Shëndet

Karakteristikat e njerëzve të ndjeshëm

Published

on

Studimet tregojnë se 15-20% e popullsisë është shumë e ndjeshme. Megjithatë, njerëzit nuk e dinë se çfarë nënkupton kjo.

10 gjërat që njerëzit me ndjeshmëri të lartë bëjnë:

I kap paniku kur kanë shumë gjëra për të bërë

Ata janë vazhdimisht në ankth dhe me rritjen e nivelit të stresit, ata kanë më shumë vështirësi për të qenë produktivë.

I konsiderojnë si kaotike ambientet e zhurmshme

Njerëzit me ndjeshmëri të madhe nuk përballojnë pamjet, tingujt, aromat dhe aktivitetin zhurmshëm në të tilla ambiente.

Ata nuk performojnë mirë kur janë nën vëzhgim

Njerëzit me ndjeshmëri të madhe, funksionojnë më së miri kur janë në ambient privat. Nëse kanë ndonjë prezantim para shefit të tyre apo diçka para publikut performojnë dobët për shkak të presionit.

Preken thellë nga arti

Nëse bëhet fjalë për ndonjë pjesë muzikore apo ndonjë vizitë në një galeri të artit, personat me ndjeshmëri të lartë e vlerësojnë shumë. Ata përmes kreativitetit ndezin emocionet e tyre.

Ata arrijnë të dallojnë njerëzit që janë në siklet

Ata e kuptojnë kur njerëzit tjerë ndodhen në një situatë të vështirë.

Ata tërhiqen kur gjërat përkeqësohen

Pas një jave të lodhshme, personat me ndjeshmëri të madhe kanë nevojë për kohë të kaluar në qetësi.

Continue Reading

Shëndet

Uleni temperaturën pa ilaçe, këshilla të thjeshta dhe efektive

Published

on

Virozat e ndryshme shkaktojnë temperaturë të lartë trupore, e cila mund të shkaktojë lodhje dhe ndjesi jo komode.

Ekzistojnë disa mënyra për të ulur temperaturën pa përdorur ilaçe, por është e rëndësishme të mbani mend se nëse zgjat për disa ditë, duhet të konsultoheni me mjekun.

Kjo sepse trupi mund të jetë duke luftuar ndonjë infeksion më serioz.

Ja dy metoda të thjeshta dhe efektive që mund t’ju ndihmojnë:

1. Patate:

Merrni një patate dhe pritini në rrathë të hollë. Vendosini rrathët brenda çorapeve dhe vishni, duke i mbajtur derisa të ndjeni se temperatura ka rënë. Patatja ndihmon në ftohjen e trupit në mënyrë natyrale. Kujdes: mos e mbani shumë gjatë, pasi mund të ulë temperaturën në nivele të tepërta.

2. Dush me ujë të vakët:

Kur keni temperaturë, dush me ujë të vakët ndihmon në uljen e saj. Mos përdorni ujë të ftohtë, sepse kjo shkakton të dridhura dhe të përkeqësojë gjendjen tuaj. Një dush i vakët ndihmon trupin të freskohet pa stres dhe rrit komoditetin gjatë shërimit.

Përveç këtyre, është e rëndësishme të qëndroni të hidratuar, të pushoni, të hani ushqime të lehta.

Kujdesi natyral dhe pushimi janë çelësi për rikuperim më të shpejtë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Keni ngrënë aksidentalisht disa fara molle? Ja çfarë duhet të dini

Published

on

Nëse keni ngrënë disa fara molle pa dashje, zakonisht nuk ka arsye për shqetësim.

Lëvozhga e fortë e jashtme i mbron substancat e tyre të dëmshme, prandaj shumica e njerëzve nuk përjetojnë efekte anësore.

Por, nëse farat përtypen, shtypen ose konsumohen në sasi të mëdha, ato mund të bëhen toksike.

Rreziqet kryesore:

Mbytja: Farat e vogla mund të bllokojnë rrugët e frymëmarrjes, veçanërisht tek fëmijët ose personat me vështirësi në gëlltitje. Për këtë arsye, është më e sigurt të hiqni bërthamën para se të hani.

Helmimi: Farat përmbajnë amigdalinë, që në trup mund të shndërrohet në cianur hidrogjeni, një substancë toksike. Gëlltitja e farave të plota zakonisht nuk është e rrezikshme, por përtypja rrit rrezikun. Simptomat mund të përfshijnë dhimbje koke, të përziera, marramendje, rrahje të shpejta të zemrës dhe në raste të rënda humbje të vetëdijes.

Probleme tretjeje: Përtypja e një numri të madh farash shkakton fryrje ose dhimbje barku, sidomos tek personat me probleme të tretjes.

Alergjitë: Rrallë, disa persona mund të kenë reaksione alergjike ndaj farave, duke përfshirë skuqje, ënjtje ose vështirësi në frymëmarrje. Në këtë rast, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore.

Sa është e rrezikshme?

Ekspertët vlerësojnë se një dozë toksike për një të rritur është rreth 150–200 fara të përtypura, varësisht nga pesha dhe lloji i mollës. Pra, ngrënia aksidentale e disa farave nuk paraqet rrezik.

Hiqni gjithmonë bërthamën dhe farat para konsumimit, veçanërisht për fëmijët.

Mos përtypni farat e mëdha ose të shumta rregullisht. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Si të largosh plasaritjet dhe ashpërsinë e thembrave?

Published

on

Të gjithë duan të tregojnë këmbët e bukura, por është sfiduese, veçanërisht kur thembrat janë të thata e lëkura e plasaritur.

Shkak i lëkurës së ashpër në thembra është lagështia që grumbullohet brenda këpucëve, por ekzistojnë mënyra për ta trajtuar këtë problem.

Shumë vajza mendojnë se pedikyri mund të jetë zgjidhja. Ai ndihmon, por vetëm përkohësisht.

“Produktet hidratuese që përdor pedikyristja ose kremrat specifikë vetëm maskojnë problemin, nuk e zgjidhin,” shpjegon Dr. Dana Canuso, mjeke specialiste. Kjo do të thotë se, edhe pse lëkura duket më e butë pas pedikyrt, problemi nuk zhduket plotësisht.

Ekzistojnë disa mënyra për ta përmirësuar këtë situatë. Njëra është përdorimi i serumit të rekomanduar që pastron qelizat e vdekura e ndihmon rigjenerimin e lëkurës së thembrave, duke dhënë rezultate të dukshme brenda pak ditësh.

Një alternativë natyrale që jep përmirësim të shpejtë është scrub-i me vaj ulliri dhe sheqer kafe.

Përdorimi:

Pas larjes së mirë të këmbëve dhe heqjes së lëkurës së ashpër, përziej disa pika vaj ulliri me pak sheqer kafe.

Masazhojini thembrat për disa minuta dhe më pas shpëlajini me ujë të bollshëm.

Përsëriteni këtë trajtim disa herë në javë dhe do të vini re se lëkura është dukshëm më e butë.

Specialistët këshillojnë që këto trajtime, si serumet ashtu edhe scrub-i, të bëhen në mbrëmje para gjumit.

E rëndësishme është të mbani këpucë të hapura, që këmbët të ajrosen dhe të shmangni akumulimin e lagështisë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Si të ushqeheni shëndetshëm pa shpenzuar shumë?

Published

on

Në një botë ku ushqyerja e shëndetshme po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme, zgjedhja e ushqimeve luan një rol kyç për shëndetin dhe mirëqenien tonë.

Ja pesë ushqime që duhet të përfshihen në listën tuaj të blerjeve:

Bishtajorët – Burim i shkëlqyer proteinash, vitaminash B dhe yndyrnash të shëndetshme. Ndihmojnë zemrën, trurin dhe luftojnë inflamacionin, me një kosto rreth 150 lekë/kg.

Çokollata e zezë – E pasur me antioksidantë, përmirëson shëndetin e zemrës, redukton stresin dhe mbështet funksionin e trurit. Zgjidhni çokollatë me përqindje të lartë kakao dhe pak sheqer.

Drithërat – Elbi, kinoa dhe orizi integral ofrojnë energji të qëndrueshme, fibra dhe vitamina. Ndihmojnë në kontrollin e peshës dhe shëndetin e sistemit tretës.

Brokoli – Superushqim me vitaminë C, K, fibra dhe antioksidantë. Lufton inflamacionin dhe mbrojt kundër sëmundjeve kronike. I lirë dhe i lehtë për t’u gatuar.

Farat – Liri, chia dhe kungulli janë të pasura me yndyra të shëndetshme, proteina dhe minerale. Mbështesin shëndetin e zemrës dhe trurit, dhe janë të lehta për t’u shtuar në dietë.

Këto pesë ushqime kombinim shëndetin dhe ekonominë, duke i bërë ideale për çdo familje që dëshiron të ushqehet shëndetshëm pa shpenzuar shumë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara