Kronikë e zezë

Policia arreston katër persona në Gjilan, u gjen mbi 1.5 kilogram drogë

Pas intervistimit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Published

on

Policia në Gjilan ka zhvilluar një operacion të gjerë të koduar si “Shpërndarësi”, me qëllim ndalimin dhe kapjen e personave të dyshuar për trafikim me narkotikë.

Me këtë rast janë arrestuar katër persona V.S., L.N., L.M., A.A. teksa edhe janë konfiskuar prova material në katër lokacione të kontrolluara nga policia.

“Gjatë kontrollit te katër të dyshuarit janë gjetur dhe është konfiskuar në cilësi të provave materiale: substancë, dyshohet të jetë heroinë me peshë 1,549.2 gramë me vlerë rreth 34 mijë e 400 euro, substancë, dyshohet të jetë kokainë me peshë 54.7 gramë në vlerë rreth 5,400 euro, para të gatshme të konfiskuara 2.010 euro, armë e shkurtër dhe 1 karikator me 15 fishekë, tri peshore elektronike, një telefon mobil, një veturë me targa vendore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje bëhet e ditur se të gjithë të dyshuarit e përfshirë janë recidivist të veprave të tilla, ku edhe më herët kanë qenë të arrestuar për vepra penale të narkotikëve.

Në konsultim me prokurorin kompetent, pas intervistimit katër të dyshuarit e lartëcekur ndalohen për 48 orë dhe rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente të antidrogës.

lajme

Policia nis hetimet për vdekjen e një personi në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për vdekjen e një personi, i cili është gjetur i shtrirë në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësia policore dhe ekipe të emergjencës. Viktima është transportuar me urgjencë drejt Qendrës Kliniake Universitare të Kosovës (QKUK) për tretman mjekësor pasi në ato momente shfaqte ende shenja jete.

Megjithatë, përkundër përpjekjeve të mjekëve, stafi mjekësor i emergjencës ka konfirmuar vdekjen e tij.

Me vendim të prokurorit të kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për t’ju nënshtruar obduksionit, ndërsa rasti po trejtohet nga Policia si “Hetim mbi vdekjen”. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Suedi dhe i konfiskohet pasuria pas hetimit nga Prokuroria Speciale e Kosovës

Published

on

By

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar se si rezultat i një bashkëpunimi ndërmjet Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe autoriteteve suedeze në luftimin e trafikimit të narkotikëve dhe shpëlarjes së parave, është arrestuar një person në Suedi.

Si rezultat i veprimeve hetimore të ndërmarra nga Kosova, është prangosur personi me inicialet A.G., ndërsa atij i janë konfiskuar pasuritë e fituara përmes veprimtarive kriminale.

Sipas njoftimit zyrtar, ky rast përbën precedentin e parë ku autoritetet suedeze kanë arritur të sekuestrojnë pasuri jashtë juridiksionit të tyre territorial.

Tutje bëhet e ditur se Zyra për Rikthimin e Aseteve, e cila funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, në koordinim me autoritetet e Suedisë do të ndërmarrë hapat e mëtejmë për ekzekutimin përfundimtar të vendimit për konfiskimin e pasurive edhe në Kosovë.

Ky rast dëshmon rëndësinë e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në identifikimin dhe konfiskimin e pasurive të përfituara nga aktivitete illegale. Në njoftimin e prokurorisë nuk janë dhënë detaje shtesë për lidhjen e saktë të personit të arrestuar me shtetin e Kosovës. /E.A/

 

Continue Reading

lajme

Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës në raportin njëditor ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje të regjistruara në rajonet e Kamenicës, Klinës, Pejës dhe Vushtrrisë.

Në Kamenicë, një grua ka njoftuar policinë se është sulmuar nga një grua tjetër. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara është intervistuar dhe me konsultim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet.

Në Klinë, është arrestuar një burrë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Pejë, një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar nga një burrë. Palët janë intervistuar nga hetuesit dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Përplasje fizike është regjistruar edhe në Vushtrri, ku një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar nga një burrë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari ndodhet në arrati. Ekipet relevante policore po vazhdojnë hetimet për kapjen e tij.  /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Vdekje e dyshimtë në Drenas: Një burrë është alivanosur dhe ka ndërruar jetë

Published

on

By

Një rast i cilësuar si “Hetim mbi vdekjen” është regjistruar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës në Drenas.

Sipas njoftimit zyrtar, është raportuar se viktima burrë është alivanosur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet përkatëse policore së bashku me ekipet mjekësore, të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për t’ju nënshtruar obduksionit, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes po vazhdojnë. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara