Kulturë

Katër gabimet më të mëdha të sipërmarrësve të rinj

Published

on

Pjesën më të madhe të këtyre gabimeve ata e bëjnë në mënyrë të pa ndërgjegjshme, fare pa e kuptuar.

1. Zgjidhin probleme të parëndësishme – T’iu japësh zgjidhje problemeve që nuk janë të rëndësishme mund ta çojë cilindo biznes drejt falimentimit. Lipset që të identifikohen ato më të rëndësishme dhe duke zgjidhur ato, mund të krijoni një biznes të qëndrueshëm.

2. Zhvillim shumë i shpejtë – Në këtë hap duhet të tregoheni të kujdesshëm, sepse ka një ndryshim shumë të madh, ndërmjet një rritjeje thjesht të shpejtë dhe një rritjeje inteligjente.

3. Nuk vlerësojnë marketingun – Sipas tyre konsumatorët do ta vërtetojnë vetë cilësinë e produktit që ata ofrojnë në treg.

4. Trajtojnë punonjësit në mënyrë të papërshtatshme, duke i detyruar ata të largohen. Ju duhet t’i trajtoni ata sa më mirë, në mënyrë të tillë që ata të mos largohen nga kompania juaj.

Continue Reading

Kulturë

15 libra klasikë, që duhet t’i lexoni të paktën njëherë

Published

on

Janë libra të njohur të letërsisë amerikane, shumica e të cilave janë të botuar edhe në shqip. Në listën e leximeve më të reja dhe ‘të nxehta’, mund të jetë e lehtë të harrojmë herë pas here çfarë është vërtet me vlerë dhe të lemë mënjanë ata çfarë i quajmë libra klasikë, që nuk njohin kohë apo ‘modë’.

Por, janë pikërisht këta libra në të cilët ia vlen të zhytemi dhe ‘të harrohemi’.

Në vazhdim ne do u’a rekomandojmë disa nga botimet që duhet t’i lexoni, sidomos në një pasdite Ramazani teksa prisni Iftarin.

1.“Mbulesa e qelqtë” (The Bell Jar) nga Sylvia Plath (1961)

Esther, protagonistja e romanit përballet me një sërë përvojash ndryshimesh në jetën e saj, shumica e të cilave duhet t’i sillnin kënaqësi dhe eksitim. Esther zhytet në udhëtimin e vet jetësor, zbret më thellë në çmenduri. Ky libër ofron vështrim të thellë në shëndetin mendor dhe në pritshmëritë konvencionale të vendosura ndaj grave në atë periudhë. Vetëm një paralajmërim: Mos e merrni këtë libër me vete në plazh.

2. “Bashkë me Erën” (Gone with the Wind) nga Margaret Mitchell (1936)

Një nga librat më të preferuar të të gjithë kohëve. Kur futeni në botën e Scarlett O’Hara do të bini në dashuri me Jugun e Amerikës. Një novelë historike, me një heroinë të vërtetë. Ndërsa e lexoni, do kuptoni se mund të ketë pak Scarlett O’Hara tek të gjithë ne. Margaret Mitchell, duke mbajtur në dorë një kopje nga libri i saj “Bashkë me Erën”.

3. “Damka e turpit” (The Scarlet Letter) nga Nathaniel Hawthorne (1850)

Libri që udhëhoqi revolucionin e romantizmit të errët vjen si histori e vërtetë pasioni për moralin e shoqërinë. Ngjarjet e Salemit të dikurshëm, ku forca e mentalitetit të pazhvilluar të shoqërisë ndryshuan jetën e një gruaje, vijon të japë leksione dhe në shekullin XXI. E shkruar me stil nga Nathaniel Hawthorne, “Damka e turpit” është një libër që të bën ta duash që në rreshtat e parë. Edhe pse nuk është një histori e zakonshme dashurie, ai është një rrëfim për rolin e femrës në shoqëri dhe njohjen e të drejtave të kësaj gjinie.

4. “1984” nga George Orwell (1949)

E shkruar 35 vjet më parë se sa daton në titull, “1984” është një parashikim i asaj se çka përmban e ardhmja: Shumë tirani, censurë, kontroll të mendjes, mbikqyrje publike (Big Brother) e luftë. Romani “1984” flet për një botë që gjendet e ndarë në një konflikt të vazhdueshëm. Konflikti justifikon sundimin e qeverisë, e cila ka zhvilluar shkencën me qëllimin për të kontrolluar dhe shtypur individin.

5.“Roje në thekërishten buzë greminës” (The Catcher in the Rye) nga J.D Salinger (1951)

16 vjeçari Holden Kolfild, bëhet prototipi i adoleshentit rebel e konfuz në kërkim të së vërtetës dhe së pafajshmes, jashtë botës artificiale së të rriturve. Romani u botua më 1951, fillimisht për të rriturit, e më tej u bë pjesë e librave të këshilluar për shkollat e larta dhe kolegjet në të gjithë botën anglishtfolëse, shtë përkthyer në të gjitha gjuhët e botës, me një shitje të përgjithshme prej më shumë se 65 milionë kopjesh.

6.“Ferma e kafshëve” nga George Orwell (1949)

Pasi kanë hequr qafe pronarin njerëzor, kafshët e fermës “Menër” janë duke shpresuar për një jetë të lirë dhe të bollshme. Një elitë e mençur mizore vjen në pushtet, kafshët tjera e gjejnë veten në mënyrë të pashpresë të zënë në grackë sipas mënyrave të vjetra. Ky libër ishte një kritikë për Revolucionin Rus dhe simbolizon më së miri rregullin e diktatorit në shtetin e tyre. Është mirë që, kur të lexoni këtë libër, të lini mënjanë bindjen personale politike, për të kuptuar më mirë ideologjinë që libri prezanton për lirinë dhe barazinë.

7. “Lartësitë e stuhishme” (Wuthering Heights) nga Emily Bronte (1847)

Romani është rrëfim dashurie e urrejtjeje, i së mirës dhe i së keqes, vendosur në shekullin XIX. Është himn dashurie, që su prit mirë nga kritika e kohës për mënyrën e rrëfimit, por pikërisht për të njëjtën arsye, ky roman mbeti në listën e romaneve klasikë dhe Brontë, përfaqësuese e denjë e romantizmit anglez. “Lartësitë e stuhishme” është një histori e egër dhe pasionante dashurie mes Kethit dhe Hithklifit, i adoptuar nga babai i Kethit. Pas vdekjes së babait, Hithklif ngacmohet dhe poshtërohet nga vëllai i Kethit.

Duke besuar gabimisht se dashuria që ndjen për Kethin është e njëanshme, largohet nga Lartësitë e stuhishme, për t’u rikthyer më vonë si një burrë tashmë i pasur dhe i etur për hakmarrje.

8. “Gratë e vogla” (Little Women) nga Louisa May Alcott (1868)

Mbetet vepra më e njohur e Louisa May Alcott. Sharmi dhe pafajësia vijon të tërheqë lexuesit, pavarësisht faktit se realiteti shoqëror dhe familjar i përshkruar në roman është i ndryshëm nga jeta familjare e ditëve tona. Sipas standardeve të shoqërisë së kohës së autores, vajzat e familjes March janë të brishta. Autorja tentoi t’i jepte personazheve të veta një dozë egoizmi, vaniteti, inati dhe turpi, cilësi që s’janë parë më herët në personazhe të tilla për fëmijë. Shumë djem ndjehen mirë kur e lexojnë librin po aq sa dhe vajzat. Ai flet për jetën dhe dashuritë e katër motrave, që u rritën gjatë luftës Civile Amerikane. Romani u bazua në eksperiencën e vetë autores, e cila e kaloi fëmijërinë në Germantown të Pensilvanisë me tre motrat e saj, Anna, May dhe Elizabeth.

9. “Njerëz dhe minj” (Of Mice and Men) nga John Steinbeck (1937)

Me këtë parabolë përkushtimi, vetmie, shprese dhe humbjeje, John Stainbeck krijoi portretet e fuqishme të dy burrave që rropaten të kuptojnë vendin unik në botë. Duke u mbërthyer te njëri-tjetri, në vetminë, mbylljen në guackë dhe armiqësinë ndaj ambientit rrethues, Xhorxhi dhe shoku i tij mendjelehtë, Leni, ëndërrojnë siç bëjnë bredharakët, për një vend që ta quanin “të vetin”.

10. “Të vrasësh zogun përqeshës” (To Kill A Mockingbird) nga Harper Lee (1960)

Fitues i çmimit Pulitzer, ky libër është historia e Atticus Finch e fëmijëve të tij Jem/Scout që rriten në Alabama, është bazuar në jetën e autorit. Një nga rrëfimet më të dashura. “Të vrasësh zogun përqeshës” është përkthyer në më shumë se dyzet vende të botës.

11. “Zemra e errësirës” (Heart of Darkness) nga Joseph Conrad (1899)

Edhe ky është një libër, jo për t’u marrë në pushime. Karakteri kryesor i librit, Charles Marlow, transporton fildish poshtë lumit Kongo në Afrikën Qendrore. Gjatë një prej udhëtimeve të tij. takon Kurtz, një burrë i njohur për vendasit me të cilin ai zhvillon një marrëdhënie të sëmurë. Ky libër është një eksplorim i kolonializmit, brutalitetit dhe racizmit, që është i nevojshëm për të ruajtur pushtetin.

12, “Tesi i D’Erbervilëve” (Tess of the d’Urbervilles) nga Thomas Hardy (1891)

Libri më i vlerësuar dhe më i famshëm i Tomas Hardi. Personazhet udhëhiqen nga forca e temperamentit të tyre, paguajnë gabimet që kanë bërë dhe fati i mposht ata.

13. “Getsbi i madh” (The Great Gatsby) nga F. Scott Fitzgerald (1925)

Vepra që shënoi pikën kulmore në krijimtarinë e F. Scott Fitzgerald. Historia e Jay Gatsby, një i ri i pashëm dhe i pasur dhe dashurisë për bukuroshen Daisy. Një përshkrim i mrekullueshëm i periudhës kur, “xhini ishte pija kombëtare dhe seksi obsesioni i përgjithshëm”.

14. “Perëndia e mizave” (Lord of the Flies) nga William Golding (1954)

Vepra u cilësua si metaforë e Satanait nga Tomas Eliot. “Perëndia e mizave” u bë letërsia e preferuar e studentëve universitarë. Përcillet nga format e utopisë negative. Ai analizon sjelljen e një grupi nxënësish britanikë, që si pasojë e një fatkeqësie ajrore, braktisen në një ishull.

15. “Kështjella e qelqtë” (The Glass Castle) nga Jeanette Walls (2005)

I shkruar më 2005, ky libër s’është “klasik”, por është një që i’a vlen të lexohet. Ky libër është si një biografi e rrëfim shokues që tregon se ç’do të thotë të rritesh në Amerikën rurale. Çdo herë që mendoni se gjërat s’mund të shkojnë më keq, do të shikoni se ka edhe më keq se aq. /UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Ceremonia e Oscars – kush nga aktorët ka fituar më shumë çmime?

Published

on

Çmimet e Akademisë janë më të rëndësishmet në botë për industrinë, kështu që, vit pas viti, miliona njerëz përshtaten me televizorin ose pajisjet e tyre për të ndjekur çdo detaj të ceremonive.

Glamouri i tapetit të kuq, spektaklet fantastike që zhvillohen brenda ceremonive vjetore dhe gjithçka që e rrethon këtë shfaqje bie në sy, ndaj do të kujtojmë aktorët dhe aktoret më të rëndësishme dhe fituese të të gjitha kohërave.

Kush ka fituar më shumë Oscar për aktoren më të mirë?

Aktorja që ka fituar më shumë çmime për ‘aktoren më të mirë’ është legjenda Katharine Hepburn me katër.

Statuja e saj e parë ishte për ‘Morning Glory’ në 1934. Më pas ishte për ‘Guess Who’s Coming to Dinner’ në 1968. E treta erdhi për ‘Luani në Dimër’ në 1969. E fundit ishte për ‘On Golden Pond’ në 1982. Në vendin e dytë, të barabartë me tre Oscar, janë Meryl Streep, Ingrid Bergman dhe Frances McDormand.

Streep fitoi Oscarin e saj të parë në 1979 për “Kramer vs. Kramer”, si ‘aktorja më e mirë në rol dytësor’. Në vitin 1982, ajo fitoi çmimin e dytë si ‘aktorja më e mirë’ për “Sophie’s Choice”. Pothuajse 30 vjet më vonë, ajo fitoi të tretën në 2011 me “The Iron Lady”.

McDormand fitoi çmimin e saj të parë Oscar për “Fargo” në 1996. Njëzet vjet më vonë, ajo fitoi me “Tre Billboards Outside Ebbing, Missouri”. Statuja e tretë erdhi në vitin 2020 me “Nomadland”. Bergman fitoi Oscarin e saj të parë me “Gaslight” në 1944. E dyta ishte me “Anastasia” në 1956 dhe e treta ishte për punën e saj në “Murder on the Orient Express” në 1974.

Kush ka fituar më shumë Oscar për aktorin më të mirë?

Aktori që ka fituar më shumë është Daniel Day-Lewis. Londinezi fitoi Oscar në tre raste. I pari ishte në vitin 1989 për “My Left Foot”. I dyti, 18 vjet më vonë, në 2007 për “There Will Be Blood”. I fundit ishte në vitin 2012 për “Lincoln”.

Continue Reading

Magazinë

Më shumë se 3 muaj në grevë, Teatri rihapet duke shpresuar në premtimet e Hajrulla Çeku

Published

on

Stafi i Teatrit Kombëtar të Kosovës këtë javë po i kthehet punës. Pas më shumë se tre muajsh, aktorët, punonjësit tekniko-artistikë do të kthehen në skenë për të hapur dyert për publikun. Janë shfaqjet që ishin në repertor para se greva e aktorëve të fillojë, ato që do t’ia hapin dyert institucionit më të lartë teatror në vend.

Në ditët e para aktorët do të punojnë pa ndonjë benefit real nga greva, por janë në pritje të realizimit të një zotimi verbal që iu ka thënë ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Janë shfaqjet “Martesa”, “Makbethi” e “Kamarja e turpit” që do ta hapin “sezonin” post-grevë. Udhëheqësi artistik i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Kushtrim Mehmeti, ka thënë se është lajm i mirë pezullimi i grevës. Sipas tij, është mirëpritur rinisja e punës.

“Natyrisht jemi shumë të kënaqur që po fillojmë me punën”, ka thënë ai duke treguar se do të nisin provat për shfaqjen “Art” me tekst të francezes Yasmina Reza e regji të Bashkim Ramadanit. Bëhet fjalë për një komedi me tri personazhe.

Aktorët e Teatrit Kombëtar kanë pezulluar grevën me 28 shkurt pas më shumë se tre muajsh aktivitet sindikal. Ky pezullim kishte ardhur pasi kishin marrë “porosi” nga ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku se kërkesat e tyre do të plotësohen brenda nja tri javësh. Pezullimi po ashtu është bërë pasi vetë disa aktorë kanë thënë se janë kërcënuar indirekt me ndalje të pagave e largim nga vendi i punës.

Sipas njoftimit zyrtar të Shoqatës Sindikale të Aktorëve të TKK-së, të premten vonë aktorët kanë pezulluar aktivitetin sindikal.

“Pas një greve tremujore dhe insistimit tonë të vazhdueshëm për një konfirmim zyrtar nga Ministria e Kulturës lidhur me afatin e zgjidhjes së çështjes së ekuivalentimit të pagave të aktorëve, na është komunikuar verbalisht nga një anëtare e Bordit të Teatrit Kombëtar se ministri Hajrulla Çeku është zotuar që kjo çështje do të zgjidhet brenda tri javësh”, shkruhej në njoftim.

Bëhej e ditur se në momentin që Sindikata e Aktorëve merr konfirmim zyrtar nga MKRS-ja se ky zotim realizohet brenda afatit të deklaruar nga ministri Hajrulla Çeku, do ta ndërpresin përfundimisht grevën. Vendimi është marrë me shumicë votash: 9 pro, 5 kundër, 2 abstenime.

“Sindikata vendos ta pezullojë grevën dhe t’i rikthehet skenës. Nëse brenda afatit të përcaktuar kjo çështje nuk zgjidhet, duke pasur mirëkuptim për pengesat eventuale, ne do të presim edhe tri javë të tjera. Nëse edhe pas kësaj periudhe nuk kemi një konfirmim zyrtar nga MKRS-ja për aprovimin e kërkesës sonë për ekuivalentimin e pagave, ne rezervojmë të drejtën për të rifilluar grevën dhe veprimet e tjera sindikale, në përputhje me të drejtat tona ligjore”, shkruhej në njoftim.

Të hënën e javës së kaluar, ministri i Kulturës në detyrë, kishte pritur në takim Këshillin Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës, aktivitetet tjera të asaj dite janë bërë publike, pos këtij takimi. Ministri Çeku ka folur me përbuzje për grevistët e ka thënë se për dy-tri javë do zgjidhet kjo çështje. Synimet janë që nëpërmjet një rregulloreje për sistematizim të vendeve të punës të bëhet ngritje e pagës për aktorët.

Në fillim të kësaj jave, aktori Shkëlzen Veseli kishte thënë se pavarësisht kërcënimeve e shantazheve, ata nuk tërhiqen. Aktori Adrian Morina kishte përmendur edhe grevën e urisë si masë radikale. Por, në këtë rast kishte folur vetëm për veten.

Para disa ditësh, aktorët i janë drejtuar me një letër ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku ku i kanë bërë me dije se ka kaluar koha ligjore e ndërmjetësimit. Kanë kërkuar që të dinë se deri ku ka shkuar procesi i plotësimit të kërkesave të tyre dhe janë shprehur të gatshëm për takim të përbashkët. Por MKRS-ja s’u ka kthyer zyrtarisht ndonjë përgjigje.

Në ditën e shpalljes së grevës më 17 nëntor të vitit të kaluar aktorët kishin thënë se mosreagimi pozitiv dhe përmbajtjesor i Ministrisë së Kulturës e ka sjellë gjendjen deri në këtë pikë. Konsiderojnë se janë degraduar me Ligjin për pagat në sektorin publik dhe kërkojnë “asgjë më shumë se kthim ku kanë qenë të ranguar”.

Këtë kërkesë e kanë pasur edhe kur kishte nisur aplikimi i këtij ligji para 22 muajsh. Koeficienti i tyre ishte përcaktuar të jetë 8, kurse kërkesat qenë për 11. Përkthyer në shuma: paga e aktorit të kategorisë së parë me koeficient 8 është 880 bruto.

Deri te greva aktorët kanë ardhur pas paralajmërimit të parë në mes të shtatorit, kur provat kishin nisur me 10 minuta vonesë.

Para 22 muajsh, kur ishin ngritur pagat me zbatimin e Ligjit për paga në sektorin publik, pakënaqësitë ishin shfaqur në disa institucione, duke filluar nga Teatri Kombëtar i Kosovës. Në kërkesën e Shoqatës Sindikale, të dërguar ende pa u aprovuar ligji, renditen edhe koeficientet e propozuara për pozitën e dramaturgut, mjeshtrit të dritave, organizatorit e deri te punëtorët tekniko-artistikë.

Kërkesa për rangime të tjera ka gjithandej institucioneve qendrore të kulturës. Asokohe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, u kishte premtuar se koeficientet do të rishqyrtoheshin. /UBT News/

Continue Reading

Kulturë

Protesta e Mit’hat Frashërit në Lidhjen e Kombeve, për shqiptarët e trevave të aneksuara

Published

on

Më 3 mars 1921, Mit’hat Frashëri, si president i delegacionit shqiptar, dërgoi një letër në Konferencën e Paqes në Paris, duke denoncuar keqtrajtimin e shqiptarëve në Greqi dhe Serbi. Frashëri, që përfaqësonte Shqipërinë në këtë ngjarje ndërkombëtare, shprehte gatishmërinë e qeverisë shqiptare për të përmbushur detyrimet që rridhnin nga pranimi në Lidhjen e Kombeve, por njëkohësisht theksonte shqetësimet për situatën e minoritetit shqiptar në territoret e Greqisë dhe të Serbisë.

Në letër, ai shpjegonte se, përkundër numrit të shqiptarëve që jetonin në Greqi, ky grup nuk kishte përfaqësues në parlamentin grek, duke shkelur kështu ligjet kushtetuese të vendit. Sipas Frashërit, shqiptarët duhet të kishin katër deputetë në parlamentin grek, një të drejtë që nuk ishte respektuar. Kjo situatë, sipas tij, përbënte një padrejtësi të rëndë dhe një shkelje të të drejtave të shqiptarëve në Greqi.

Po ashtu, Frashëri denoncoi keqtrajtimet që shqiptarët përjetonin në Serbi, ku shpeshherë dhuna dhe abuzimet kishin shkaktuar edhe viktima. Ai kujtoi se Traktati i Saint Germain-it, i nënshkruar pas Luftës së Parë Botërore, e detyronte Serbinë të respektonte të drejtat e minoriteteve, përfshirë ato të shqiptarëve. Megjithatë, ai vuri në dukje se qeveria serbe vazhdonte të mohonte të drejtën për mësim në gjuhën shqipe, duke shkelur kështu angazhimet ndërkombëtare të Serbisë.

Mit’hat Frashëri e përmbylli letrën e tij duke kërkuar mbështetje nga Lidhja e Kombeve për të siguruar respektimin e të drejtave të shqiptarëve në këto territore të aneksuara pas Luftës së Parë Botërore. Ky akt i Frashërit mbetet një moment historik i rëndësishëm në përpjekjet për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve jashtë kufijve të Shqipërisë./UBTNews/

 

Continue Reading

Të kërkuara