Lajmet

Katër gjëra që duhet ditur për vitaminën D

Vitamina D mund të pakësojë dhe eliminojë indet dhjamore, duke kryer një veprim të fortë dobësues.

Publikuar

Vitamina D, e quajtur edhe vitamina e diellit, përthithet nga lëkura kur ekspozohemi ndaj dritës së diellit. Bëhet fjalë për një substancë shumë të rëndësishme për funksionimin normal të të gjithë organizmit, e nevojshme në veçanti për shëndetin e dhëmbëve dhe të kockave. Vepron në mënyrë të dukshme për funksionimin e duhur të sistemit imunitar dhe të sistemit nervor qendror.

Edhe nëse nuk e keni lexuar apo dëgjuar asnjëherë më parë, vitamina D kryen një rol thelbësor në rënien në peshë, ndaj nëse po përpiqeni të dobësoheni, më parë duhet të kontrolloni vlerat e Vitaminës D dhe më pas të ndiqni një dietë të balancuar, të pasur me ushqime që përmbajnë këtë vitaminë.

Vitamina D mund të pakësojë dhe eliminojë indet dhjamore, duke kryer një veprim të fortë dobësues. Veç kësaj, rregullon nivelet e urisë, të cilat shumë shpesh janë të larta te subjektet, të cilëve u mungon kjo vitaminë. Stimulimi i vazhdueshëm i urisë është shkaktari kryesor i obezitetit. Ja sepse është e rëndësishme të zgjidhni gjithmonë ushqime që ju ngopin, të cilat duhet të jenë të pasura me vitaminë D, që bëjnë të mundur të mos hani vazhdimisht.

Vitamina D shton testosteronin, hormoni që djeg yndyrnat, i cili përmirëson tonifikimin e muskujve dhe masën muskulore, sidomos nëse ndiqni një dietë të shëndetshme dhe kryeni aktivitet të vazhdueshëm fizik. Kush ka nivel të ulët të kësaj vitamine, është më shumë i prirë të ketë probleme me hidratimin e trupit dhe me problemet me celulitin, të cilat janë shqetësimet më të shpeshta, sidomos te femrat.

Ata që janë shumë mbipeshë, me siguri kanë mungesë kronike të vitaminës D, për shkak se kjo substancë qëndron e ngecur në dhjamë dhe nuk përthithet ashtu siç duhet. Ndaj, kur analizat e gjakut tregojnë rënie të ndjeshme të vitaminës D, filloni menjëherë një dietë të shëndetshme dhe hani ushqime që kanë sa më shumë vitaminë D ose merrni suplement ushqimor.

Mungesa e vitaminës D përveç se ju shëndosh, ju shtyn të hyni në depresion. Në fakt, kjo substancë rregullon humorin dhe mirëqenien e të gjithë trupit, si fizike ashtu dhe psikike. Rregullon nivelin e serotoninës, e cila nëse është e ulët, është shkaku kryesor i pagjumësisë, gjumit të shqetësuar dhe të keq.

Lajmet

​BE mban trendin e rënies së emetimeve të gazrave serrë

Publikuar

nga

Trendi në rënie në emetimet e gazrave serrë të BE-së vazhdoi gjatë gjithë vitit 2023 me një rënie prej pak më shumë se 5%, sipas të dhënave të Eurostat të publikuara këtë javë.

Shtetet anëtare të BE-së lëshuan më shumë se 3.4 miliardë ton ekuivalent të dyoksidit të karbonit të gazeve serrë në vitin 2023. Kjo është 5.1% më pak se në vitin 2022, kur u lëshuan rreth 3.6 miliardë ton ekuivalent të dyoksidit të karbonit.

Bullgaria emetoi 47.5 milion ton ekuivalent të dyoksidit të karbonit ose rreth 1.4% të emetimeve të gazit serrë të BE, sipas llogaritjeve të BTA bazuar në të dhënat e Eurostat.

Vendi uli emetimet e gazeve serrë me pothuajse një të pestën (-19.6%) në 2023, duke regjistruar rënien e dytë më të madhe pas Estonisë (-27%).

Në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, Bullgaria u rendit e dyta në mesin e vendeve anëtare të BE-së me uljen më të madhe të emetimeve të gazrave serrë. Pas Estonisë (-23%), ky vend regjistroi një rënie prej afro 17% nga viti në vit.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Edhe Spanja do ta njohë shtetin palestinez bashkë me vendet tjera

Publikuar

nga

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez njoftoi të premten se vendi i tij do ta njohë shtetin palestinez bashkë me vendet tjera.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

IBM ka në plan të krijojë 800 vende të reja pune

Publikuar

nga

IBM-ja njoftoi se planifikon të punësojë deri në 800 persona në Irlandë për të ndërtuar një sistem softueri të avancuar sipas teknologjisë së Inteligjencës Artificiale.

Kjo shënon numrin më të madh të vendeve të punës në sektorin shumëkombësh të vendit. IBM është tashmë një nga punëdhënësit më të mëdhenj shumëkombësh në Irlandë me 3 mijë persona staf.

Përmes posteve të reja do t’u kërkohet punonjësve të krijojnë softuer të avancuar bazuar në inteligjencë artificiale gjeneruese në fushat sikurse siguria, automatizimi, etj./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Art

Gruaja më e pasur e Australisë kërkon që të largohet portreti i saj nga një ekspozitë

Publikuar

nga

Arti është subjektiv. Dhe përderisa shumica e artistëve dëshirojnë të ndajnë punën e tyre me botën, nuk ka garanci se publiku do ta kuptojë apo pëlqej punën e tyre artistike.

Kështu duket të jetë edhe rasti i një pikture nga artisti vendas, Vincent Namatjira, që përfshin një portret të gruas më të pasur në Australi, manjates së minierave Gina Rinehart.

Rinehart i ka kërkuar Galerisë Kombëtare të Australisë (NGA) të largojë portretin e saj, një prej 21 veprave të tij individuale që përbëjnë një pjesë të vetme në ekspozitën e Namatjiras, “Australia in Color”.

Kjo ekspozitë po shfaqet në galerinë e kryeqytetit australian, Kanberra, që nga muaji mars.

Subjekte të tjera të kësaj ekspozite janë edhe Mbretëresha Elizabetë II, muzikanti amerikan, Jimi Hendrix, aktivisti australian për të drejtat e aborigjenëve Vincent Lingiari, si dhe ish-kryeministri australian, Scott Morrison./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara