Lajmet

Katalin Novak bëhet presidentja e parë grua e Hungarisë

Ajo kishte qenë favoritja për të fituar votën presidenciale.

Published

on

Katalin Novák është gruaja e parë që është zgjedhur presidente e Hungarisë, raporton UBT News.

Ajo mori 137 vota nga deputetët të enjten, përpara rivalit të saj të opozitës, ekonomistin Péter Róna, me 51.

Novák, 44 vjeç, është një mbështetëse besnike e kryeministrit populist Viktor Orbán dhe më parë ka shërbyer si ministre e rinisë dhe familjes.

“Më ndihmo Zot”, tha Novák pasi fitoi mbështetjen e deputetëve, ndërsa dënoi gjithashtu pushtimin rus të Ukrainës si “të papranueshëm”.

Ajo kishte qenë favoritja për të fituar votën presidenciale, duke qenë se partia Fidesz e Orbanit mban një shumicë të madhe në parlamentin hungarez.

Novák ka mbrojtur vlerat tradicionale familjare të Hungarisë dhe ka mbajtur një fjalim pasionant para deputetëve përpara votimit.

Emërimi i saj vjen më pak se një muaj para zgjedhjeve parlamentare të Hungarisë.

Lideri i opozitës Peter Marki-Zay kishte thënë se Novak ishte “e papërshtatshme” për postin e presidentit për shkak të afërsisë së saj me kryeministrin hungarez.

Novák do të mbajë një mandat pesë-vjeçar si presidente e Hungarisë, ku ajo ka fuqinë të bllokojë përkohësisht ligjet dhe të thërrasë referendume./UBTNews/

Lajmet

Presidentja Osmani dekretoi 20 gjyqtarë me mandat fillestar

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar 20 gjyqtarë me mandat fillestar, në bazë të propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Gjatë ceremonisë së betimit para Presidentes Osmani, gjyqtarët e rinj u zotuan se do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës, do të respektojnë etikën profesionale dhe do ta kryejnë detyrën e tyre me integritet, profesionalizëm dhe paanshmëri.

“Presidentja Osmani theksoi se drejtësia e pavarur mbetet themeli i çdo shteti demokratik dhe garant i zhvillimit të tij institucional e shoqëror”, citohet ajo në komunikatën e Zyrës së Presidencës.

Ajo shtoi se gjyqtarët me integritet dhe profesionalizëm janë themeli mbi të cilin ndërtohet besimi i qytetarëve në drejtësi dhe garantohen të drejtat e barabarta për të gjithë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Ish-ambasadori amerikan Hill, do ta vazhdojë sot dëshminë e tij në Hagë

Published

on

Ish-ambasadori amerikan Christopher Hill, do ta vazhdojë edhe sot dëshminë e tij në rastin Thaçi dhe të tjerët në Gjykatën Speciale.

Vazhdimi i seancës do të mbahet nga ora 09:00, ku Hill, do të përgjigjet në pyetjet e gjykatësve.

Kryegjyqtari Charles Smith, tha se dëshmia e diplomatit Hill po shkon drejt fundit./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Parashikimi i motit

Published

on

Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas parashikimit të IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 e deri në 3 gradë Celsius, derisa ato maksimalet nga 9 e deri në 12 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jug perëndimi me shpejtësi prej 1 e deri në 5 gradë Celsius./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​FIFA propozon rregull të ri për pushim të detyrueshëm mes ndeshjeve

Published

on

FIFA po shqyrton një ndryshim të madh në rregullat e futbollit, duke propozuar një pushim të detyrueshëm prej 72 orësh mes ndeshjeve, për të mbrojtur mirëqenien e futbollistëve.

Ky propozim synon të shmangë situata ku ekipet luajnë disa ndeshje brenda pak ditësh, siç ndodh shpesh në Premier League, veçanërisht në periudhat para Krishtlindjeve.

Një shembull është Crystal Palace, që këtë sezon do të ketë tre ndeshje në gjashtë ditë, ndërsa Arsenali do të luajë dy herë brenda tre ditësh, gjë që do të ndalohej me rregullin e ri.

Megjithatë, një pushim i tillë 72-orësh do të krijonte vështirësi në oraret e ngjeshura të garave si Europa League dhe Conference League. FIFA theksoi se çdo vendim do të merret vetëm pas dakordimit me palët përkatëse dhe nuk do të hyjë në fuqi para vitit 2031, kur pritet kalendari i ri ndërkombëtar i ndeshjeve.

Propozimi është pjesë e një diskutimi më të gjerë për ngarkesën fizike të lojtarëve, që ka shkaktuar kritika të shumta nga trajnerë si Jurgen Klopp dhe Carlo Ancelotti.

Në të njëjtën kohë, FIFA po krijon edhe një fond prej 20 milionë dollarësh për të ndihmuar futbollistët që nuk kanë marrë pagat e tyre të plota nga klubet në vështirësi financiare./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara