Kulturë

Karikatura e autoportretit e vizatuar nga Kurt Cobain shitet në ankand për më shumë se 281,000 dollarë

Published

on

Ylli i Nirvana, Kurt Cobain ia kishte dhënë vizatimin një fotografi të pavarur ndërsa ishte duke vizituar albumin Nevermind në Singapor në 1992.

Një vizatim karikature i vetë-portretit nga Kurt Cobain është shitur në ankand për më shumë se 281,000 dollarë (199,000 £). Skica e muzikantit të ndjerë të grupit Nirvana është bërë me stilolaps të zi dhe mbishkruhet: “Unë nuk di si të luaj dhe nuk më intereson fare!”

Cobain, i cili bëri vetëvrasje në moshën 27 vjeçare në 1994, nënshkroi fotografinë, e cila është në stacionare nga Qendra e Muzikës TNT e Singaporit, “Kurdt Kobain Rock Star”.

Vepra arti tani ka arritur 281,250 dollarë në ankand – 28 herë më shumë se çmimi udhëzues prej 10,000 dollarë (7,000 £).

Cobain ia kishte dhënë vizatimin Jacque Chong, një fotograf i pavarur i cili punoi me të gjatë turneut promovues të albumit Nevermind të Nirvana në Singapor në 1992. Blerësi anonim është një koleksionist privat dhe fans i Cobain, thanë ankandët.

Shitur gjatë ngjarjes tre-ditore të Julien’s Auctions Music Icons, gjithashtu letrat e shkruara me dorë nga Britney Spears për të dashurin e saj në shkollën e mesme u shitën gjithashtu në ankand, të shitura tek një blerës anonim. Gjithashtu një veshje e bërë e famshme nga Cher – që është në videon muzikore për këngën 1989 If I Could Turn Back Time – ishte gjithashtu në mesin e artikujve të shitur, duke arritur 115,200 dollarë (81,600).

(Përshtati dhe përktheu UBTNews)

Lajmet

Arapi Krasniqi ndau certifikatat për gjeneratën e re të udhërrëfyesve turistikë

Published

on

Në ambientet e Muzeut të Hidroelektranës, zëvendësministrja e Kulturës dhe Turizmit, Nora Arapi Krasniqi, ndau certifikatat për gjeneratën e re të udhërrëfyesve turistikë të trajnuar në kuadër të programit GUIDEKS.

Programi, i realizuar në bashkëpunim ndërmjet GUIDEKS, Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit dhe Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, synon krijimin e një rrjeti profesionistësh që do të promovojnë kulturën, trashëgiminë dhe potencialin turistik të Kosovës.

Sipas Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, udhërrëfyesit e certifikuar do të kenë rol të rëndësishëm në prezantimin e vlerave kulturore dhe historike të vendit, duke u ofruar vizitorëve përvoja më cilësore dhe më profesionale.

Me këtë rast, ministria ka njoftuar edhe hapjen e thirrjes për regjistrimin e udhërrëfyesve turistikë, si hap drejt krijimit të regjistrit zyrtar të udhërrëfyesve në Republikën e Kosovës.

Regjistrimi është i obligueshëm për të gjithë ata që dëshirojnë të ushtrojnë veprimtarinë e udhërrëfyesit turistik në Kosovë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Bogujevci dhe Nora Arapi Krasniqi vizituan muzeun “Eksodi ’99”

Published

on

Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, dhe zëvendësministrja Nora Arapi Krasniqi vizituan muzeun Eksodi ’99, një hapësirë që dokumenton eksodin e shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës përmes dëshmive dhe rrëfimeve personale.

Gjatë vizitës, ato u pritën nga Jeta Xharra dhe kuratori Gazmend Ejupi, me të cilët diskutuan për konceptin e muzeut, procesin e dokumentimit të dëshmive dhe rëndësinë e ruajtjes e prezantimit profesional të kujtesës historike.

Sipas Ministrisë së Kulturës, muzeu Eksodi ’99 përfaqëson një kontribut të rëndësishëm në ruajtjen e kujtesës kolektive, duke e bërë atë të qasshme dhe të kuptueshme për publikun dhe brezat e ardhshëm.

Muzeu është i hapur për vizitorë nga e marta deri të dielën, nga ora 12:00 deri në orën 20:00. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

Zbulime të reja arkeologjike në Istog, gjendet banesë 3.900-vjeçare në Pepaj

Published

on

Zëvendësministrja e Kulturës, Nora Arapi Krasniqi, ka vizituar lokalitetin arkeologjik të Pepajt në Lubozhdë të Istogut, ku po zhvillohen gërmime në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Institutit Arkeologjik të Kosovës dhe Universitetit të Miçiganit.

Sipas njoftimit, lokaliteti prehistorik, i banuar që nga fundi i Epokës së Hershme të Bronzit, po sjell rezultate të rëndësishme shkencore.

Gjatë hulumtimeve është zbuluar një banesë e datuar rreth vitit 1900 para erës sonë, e cila ofron njohuri të reja për jetën dhe organizimin e komuniteteve që kanë jetuar në këtë zonë mijëra vjet më parë.

Nga Ministria e Kulturës është vlerësuar rëndësia e këtij projekti, i cili dëshmon rolin e bashkëpunimit ndërkombëtar në kërkimin shkencor, si dhe kontributin e studentëve dhe studiuesve të rinj në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton shfaqjen “Terminal” në festivalin ndërkombëtar në Austri

Published

on

Baleti Kombëtar i Kosovës do të prezantojë shfaqjen “Terminal” në kuadër të edicionit të 35-të të Festivalit Ndërkombëtar Internationale Bühnenwerkstatt und Tanztheater, që mbahet në Graz të Austrisë.

Shfaqja, me koreografi nga Evgeny Kozlov dhe Romane Petite, do të vihet në skenë më 15 korrik 2026, me ftesë të organizatorëve të festivalit.

Pjesëmarrja në këtë ngjarje ndërkombëtare përfaqëson një mundësi të rëndësishme për promovimin e artit skenik dhe krijimtarisë koreografike të Kosovës para publikut ndërkombëtar.

Festivali Internationale Bühnenwerkstatt und Tanztheater konsiderohet një nga ngjarjet e rëndësishme artistike që mbledh artistë dhe trupa të vallëzimit nga vende të ndryshme të botës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara