Lajmet

Katër astronautë zbresin në brigjet e Floridës, përfundojnë misionin gjashtëmujor në hapësirë

Ekuipazhi e kaloi ditën në bordin e mjetit “Crew Dragon”.

Published

on

Katër astronautë janë kthyer në shtëpi nga një qëndrim gjashtë mujor në “Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës”, duke bërë një ulje të shpejtë në bordin e kapsulës së tyre SpaceX Crew Dragon në brigjet e Floridës.

Ekuipazhi e kaloi ditën në bordin e mjetit “Crew Dragon” teksa manovronte nëpër orbitën e Tokës dhe drejt vendit të uljes së synuar në brigjet e Jacksonville, shkruan CNN.

Kapsula e Crew Dragon po udhëtonte më shumë se 17 mijë milje në orë dhe brenda kabinës së anijes kozmike, pasagjerët mbroheshin nga një mburojë nxehtësie dhe temperatura duhet të kishte qëndruar nën 37.8 gradë Celsius.

Ndërsa kapsula më pas vendosi grupe parashutash për të ngadalësuar më tej zbritjen e saj. Ekuipazhet e shpëtimit ishin të përgatitur për të tërhequr anijen kozmike nga oqeani dhe mbi një varkë speciale, të quajtur “Foleja e Dragoit”, ku do të bëhen kontrollet përfundimtare të sigurisë përpara se ekuipazhi të zbarkojë.

Përpara se astronautët të largoheshin nga stacioni hapësinor, NASA tha se kishte monitoruar ndikimin e uraganit Idalia, i cili zbardhi të mërkurën në mëngjes në bregun e Gjirit të Floridës.

Gjatë qëndrimit të tyre në hapësirë, astronautët e Crew-6 ishin planifikuar të mbikëqyrnin më shumë se 200 projekte shkencore dhe teknologjike.

Lajmet

Arrestohet një zyrtar që dyshohet se mori ryshfet nga pronarë biznesesh

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Rahovec, i dyshuar për veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Sipas Policisë, i dyshuari, mashkull kosovar, në periudha dhe lokacione të ndryshme në zonën e Rahovecit, dyshohet se kishte kërkuar dhe pranuar ryshfet nga pronarë të bizneseve, në këmbim të moskryerjes së kontrolleve apo mosndëshkimit për shkeljet e ligjit.

Gjatë hetimeve, të zhvilluara në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë siguruar dëshmi se i dyshuari dyshohet se kishte pranuar në disa raste shuma prej 300 deri në 500 euro nga pronarë të ndryshëm biznesesh.

Me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjakovë, më 24 shtator janë kontrolluar ambienti i punës dhe veturat që i dyshuari kishte në shfrytëzim. Gjatë kontrollit është sekuestruar edhe një telefon celular.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ish-kreu i SHISH, Vlora Hyseni del nga GJKKO, iu komunikua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”

Published

on

Ish-kreu i SHISH, Vlora Hyseni sapo ka dalë nga GJKKO pas më shumë se 2 orësh.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se Hysenit i është komunikuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Ajo u pyet nga gazetarët në lidhje me përgjimet e SPAK, por ka refuzuar të flasë.

Ndryshe, para se të hynte në gjykatë gjatë kalimit nga rruga drejt godinës, Hyseni është shprehur shkurtimisht ndaj pyetjes së gazetarëve nëse Agasit i janë kaluar nga ana e saj dokumente të klasifikuara, duke u shprehur: “Si kalon ti në takime me agjentët serb në dhomat e hotelit Rogner”. /Tch/

Continue Reading

Lajmet

Djemtë e ish-krerëve të UÇK-së vizitojnë familjen e Afrim Bunjakut

Published

on

Endrit Thaçi, Klestor Veseli dhe Altin Krasniqi, djemtë e ish-krerëve të UÇK-së, kanë vizituar sot familjen e policit të Kosovës, Afrim Bunjaku, në përvjetorin e rënies së tij.

Vizita është zhvilluar në shenjë respekti dhe solidariteti me familjen Bunjaku, i cili u vra më 24 shtator 2023 gjatë sulmit në Banjskë.

Gjatë vizitës, ata kanë shprehur respekt për figurën dhe sakrificën e Bunjakut, duke qëndruar pranë familjes së tij në këtë ditë përkujtimi.

Afrim Bunjaku humbi jetën në krye të detyrës gjatë sulmit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Donjeta Sadiku siguron medalje në Evropianin e boksit

Published

on

Donjeta Sadiku është ndalur në gjysmëfinale të Evropianit të boksit amator, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë, por ka siguruar medaljen e bronztë.

Boksierja kosovare, në kategorinë deri në 60 kilogramë, u mposht 4:1 nga serbja Kristina Kuluhova.

Kuluhovën, Sadiku e kishte mposhtur në finalen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, por këtë herë fitorja i takoi boksieres serbe.

Sadiku e kishte siguruar medaljen pas fitores në çerekfinale ndaj holandezes Maud van der Toorn./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara