Botë

Karolina e Veriut, shtet me rëndësi kyçe në zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë

Published

on

Karolina e Veriut është shfaqur si një shtet i rëndësishëm në betejën zgjedhore për president që kur Nënpresidentja Kamala Harris zëvendësoi Presidentin Joe Biden si kandidate e Partisë Demokrate.

Në korrik, Presidenti Biden doli pas kandidatit republikan Donald Trump në sondazhe me pothuajse shtatë për qind diferencë, sipas “Cook Political Report”.

Por, zonja Harris fitoi terren, duke e kthyer atë nga një shtet që voton kryesisht republikanët në një shtet “fushëbetejë”. Karolina e Veriut, shtet bregdetar juglindor, ka parë një fluks të të ardhurve të rinj në vitet e fundit, gjë që ka ndryshuar hartën e saj politike, shkrua VOA.

Aty janë shpërngulur më shumë të rinj dhe pakica, të tërhequr nga sektori teknologjik në rritje, duke shtuar mbështetjen për demokratët edhe në zonat periferike. Ekziston gjithashtu një popullsi e konsiderueshme afrikano-amerikane që janë entuziastë për kandidaturën e zonjës Harris. Në të njëjtën kohë, Karolina e Veriut ka një popullsi më të madhe rurale nga shtatë shtetet fushëbetejë, një segment që është bërë gjithnjë e më shumë

republikan. Demokratët shpresojnë se mund të fitojnë zgjedhjet presidenciale në këtë shtet për herë të parë që nga viti 2008. Ekipi i fushatës së zotit Trump e sheh Karolinën e Veriut si me rëndësi kritike për rrugën e tij drejt fitores.

Disa muaj më parë, Karolina e Veriut konsiderohej një shtet ku dukej që fituesi i zgjedhjeve presidenciale do të ishte kandidati republikan. Ish presidenti Donald Trump kryesonte në sondazhe.

Por pasi Nënpresidentja Kamala Harris u bë kandidatja e demokratëve epërsia që kishte krijuar zoti Trump filloi të bjerë.

Tani, Karolina e Veriut konsiderohet një shtet fushëbetejë, një nga shtatë shtetet që ka të ngjarë të përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve.

Karolina e Veriut është një vend i larmishëm, i njohur për malet dhe plazhet e saj; sektorin bankar, bujqësinë dhe popullatën me prejardhje të ndryshme.

Profesori i shkencave politike Eric Heberlig analizon situatën në këtë shtet të pavendosur.

“Karolina e Veriut është shtet i pavendosur, sepse ka shtetas nga të gjitha komunitetet. Këtu janë të gjitha grupet demografike që janë me rëndësi kritike për votat e të pavendosurve”, thotë profesori Heberlig.

Por kandidatët republikanë për president kanë fituar 10 nga 11 zgjedhjet e fundit në Karolinën e Veriut. Pse demokratët mendojnë se mund të sigurojnë fitore këtë vit?

Ka një popullsi në rritje dhe më të re… Demokratët nuk ishin shumë të entuziazmuar me kandidaturën e Joe Bidenit, veçanërisht votuesit më të rinj. Kamala Harris është më e re, sjell më shumë energji, çka është pritur mirë nga votuesit e rinj. Karolina e Veriut ka një përqindje të konsiderueshme pakicash, veçanërisht afrikano-amerikanë. Ata e pritën shumë mirë kandidaturën e Harrisit… Ne kemi një sektor teknologjie në rritje, një popullsi hispanike dhe aziatike në rritje”, thotë me tej ai.

Shumë prej këtyre të ardhurve të rinj po shkojnë drejt periferisë, duke i bërë këto zona më pak republikane, me kalimin e kohës. Në vitin 2020, zoti Trump fitoi Karolinën e Veriut me një diferencë prej vetëm 1.3 për qind ndaj zotit Biden.

Ka gjithashtu pensionistë të racës së bardhë që shkojnë për të jetuar në zonat më rurale. Pra, arrihet një lloj balancimi midis qarqeve urbane, ku ka rritje të demokratëve dhe qarqeve më rurale që janë më shumë republikane, të dyja të nxitura nga migrimi”.

Karolina e Veriut ka popullsinë më të madhe rurale nga shtetet fushëbetejë, me afërsisht një të tretën e banorëve të shtetit që jetojnë në to.

Fitorja e Obamës në vitin 2008 është dëshmi e vërtetë se çfarë sfide është për demokratët e Karolinës së Veriut të fitojnë zgjedhjet presidenciale këtu. Ne e mendojmë atë si një fitore të madhe për Obamën, por ai e fitoi atë me një total prej 13,000 votash, që është një shifër e vogël. Kjo fitore u arrit vërtet fal asaj që gjithçka shkoi si duhet për Obamën pasi ai kandidoi në kohën kur vendi ishte përfshirë në një luftë për të cilën fajësoheshin republikanët. Kishte edhe një recesion”, thotë profesori Heberlig.

Ashtu si votuesit në nivel kombëtar, shqetësimi kryesor i tyre është ekonomia. Një tjetër çështje është emigracioni.

Demokratët e kanë bërë abortin një pjesë kyçe të fushatës së tyre. Por, kjo çështje mund të mos jetë aq e rëndësishme për të fituar votat në Karolinën e Veriut.

Një sondazh i fundit zbuloi se vetëm 11% e votuesve në Karolinën e Veriut e quajn abortin si çështjen e tyre më të rëndësishme. Kjo është përqindja më e ulët e çdo shteti fushëbetejë.

Do të jetë një gjë interesante të shihet se sa i nxisin demokratët çështje si aborti ose ruajtja e demokracisë për të votuar këtu”.

Kjo zakonisht nuk ndodh, sepse procesi për t’u përfshirë në fletën e votimit në Karolinën e Veriut është më i vështirë sesa në shtetet e tjera. Sapo patëm miratimin nga Gjykata e Lartë të vendimit të Gjykatës Supreme të Karolinës së Veriut që pranoi kërkesën e kandidatit të tretë Robert Kenedy Jr. të hiqte veten nga fleta e votimit. Pra, kjo zvogëlon mundësitë që ai të marrë vota nga zoti Trump”, thotë profesori Haberlig.

Disa demokratë shpresojnë se një skandal i fundit që përfshiu garën për guvernatorin e shtetit do të përmirësojë mundësitë e tyre.

Kandidati republikan i mbështetur nga zoti Trump, Mark Robinson bëri deklarata ofenduese në internet.

Profesori Heberlig thotë se kjo mund të dëmtojë kampin republikan.

Robinsoni do ta ketë të vështirë për të mbledhur fonde. Po ashtu, paratë nuk mund të shpenzohen për fushata të tjera që do të ndihmonin republikanët e tjerë të fitonin, siç është fushata e tyre ‘Dilni dhe votoni’”.

Këshilltarët e zotit Trump mendojnë se fitorja në Karolinën e Veriut është me rëndësi kritike për suksesin e tij në këto zgjedhje. Që kur zonja Harris hyri në garë, ish Presidenti Donald Trump ka bërë fushatë atje më shumë se në çdo shtet tjetër, përveç Pensilvanisë.

Botë

Të paktën 69 persona të vdekur nga tërmeti në Filipine

Published

on

Të paktën 69 persona kanë vdekur dhe janë plagosur shumë të tjerë nga një tërmet i fuqishëm goditi Filipinet qendrore me magnitudë 6.9 ballë.

Qeveria tha se po bëjnë përpjekje për të kërkuar të mbijetuar dhe për të rivendosur furnizimin me energji elektrike dhe ujë.

Të paktën 14 banorë vdiqën dhe spitali u mbingarkua në Bogo, një qytet bregdetar në provincën Cebu me një popullsi prej rreth 90,000 banorësh, i cili ndodhet afërsisht 19 kilometra nga epiqendra e tërmetit të cekët.

Në San Remigio, gjithashtu pranë Bogos, pesë persona u vranë nga shembja e mureve ndërsa po përpiqeshin të iknin nga një ndeshje basketbolli që po ndiqnin kur goditi tërmeti, tha kryebashkiaku i qytetit Alfie Reynes për mediat lokale.

Reynes bëri thirrje për ushqim dhe ujë, pasi sistemi i ujit të San Remigios ishte dëmtuar nga dridhjet, si dhe pajisje për përpjekjet e kërkim-shpëtimit/S.K/EO/Euronews/

Continue Reading

Botë

Mbyllet Qeveria amerikane, Trump kërcënon me reduktim të vendeve të punës për demokratët

Published

on

Qeveria amerikane nisi mbylljen në mesnatë pasi ligjvënësit dhe presidenti amerikan, Donald Trump, dështuan të arrinin një marrëveshje për shpenzimet gjatë bisedimeve të tensionuara që u kushtëzuan nga kërkesat e demokratëve që të financohet kujdesi shëndetësor.

Kjo është hera e parë që Qeveria amerikane mbyllet pas mbylljes më të gjatë në histori që zgjati 35 ditë para pothuajse shtatë vitesh.

Trump fajësoi demokratët për bisedimet që ngecën dhe kërcënoi se do të ndëshkonte partinë dhe votuesit e saj gjatë mbylljes, duke paralajmëruar se do të shënjestrojë disa prioritete progresive, duke detyruar shkurtime masive në vendet e punës në sektorin publik.

“Do të largojmë nga puna shumë njerëz që do të preken shumë dhe ata do të jenë demokratë”, tha Trump për gazetarët në Zyrën Ovale.

Ai shtoi se shumë gjëra të mira do të vijnë nga mbyllja, duke sugjeruar se do ta përdorë këtë ndërprerje për të hequr qafe shumë gjëra që nuk i donim, dhe ato gjëra do të jenë të demokratëve.

Operacionet qeveritare nisën të paralizoheshin pas mesnatës, pas një përpjekje të dështuar në Senat për miratimin e një rezolute rezolutë afatshkurtër të financimit, që veçse është miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve.

Kërcënimi i Trumpit për shkurtime të reja të vendeve të punës ka rritur shqetësimet në mesin e punëtorëve federalë, pas largimeve masive nga puna më herët gjatë këtij viti nga Departamenti për Efiçiencë Qeveritare që u drejtua nga Elon Musk..

Pothuajse të gjithë demokratët në Senat votuan kundër projektligjit që kishte kaluar në Dhomën e Përfaqësuesve.

Qeveria federale është mbyllur 21 herë që nga viti 1976, kur Kongresi miratoi procesin e ri për miratimin e buxhetit. Disa mbyllje kanë zgjatur vetëm disa orë dhe nuk kanë pasur ndikim në funksionimin e Qeverisë.

Mbyllja më e gjatë, ndërkaq, nisi më 22 dhjetor 2018, kur demokratët dhe Trumpi nuk arritën pajtim për 5.8 miliardë dollarët që presidenti i kërkonte për murin në kufi me Meksikën.

Atëbotë, pothuajse 380 mijë punonjës federalë u dërguan në pushim administrativ, ndërkaq 420 mijë të tjerë punuan pa pagesë.

Mbyllja e re nuk do të prekë funksionet vitale, sikurse janë shërbimet postare, ushtria, programet për mirëqenie. Por, deri në 750 mijë punonjës mund të dërgohen në shtëpi dhe nuk do të mund të paguhen derisa të përfundojë mbyllja, sipas Zyrës për Buxhet të Kongresit./S.K/EO/

Continue Reading

Botë

Turqia do të bisedojë me Hamasin për planin amerikan të Gazës

Published

on

By

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, vlerësoi më parë “përpjekjet dhe lidershipin” e Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza.

Përfaqësuesit turq do të marrin pjesë në diskutimet me delegacionin e Hamasit mbi planin e Presidentit të SHBA-ve Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Katarit.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, vlerësoi më parë “përpjekjet dhe lidershipin” e Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza, pasi udhëheqësi amerikan siguroi mbështetjen e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për një propozim paqeje të sponsorizuar nga SHBA-të.

Unë përgëzoj përpjekjet dhe lidershipin e presidentit amerikan Donald Trump që synojnë ndalimin e gjakderdhjes në Gaza dhe arritjen e një armëpushimi”, tha Erdogan, i cili u takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë për herë të parë në gjashtë vjet javën e kaluar.

Turqia do të vazhdojë të kontribuojë në proces “me qëllim krijimin e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme të pranueshme për të gjitha palët”, shtoi ai në X.

Një burim nga Ministria e Jashtme turke tha vonë të hënën se ministri i Jashtëm Hakan Fidan kishte diskutuar propozimin e Trump me homologët e Arabisë Saudite, Katarit dhe Jordanisë në një telefonatë./D.B/EO

Continue Reading

Botë

Sulmi me dronë rus vret një familje të tërë ukrainase

Published

on

By

Një familje e tërë, një çift i martuar dhe dy djemtë e tyre të vegjël janë vrarë në një sulm me dron rus gjatë natës në rajonin verilindor Sumy të Ukrainës, thanë zyrtarët lokalë.

Kreu rajonal Oleh Hryhorov tha se një ndërtesë banimi u godit në fshatin Chernechchyna. Trupat e dy fëmijëve, të moshës katër dhe gjashtë vjeç, dhe të prindërve të tyre u nxorën më vonë nga rrënojat, shkruan BBC.

Forca ajrore e Ukrainës tha se njësitë e saj qëlluan 46 nga 65 dronë rusë në të gjithë vendin – por pati 19 goditje të drejtpërdrejta në gjashtë vende.

Ushtria ruse nuk ka komentuar. Në një deklaratë, tha se 81 dronë ukrainas u shkatërruan gjatë natës në pesë rajone ruse./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara