Kronika e zezë

Kapen 31 kg drogë në Komoran, vihen në pranga dy persona

Publikuar

Antidroga e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës ka konfiskuar 31 kg substancë të dyshuar narkotike dhe ka prangosur dy persona të dyshuar për blerje, posedim apo shpërndarje të paautorizuar të saj.

Pas pranimit të informacioneve dhe hetimeve të zhvilluara, operacioni policor është realizuar dje në Komoran të Drenasit.

“Në këtë operacion është konfiskuar vetura Passat me targa vendore pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, në të cilën janë gjet dhe konfiskuar dy thasë të mbushur me 31 kilogram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Po ashtu është konfiskuar edhe vetura ( me targa të Shqipërisë) e personit të dyshuar mashkull shtetas i Shqipërisë, dy telefona celularë, para: 1050 euro dhe 13500 lekë”, njofton policia.

Me urdhër të prokurorisë është realizuar edhe një bastisje në lokacionin e të dyshuarit mashkull kosovar të sipër cekur në rast dhe është sekuestruar edhe një veturë tjetër ( e tretë) në të cilën janë gjetur mbetje të vogla të substancave narkotike.

Personat e arrestuar nga Policia e Kosovës me vendim të Prokurorit kujdestar janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme.

Kronika e zezë

​Një grua sulmohet seksualisht në Lipjan

Publikuar

nga

Policia e Kosovës njofton se një grua ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga një person në Lipjan. Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje në ora 18:40, derisa i dyshuari është arrestuar.

“Lipjan 13.05.2024-18:40. Viktima femër kosovare ka raportuar se ishte sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Policia konfiskon 24 patentë shoferë në Prishtinë, nuk i respektuan sinjalizimet e semaforëve

Publikuar

nga

Njësiti Rajonal i Trafikut rrugor, po vazhdon me implementimin e planeve operative për kontrollin e shtuar në trafik. Në kuadër të këtyre angazhimeve, sot ka filluar implementimi i planit “Semafori”.

Deri më tani sipas informacioneve zyrtare janë konfiskuar 34 patentë shoferë, ngasësve që nuk kanë respektuar sinjalizimin e semaforëve.

Angazhimet për sigurinë në trafik do të kenë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojnë deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Dënohen me gjashtë vjet e dhjetë muaj burgim dhe mbi 30 mijë euro gjobë dhjetë të akuzuarit në rastin “Subvencionet V”

Publikuar

nga

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Burim Selmani, Kastriote Bajrami-Sejdiu, Adushe Ukshini, Valon Hoti, Granit Abdyli, Faruk Ymeri, Abdullah Tërstena, Blerton Ostergllava, Avdyl Sejdiu dhe Muzafer Maliqi, në rastin e njohur si “Subvencionet V”.

Në total dhjetë të akuzuarit e lartëcekur janë dënuar me gjashtë vjet e dhjetë muaj burgim dhe 30 mijë e 100 euro gjobë.

Shpallja e këtij aktgjykimi për këtë rast u bë të hënën nga gjykatësja Violeta Namani, raporton “Betimi për Drejtësi“

Sipas aktgjykimit, i akuzuari Selmani u dënua me 3 muaj burg dhe me 5 mijë euro gjobë.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Një muaj paraburgim për vajzën që goditi babanë me mjet të mprehtë

Publikuar

nga

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës L.J., pasi që dyshohet se ka goditur me mjet të mprehtë babanë e saj. Ngjarja ka ndodhur në Shtime.

Ajo dyshohet për veprën penale lëndimi i lehtë trupor nga neni 185 paragrafi 3 nën paragrafin 3.2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Të martën Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e saj, p[asi siç thuhej në raportin 24-orësh, pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar babanë e saj.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se e pandehura me datë 6 maj 2024, në Shtime.

“Saktësisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, me dashje i shkakton lëndime të lehta trupore të dëmtuarit- prindit të saj R.J., si viktimë e ndjeshme për shkak të marrëdhënieve familjare që kanë, në atë mënyrë që pas një fjalosje verbale në mes tyre, pasi që e njëjta kishte kërkuar nga i dëmtuari ta ndërpresë telefonatën me vajzën e tij, e pandehura bëhet nervoz dhe e godet të dëmtuarin në anën e djathtë në pjesën e gjoksit, me një thikë-mjet, me të cilin mund t`i shkaktojë lëndime të rënda trupore ose dëmtim të rëndë të shëndetit, e pasi del në oborr dhe e godet me gurë në pjesë të trupit, i dëmtuari ka marrë tretman mjekësor dhe posedon raport mjekësor nga QKMF në Shtime”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara