Kronikë e zezë

Katër persona ndalohen për shitblerje të narkotikëve

Dyshohen se kanë organizuar shitblerjen e substancave narkotike të llojit kokainë dhe heroinë.

Published

on

Prokuroria Themelore në Gjilan ka informuar sot se në koordinim me Policinë e Kosovës ka ndaluar katër persona, të dyshuarit V.S., L.N., L.M. dhe A.A., pasi dyshohet se janë përfshirë në shitblerje të substancave narkotike.

Sipas prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se në Gjilan të dyshuarit, në bashkëpunim dhe me qëllim të përfitimit material, kanë organizuar shitblerjen e substancave narkotike të llojit kokainë dhe heroinë.

Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit në katër lokacione të ndryshme janë sekuestruar: 1,549.2 kg heroinë, 54.7 gr kokainë, 2.010 euro para të gatshme, një armë e shkurtë Zoroki dhe një karikator me 15 fishekë, një telefon mobil Samsung, tri peshore elektronike dhe një automjet i tipit BMW.

“Të dyshuarit, me urdhër të prokurorit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori i rastit, brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarve do të kërkojë masën për sigurimin e të pandehurve në procedurë penale”, ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjilan.

Kronikë e zezë

Vjedhje të shumta në Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës brenda 24 orëve njofton se janë raportuar një seri vjedhjesh të rënda, duke përfshirë banesa, lokale, kompani dhe infrastruktura publike. Një nga rastet ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar, ndërsa hetimet për të gjitha ngjarjet e tjera vazhdojnë.

Në Prishtinë, në rrugën “Malush Kosova”, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në një banesë, prej nga kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari. Ndërkohë, në një rast tjetër në rrugën “Agim Ramadani”, pas hetimeve policia ka arritur të arrestojë një person të dyshuar për vjedhjen e një sasie të konsiderueshme ari nga një lokal. Nga ai është sekuestruar edhe një veturë dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Raste vjedhjesh janë raportuar edhe në Fushë Kosovë, përkatësisht në fshatin Sllatinë, ku është vjedhur një trafo e energjisë elektrike nga një shtyllë, si dhe naftë nga një kamion dhe makineri të tjera pune.

Në Gjilan, persona të panjohur kanë hyrë me forcë në objektin e një kompanie në rrugën “Enver Rexhepi”, prej nga kanë vjedhur fije metalike të bakrit.

Ndërsa në Ferizaj, është raportuar se janë vjedhur para nga një arkë, ku përveç kësaj janë shkaktuar edhe dëme materiale duke dëmtuar dy dyer.

Të gjitha rastet janë duke u hetuar nga organet kompetente në koordinim me prokurorin.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në Ferizaj

Published

on

By

Një aksident trafiku ka ndodhur në Ferizaj, ku një person ka mbetur i lënduar dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Aksidenti është raportuar mbrëmjen e 30 marsit në fshatin Vrosh.

Sipas raportimeve, aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:03 dhe ka përfshirë dy automjete. Si pasojë, drejtuesi i njërit prej automjeteve ka pësuar lëndime trupore. I njëjti, pasi ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, është përplasur me një shtyllë betoni të rrjetit elektrik.

I dyshuari aktualisht ndodhet nën trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa është edhe nën mbikëqyrjen e policisë.

Autoritetet kanë bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dyshuari për dhunim në Fushë Kosovë 

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se është arrestuar një person i dyshuar për dhunim në Fushë Kosovë.

Rasti kishte ndodhur më 10 dhjetor 2025, rreth orës 10:30, dhe i dyshuari ndodhej në kërkim që nga ajo kohë.

Më 30 mars 2026, ai është paraqitur për intervistim me ftesë të prokurores.

Pas bisedës me autoritetet, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar direkt në mbajtje.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Arrestohet shtetasi i huaj, me substancë narkotike

Published

on

Një rast i posedimit të paautorizuar të narkotikëve është regjistruar dje në Vermicë.

Sipas njoftimit 24 orësh të Policisë së Kosovës, dje gjatë një kontrolli të një mashkulli shtetas i huaj, është gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 40 gramë substancë  narkotike e llojit marihuanë.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Të kërkuara