Shëndeti

Katër arsye pse të flesh i uritur mund të jetë një ide e keqe

Të fleni kur jeni i uritur ka shumë efekte anësore.

Publikuar

Të qenit i uritur ka një efekt negativ në përqendrimin te puna apo mësimet, dhe madje mund të shkaktojë depresion, thonë studiuesit.

Shumë njerëz ende mendojnë se të shkosh në shtrat i uritur është një ide e mirë, sepse mund të ndihmojë në rënien nga pesha. Por shkenca ka vërtetuar të kundërtën dhe madje ka vënë re më shumë efekte anësore nga uria, shkruan “Bright Side”. Ja cilat janë ato:

Mund të humbni masën e muskujve

Për ata që po përpiqen të fitojnë masë muskulore, të qenit i uritur është një zgjedhje e keqe, sipas specialistëve. Ju mund të anashkaloni darkën, por keni nevojë për lëndë ushqyese për të kthyer proteinën në muskuj. Është mirë të anashkaloni dëshirën për të konsumuar ushqim natën vonë, por mos e stresoni trupin, sepse gjithmonë do të jetë i uritur gjatë mbrëmjes dhe gjatë natës.

Mund të shtoni peshë

Po, mund të ketë efekt të kundërt. Studimet që nxisin humbjen e peshës duke mos ngrënë para gjumit janë të diskutueshme. Në këtë rast, ka më shumë të ngjarë të fitoni peshë.

Deklarata se metabolizmi ynë është më i ngadaltë gjatë natës është i diskutueshëm dhe nuk ka prova për ta mbështetur atë. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që duhet të hani pak para gjumit. Të hash 2-3 orë para se të flesh është mirë, për sa kohë që është një vakt i shëndetshëm.

Mund të flini më keq

Shumica prej nesh me siguri kanë provuar të shkojnë në shtrat të uritur. Barku rënkon dhe e vetmja gjë që mendoni është nëse mund të duroni deri në mëngjes. Në këtë gjendje, duhet shumë më tepër kohë për të fjetur, kështu që nëse doni të flini mirë, thjesht mos vdisni urie, thonë specialistët. Nëse ndiheni të uritur, të paktën merrni një kastravec dhe pak ujë.

Mund të humbni energji

Nëse nuk hani, nuk keni “karburant” që t’ju mbajë aktiv gjatë ditës. Ky është një rregull i vjetër. Është shumë e rëndësishme të ndihemi mirë në mëngjes, sepse duhet të shkoni në punë dhe truri duhet të jetë aktiv. Studiuesit kanë vënë re se shumë efekte anësore të urisë mund të jenë të dëmshme, si lodhja dhe depresioni./Burimi:Panorama

Lajmet

A bëjnë gjumë më të mirë njerëzit optimistë?

Studimi zbuloi lidhjen midis të qenurit optimist dhe gjumit të rehatshëm.

Publikuar

nga

Tashmë dihet se mungesa e gjumit shoqërohet me luhatje humori dhe shtim të mendimeve negative, por a mundet që e kundërta të ndodhë me individët që bëjnë një gjumë cilësor?

Një studim i ri zbuloi lidhjen midis të qenurit optimist dhe gjumit të rehatshëm.

Teorikisht, nga një këndvështrim jo-shkencor, kjo gjë ka kuptim! Nëse flini mjaftueshëm humori juaj do të përmirësohet dhe do të keni një këndvështrim më pozitiv për jetën, e kështu do të ndiheni më optimist.

Por kjo ide padyshim shtron një pyetje tjetër: A është optimizmi rezultat i gjumit të mjaftueshëm?

A është optimizmi rezultat i gjumit të mjaftueshëm?

Duke ditur që optimizmi ndihmon në përmirësimin e aftësive shëndetësore, studiuesit u përpoqën të testonin hipotezën:  “Optimizmi mund të jetë rezultat i një gjumi cilësor”.

Hulumtimi zbuloi një lidhje të rëndësishme midis optimizmit dhe karakteristikave të ndryshme të gjumit.

Studiuesit vunë re se individët më optimistë kishin gjithashtu më pak gjasa të raportonin se vuanin nga pagjumësia dhe lodhja gjatë ditës. Dhe ata flinin mesatarisht diku nga gjashtë deri në nëntë orë.

Por, ashtu si me çdo rezultat nga hulumtimet, merreni parasysh që ende nuk ka asnjë mënyrë të sigurt për të ditur saktësisht nëse të qenurit optimist ndikon pozitivisht në cilësinë e gjumit.

Sidoqoftë, studiuesit bëjnë një lidhje logjike midis rezultateve të hulumtimit dhe efekteve të padiskutueshme të stresit në ciklin e gjumit.

“Optimistët,” thonë studiuesit, “kanë më shumë gjasa të përfshihen në përballimin aktiv të probleme dhe të interpretojnë ngjarjet stresuese në mënyra më pozitive. Duke reduktuar kështu shqetësimet dhe mendimet e shumta, para se të bien në gjumë dhe gjatë ciklit të gjumit.”

Pra nëse keni probleme me gjumin, ekspertët këshillojnë të vëzhgoni mënyrën se si mendoni, e cila mund të jetë duke ju zhytur në negativitet dhe rrjedhimisht ju jep shqetësime gjatë orëve të gjumit.

Ndërkohë edhe të rrezatosh befas optimizëm, nuk është diçka e shëndetshme. Ka shumë mënyra për të ndihmuar në menaxhimin e stresit, si për shembull praktikimi i meditimit, për të përballuar ankthin dhe për të qetësuar mendjen tuaj./AgroWeb.org

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Para se të konsumoni sërish banane duhet t’i dini këto gjashtë fakte për to

Ja disa fakte që nuk i dini për bananet.

Publikuar

nga

Pyesni këdo që t’ju thotë një frut të çuditshëm dhe do t’ju thonë bananet dhe kjo bazohet vetëm tek fakti që janë të verdha dhe shumë të buta. Por po të mësoni disa gjëra rreth tyre do të kuptoni se “e çuditshmja” nuk gjendet tek lëkura e tyre.

Ja disa fakte që nuk i dini për bananet:

1.Bananet janë radioaktive

Është i njohur fakti që bananet përmbajnë shumë potasium, shumë i nevojshëm për disa funksione të trupit. Por është pak i njohur fakti që një pjesë shumë e vogël e potasiumit është izotopi potasium 40 radiokativ i paqëndrueshëm. Ndonëse tani po mendoni për “kërcënimin” që mund të ju vijë nga ngrënia e bananes, por ju duhet të gjeni vend për 10 milionë banane njëherësh që të ketë efekt letal.

2. Bananet i bëjnë bletët të çmenden

Acetati izopentil është një përbërës organik që gjendet tek bananet dhe tek feromonet e bletëve.
Bletët dhe insektet e tjerë mbështeten tek feromonet për të komunikuar dhe kur ka kërcënim një nga mesazhet që çojnë nëpërmjete feromoneve është “sulm”.
Acetati izopentil është vetëm një përbërës i feromoneve për sulm, por ka shije të athët, ç’ka është dhe arsyeja se pse pas pickimit ju shpesh ndjeni një erë bananeje rreth pjesës që djeg. Ky acetat është më i fuqishëm tek bananet e freskëta, por zbehet pasi piqet fruti, kështu shmangni ngrënien e tyre afër bletëve, zgjidhni ndonjë të pjekur shumë.

3.Shumë energji për një frut

Nuk është surprizë që vrapuesit shpesh konsumojnë banane para maratonave për të marrë shumë energji.

4.Zgjidhje për buzëqeshjen tuaj

Bananet ju bëjnë të buzëqeshni për shumë arsye; kanë shije të mirë, të shëndetshme dhe për shkak të potasiumit ju zbardhin dhëmbët. Merrni një banane jo të pjekur mirë, pak në të gjelbër dhe me lëkurën e saj fërkoni dhëmbët më të para se t’i lani me furçë.

5.Njerëzit konsumojnë shumë banane

Sipas të dhënave njerëzi konsumojnë pa fund banane duke u rrotulluar tek shifra të paktën 2 në javë.
Mos të flasim pastaj për vendet ku rritet, në Ugandë për shembull një person konsumon 190 kg banana në vit.

6.Duken njësoj, sepse janë njësoj

Bananet janë një frut infertil. Çka do të thotë që kur një fermer do të shtojë pemët e bananes, nuk mund të mbjellë fara, por merr një pjesë nga një pemë tjetër dhe e mbjell veçmas./neps.al

Vazhdo të lexosh

Shëndeti

Shkaktarët e zakonshëm që ju bëjnë të shtoni peshë

Kortizoli, “hormoni i stresit”, kur sekretohet me shumicë shkakton një rritje të oreksit.

Publikuar

nga

Nëse filloni të merrni më shumë kalori se zakonisht ose të ndërprisni stërvitjen, nuk do të habiteni nëse numrat në peshore do të rriten së tepërmi.

Por, nëse asnjë nga arsyet e më sipërme nuk janë shkaku dhe pesha juaj vazhdon të rritet është koha për të gërmuar pak më thellë. Ju njohim me shkaktarët e zakonshëm që ju bëjnë të shtoni në peshë pa e kuptuar.

Mungesa e gjumit
Ka një lidhje midis mungesës së gjumit dhe shtimin e peshës. Së pari, nëse jeni zgjuar vonë, shanset janë të mëdha që të konsumoni ushqim natën vonë, që do të thotë më shumë kalori. Arsyeja tjetër janë ndryshimet e niveleve të hormoneve rrisin urinë dhe oreksin.

Stresi
Kortizoli, “hormoni i stresit”, kur sekretohet me shumicë shkakton një rritje të oreksit. Dhe shpesh ju drejtoheni tek ushqimet e shpejta me shumë kalori. Ky kombinim është i përsosur për të shtuar peshë.

Ilaçet kundër depresionit
Një efekt anësor që nga disa ilaçe kundër depresionit kanë është shtimi në peshë. Megjithatë vetë depresioni mund të shkaktojë ndryshime në peshë.

Steroidet
Ato janë të njohura për shtimin në peshë, por nëse i keni marrë për më shumë se një javë, mos i ndaloni ato papritur. Kjo mund të çojë në probleme serioze, prandaj konsultohuni së pari me mjekun tuaj.

Ilaçet
Disa ilaçe që merren me recetë janë të lidhura me shtimin në peshë. Lista përfshin ilaçe antipsikotike së bashku me ilaçet për trajtimin e migrenës, presionit të lartë të gjakut, diabetit etj.

Kontraceptivët
Mendohet se disa gra që marrin kontraceptivë mund të përjetojnë një rritje të peshës në lidhje me shtimin e lëngjeve në organizëm. Por kjo ndodh zakonisht për një periudhë afatshkurtër.

Hipotiroidizmi
Prodhimi i pa mjaftueshëm i hormoneve nga tiroidet bën që metabolizmi juaj ngadalësohet, duke e bërë më të mundshëm shtimin në peshë.

Mos e fajësoni menopauzën
Shumica e grave shtojnë në peshë gjatë menopauzës, por hormonet ndoshta nuk janë shkaku i vetëm. Plakja gjithashtu ngadalëson metabolizmin tuaj, kështu që ju digjni më pak kalori.

Sindroma e vezoreve policistike (PCOS)
Gratë me këtë gjendje janë rezistente ndaj insulinës (hormonit që kontrollon sheqerin në gjak), kështu që ky problem shëndetsor mund të shkaktojë shtim në peshë. Pesha tenton të mblidhet rreth barkut, duke i vënë këto gra në rrezik më të madh për sëmundje të zemrës.

Lënia e duhanit
Lënia e duhanit është një nga gjërat më të mira që mund të bëni për shëndetin tuaj, por kjo mund të shoqërohet me shtim të peshës. Ju duhet të filloni të kontrolloni ndjesinë e urisë, gjë që do ta bëjë më të lehtë humbjen e çdo kilogrami që mund të keni fituar./AgroWeb

Vazhdo të lexosh

Shëndeti

Ushqimet e dëmshme që u japim fëmijëve tanë

Tema e vitaminave është mjaft e diskutueshme.

Publikuar

nga

Që në moshë fare të re, shumë fëmijë fillojnë të hanë ushqime që përmbajnë shumë sheqer. Kjo dëmton shqisat e ndjeshmërisë dhe shijes, kështu që ushqimi normal nuk duket më i mirë. Në këtë artikull ju zbulojë se cilat janë ushqimet e dëmshme që shpesh u serviren fëmijëve, por që dëmtojnë shëndetin e tyre.

Kosi
Së pari, mos blini produktet e kosit që ruhen në rafte të hapura, por ato në frigorifer. Në vend të produkteve të ëmbla, blini kos natyral. Koset e frutave përmbajnë shumë sheqer, yndyrë dhe kalori që çojnë në mbipeshë dhe rritjen e rrezikut të diabetit. Dhe që të siguroheni se po blini një kos të shëndetshëm, duhet të kontrolloni përbërësit në etiketë.

Multivitaminat për fëmijë
Tema e vitaminave është mjaft e diskutueshme. Fakti është se shpesh prindërit mbështeten në njohuritë dhe përvojën e tyre në vend që të konsultohen me një ekspert. Fëmijët duhet të marrin vitaminat e nevojshme nga ushqimi, asnjë shtesë nuk është e nevojshme, sidomos pa këshillën e mjekut.

Lëngjet
Lëngjet që shiten të paktetuara në markete, janë një nga produktet e preferuara për fëmijët. Vetëm në një gotë lëng gjenden 5-6 lugë sheqer. Sheqeri i tretur absorbohet menjëherë në sistemin e qarkullimit të gjakut, gjë që është e keqe për metabolizmin. Në vend të lëgjeve ekspertët e shëndetit sugjerojnë që fëmijët të konsumojnë fruta. Lëngu tek frutat absorbohet gradualisht falë fibrave që ato përmbajnë. Fëmijët gjithashtu mund të konsumojnë lëngje të freskëta të shtrydhura.

Mjalti
Fëmijët nuk duhet të hanë mjaltë para moshës 2 vjeç. Kjo këshillë nuk vlen vetëm për ndonjë një reaksion të mundshëm alergjik. Por edhe sepse mjalti ndonjëherë përmban baktere që mund të çojnë në një sëmundje të rëndë infektive të njohur si botulizëm.

Rrushi
Vitaminat dhe mineralet që rrushi përmban, që janë të nevojshme për fëmijët. Por ka një arsye pse fëmijët nuk duhet t’i hanë ato. Kokrrat e rrushit janë të mëdha, e të rrëshqitshme dhe një fëmijë mund të mbytet. Gjithashtu rrushi është shumë i vështirë për tu tretur.

Pijet me bazë qumështi
Rezulton se pijet me bazë qumështi janë po aq të rrezikshme sepse përmbajnë shumë yndyrë dhe sheqer. Hulumtimet e reja tregojnë se konsumi i rregulltë i pijeve që përmbajnë shumë yndyrna, mund të çojë në zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Ky produkt është i rrezikshëm edhe për të rriturit nëse konsumohet në mënyrë të rregullt. Është e rëndësishme t’ju mësoni fëmijëve se ëmbëlsirat janë ëmbëlsira dhe se ushqimi i zakonshëm nuk mund të zëvendësohet. Nëse fëmijët mësohen që në vegjëli të ushqehen shëndetshëm, ka të ngjarë që ta ruajnë këtë zakon edhe kur të rriten./AgroWeb

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara