Kronikë e zezë

​700 gjoba për shkeljen e masave antiCOVID-19 në Kosovë

Published

on

Pas masave të reja të ndërmarra nga institucionet e vendit, Policia e Kosovës ka rritur kapacitetet në funksion të realizimit dhe implementim e masave antiCOVID-19.

Në një komunikatë për media Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm në 24 orëve të fundit ka shqiptuar mbi 700 gjoba për persona juridik dhe persona fizik për mos respektim të masave.

“Kërkojmë nga të gjithë qytetarët, nga institucionet dhe bizneset që të respektojnë vendimet e fundit të marra nga qeveria e vendit, me qëllim që të ruajmë shëndetin publik si dhe pamundësohet përhapja e mëtejme e virusit”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, policia po realizon detyra konkrete në gjithë Kosovën, duke aplikuar kontrolle të përbashkëta në trafik, në transportin e udhëtarëve, në qendra tregtare, lokale afariste etj., përfshirë edhe shqiptimin e gjobave ndaj atyre që nuk zbatojnë këto masa.

Lajmet

Arrestohet 62-vjeçari në Prizren, dyshohet për vjedhjen e qengjave

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar një 62-vjeçar në Prizren, i dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”, pas vjedhjes së disa qengjave në fshatin Piranë.

Sipas policisë, i dyshuari D.T. nga fshati Serbicë e Poshtme dyshohet se më 14 qershor ka vjedhur disa qengja me vlerë rreth 1 mijë euro, të cilët më pas i ka shitur te persona të ndryshëm.

Pas identifikimit dhe lokalizimit të tij më 23 qershor, me vendim të prokurorit të shtetit ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë dhe është ngritur kallëzim penal.

Në vazhdim të hetimeve, më 24 qershor, policia ka gjetur tre nga qengjat e vjedhur në oborrin e një shtëpie në fshatin Serbicë e Poshtme. Pas procedurave ligjore, bagëtitë e sekuestruara i janë kthyer pronarit.

Policia ka bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në rast. /A.K/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Published

on

By

Brenda 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka regjistruar tri raste të ndryshme të dhunës në familje në rajone të ndryshme të vendit, të cilat kanë rezultuar me arrestime dhe shoqërime në polici.

Rasti i parë është raportuar në Kamenicë, ku një person është vënë në pranga pasi dyshohet se ka përndjekur dhe shqetësuar vazhdimisht një grua. Sipas policisë, i dyshuari e ka shqetësuar viktimën përmes telefonatave të njëpasnjëshme dhe duke e përcjellë nëpër vendet që ajo frekuentonte. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar menjëherë në mbajtje.

Një tjetër rast ka ndodhur në Fushë Kosovë, rreth orës 11:50, ku një burrë është shoqëruar në stacionin policor nën dyshimin për dhunë në familje ndaj një gruaje. Pas intervistimit të të dyja palëve, prokurori ka vendosur që ata të lirohen, ndërsa rasti ka kaluar për hetim në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Vushtrri, rreth orës 18:30, një fjalosje mes dy burrave ka përfunduar me ndërhyrjen e forcave të rendit. Policia ka arrestuar dy të dyshuarit e përfshirë në konflikt, ku pas konsultimit me prokurorin, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar për t’u hetuar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në rajonin e Prishtinës dhe Pejës

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar katër raste të dhunës në familje, të cilat janë regjistruar në rajonin e Prishtinës dhe atë të Pejës.

Në njërin prej rasteve në Prishtinë, është arrestuar një burrë nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një grua. Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Edhe në rastin e dytë në kryeqytet, një person është shoqëruar në stacionin policor pasi dyshohet se ka sulmuar një grua. Rasti është denoncuar nga vetë viktima, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Graçanicë është arrestuar një i dyshuar tjetër, i cili në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Rasti i fundit është regjistruar në Pejë, ku i dyshuari, përveç se ka ushtruar dhunë në familje, ka kanosur viktimën (grua) si dhe ka dëmtuar një derë dhe një dritare të shtëpisë së saj. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Një i vdekur nga një aksident komunikacioni në Vranidoll të Prishtinës

Published

on

By

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë komunikacioni që ka ndodhur në fshatin Vranidoll të Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana për Kosova Press.

Sipas njoftimit, në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e lëndimeve të marra nga përplasja, një person ka ndërruar jetë në vendngjarje, ku vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor emergjent.

Policia ka bërë të ditur se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan deri te ky aksident fatal. /Kosova Press/ /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara