerësuan Hekuran Mustafa, Ernest Dula dhe Mjalta Lezi.

Ky vlerësim nënvizon kontributin e të rinjve nga Kosova në promovimin e solidaritetit, aktivizmit dhe përgjegjësisë shoqërore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekspozita “Rikthim në traditë” sjell në Prishtinë fotografi historike të veshjeve popullore shqiptare

Published

on

Ekspozita “Rikthim në traditë – Veshjet popullore të shqiptarëve” është hapur në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, në kuadër të Javës Kulturore Kombëtare Kosovë–Shqipëri.

Ekspozita është organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë, në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, ku janë prezantuar fotografi historike nga fondet arkivore të të dy institucioneve.

Përmes këtyre fotografive, publiku pati mundësinë të shohë larminë dhe veçantinë e veshjeve tradicionale shqiptare, si dhe të njihet me aspekte të jetës së përditshme dhe figura të njohura të historisë, artit e kulturës shqiptare.

Përfaqësuesi i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, dr. Denald Prifti, vlerësoi kontributin e fotografëve të hershëm shqiptarë, përfshirë edhe fotografët e familjes Marubi, për dokumentimin e kësaj pasurie të trashëgimisë kombëtare.

Ai theksoi rëndësinë e fotografive historike në ruajtjen dhe përcjelljen e traditës te brezat e rinj, si dhe vlerën e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Ndërkaq, zëvendësdrejtori ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Mehmed Xhemajli, i cilësoi veshjet popullore si një nga shprehjet më të pasura të trashëgimisë kulturore shqiptare, duke veçuar xhubletën si dëshmi të rrallë të mjeshtërisë tradicionale.

Ekspozita synon të kontribuojë në ruajtjen, promovimin dhe përcjelljen e vlerave të përbashkëta të trashëgimisë kulturore shqiptare./A.K/

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Biblioteka e UBT-së pasurohet me romane dhe novela nga Ambasada Italiane

Published

on

By

Biblioteka e UBT-së në kampusin universitar është pasuruar me një donacion të ri nga Ambasada Italiane, i cili përfshin romane, novela dhe DVD.

Materialet e dhuruara do të jenë në dispozicion të studentëve të fakulteteve të UBT-së, si dhe të nxënësve të shkollave të mesme, duke u ofruar atyre mundësi shtesë për lexim, mësim dhe njohje me kulturën italiane.

Me këtë rast, rektori i UBT-së ka pritur ambasadorin italian dhe përfaqësuesit e Ambasadës Italiane në ambientet e kampusit. Gjatë takimit është bashkëbiseduar rreth donacionit dhe rëndësisë së pasurimit të fondit bibliotekar me materiale të reja edukative dhe kulturore.

Ky donacion kontribuon në promovimin e leximit, edukimit dhe shkëmbimit kulturor ndërmjet Kosovës dhe Italisë, duke krijuar më shumë mundësi për studentët dhe gjeneratat e reja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

“Familja moderne” rikthehet në RTK, kësaj radhe në formatin HD

Published

on

By

Seriali humoristik “Familja moderne”, një ndër prodhimet më të ndjekura të publikut në Kosovë, rikthehet në ekranin e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) me cilësi të lartë të figurës, në formatin HD. Njoftimi u dha nga televizioni publik përmes rrjeteve sociale, duke ftuar shikuesit të rijetojnë momentet komike që kanë shoqëruar breza të tërë.
Për vite me radhë, seriali mblodhi familjet para ekranit me batutat, personazhet e veçantë dhe situatat e përditshme që mbeten të paharrueshme në historinë televizive vendore. Rikthimi i tij pritet të sjellë nostalgji për shikuesit e hershëm, por edhe t’u japë mundësi brezave të rinj ta zbulojnë për herë të parë.
“Ju mungonte? Edhe neve. ‘Familja moderne’ kthehet në RTK, tani në HD. Të njëjtat qeshje, më shumë pikselë”, thuhet në njoftimin e RTK-së. Sipas televizionit publik, transmetimi do të nisë çdo të diel nga ora 20:05. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara