Kulturë

Kardashians kritikohen nga organizata për të drejtat e kafshëve

Organizata PETA po i bën thirrje familjes që të dhurojnë produktet ekzotike me lëkurë kafshësh për të pastrehët.

Published

on

Organizata për të drejtat e kafshëve PETA po i bën thirrje familjes Kardashian që të dhurojnë produktet ekzotike me lëkurë kafshësh për të pastrehët. Familja e reality TV po shet dhjetëra të tilla në dyqanin e tyre online, Kardashian Closet, pavarësisht se më parë kishte denoncuar gëzofin.

PETA dëshiron që veshjet e shtrenjta me lëkurë të rrallë dhe çantat e dorës që i dërgohen organizatës, të përdoren në ekspozita arsimore dhe t’u shpërndahen njerëzve të pastrehuar, refugjatëve dhe të tjerëve në nevojë të jashtëzakonshme. Kim Kardashian, e cila nuk vesh më lesh të vërtetë apo lëkura ekzotike, ka 13 produkte për shitje, duke përfshirë pallto, funde me lëkurë pitoni dhe çanta dore krokodili me vlerë mijëra dollarë.

Zëvendëspresidentja e lartë e PETA-s, Lisa Lange, tha në një deklaratë“Asgjë nuk mund të zhbëjë vuajtjet e dhelprave,  gjarpërinjve dhe aligatorëve që u vranë për të bërë një xhaketë ose një palë këpucë, por Kardashians ende mund të bëjnë diçka të mirë me këto sende”.

Organizata i ka bërë thirrje familjes që të dhurojnë veshjet dhe çantat e tyre me lëkurë të rrallë për t’u shpërndarë atyre në nevojë.

Ndërsa Kardashians nuk kanë shkelur asnjë ligj duke shitur artikujt e tyre të vjetër, Kalifornia kohët e fundit ndaloi shitjen dhe prodhimin e produkteve të reja të leshit të kafshëve në një përpjekje për t’i dhënë fund tregtisë së gëzofit.

Megjithatë, shteti lejon përjashtime për produkte të caktuara të modës si produktet e aligatorit dhe krokodilit./lapsi.al

Lajmet

Saranda Bogujevci viziton provën gjenerale të Operës së Kosovës para premierës së veprave të Puccinit

Published

on

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Saranda Bogujevci, ka vizituar sot provën gjenerale të Operës së Kosovës, në prag të premierës së diptikut të kompozitorit italian Giacomo Puccini, e cila do të shfaqet më 1 korrik.

Gjatë vizitës, ministrja përcolli nga afër fazën përfundimtare të përgatitjeve, duke ndjekur punën e orkestrës, solistëve dhe ekipit realizues, të cilët po finalizojnë detajet e këtij produksioni të rëndësishëm artistik.

Sipas Ministrisë së Kulturës, ky produksion do t’i sjellë publikut në Prishtinë dy vepra të rëndësishme të repertorit operistik botëror, duke pasuruar jetën kulturore dhe artistike të vendit.

Premiera e 1 korrikut konsiderohet një tjetër hap i rëndësishëm për zhvillimin e operës në Kosovë, duke dëshmuar përkushtimin e institucioneve dhe artistëve për avancimin e artit skenik dhe muzikor, si dhe për sjelljen e produksioneve cilësore para publikut kosovar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve performon për herë të parë në Londër

Published

on

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve do të ngjitet për herë të parë në skenën e Mbretërisë së Bashkuar, duke sjellë trashëgiminë kulturore shqiptare në zemër të Londrës përmes një shfaqjeje artistike të veçantë.

Sipas njoftimit të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, performanca do të mbahet më 6 korrik në Shaw Theatre në Londër, ku publiku do të ketë mundësinë të përjetojë një mbrëmje që ndërthur traditën shqiptare me frymëzimin që poeti britanik Lord Bajron gjeti në Shqipëri.

Në këtë mbrëmje artistike, ansambli do të prezantojë një program të pasur me këngë dhe valle tradicionale, kostume autentike dhe tinguj karakteristikë të folklorit shqiptar, duke përcjellë historinë, traditat dhe identitetin kulturor të shqiptarëve para publikut ndërkombëtar.

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit thekson se shfaqja “Zëri i Trashëgimisë” synon të promovojë kulturën shqiptare përmes gjuhës universale të artit, duke shërbyer si një urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

“Zëri i Trashëgimisë është një ftesë për të zbuluar Shqipërinë përmes artit, një urë kulturore mes dy vendeve dhe një homazh për pasurinë e jashtëzakonshme të identitetit tonë kombëtar”, thuhet në njoftimin e TKOB-së.

Kjo paraqitje shënon një moment të rëndësishëm për promovimin e kulturës shqiptare në arenën ndërkombëtare, duke sjellë në një nga skenat e Londrës pasurinë e folklorit dhe traditave shqiptare./atsh//A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kosova për herë të parë në ekspozitën e UIA-së në Barcelonë, prezantohet arkitektura kosovare në skenën globale

Published

on

Kosova po merr pjesë për herë të parë në Ekspozitën e Seksioneve Anëtare të UIA-së (UIA Member Sections Exhibition), e cila po mbahet në kuadër të Kongresit Botëror të Arkitektëve UIA 2026 në Barcelonë.

Vendi po përfaqësohet nga Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës, në një ekspozitë ndërkombëtare ku marrin pjesë 55 shtete nga 121 shtete anëtare të UIA-së. Kjo pjesëmarrje vlerësohet si një hap i rëndësishëm për promovimin e arkitekturës kosovare dhe forcimin e pranisë së saj në arenën ndërkombëtare.

Sipas organizatorëve, prezantimi i Kosovës në këtë forum prestigjioz përbën një moment të rëndësishëm për afirmimin e arkitekturës vendore, si dhe për thellimin e bashkëpunimit profesional, shkëmbimin e përvojave dhe integrimin në rrjetin global të arkitekturës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Prishtina organizon ngjarje për 250-vjetorin e SHBA-së, theksohet partneriteti Kosovë–SHBA

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar organizimin e një ngjarjeje të veçantë nën patronatin e Kryeqytetit me rastin e 250-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ngjarja, me titull “America and Kosova – A Freedom Story for the Next 250 Years”, do të mbahet më 2 korrik, duke filluar nga ora 10:00, në Emerald në Prishtinë.

Sipas Ramës, aktiviteti synon të vërë në pah partneritetin e veçantë ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, si dhe të trajtojë historinë e lirisë dhe miqësisë mes dy vendeve.

Ai ka theksuar se kjo ngjarje do të fokusohet në bashkëpunimin e vazhdueshëm që, sipas tij, ka kontribuar në ndërtimin e së ardhmes dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara