Kulturë

Kanye West suspendohet nga Instagrami

Këtë e konfirmoi për CNN një zëdhënës i kompanisë Meta.

Published

on

Kanye West është pezulluar nga Instagrami pasi e ofendoi drejtuesin e “Daily Show”, Trevor Noah. Këtë e konfirmoi për CNN një zëdhënës i kompanisë Meta.

Sipas kompanisë Meta, West ka shkelur politikat e platformës për gjuhën e urrejtjes, bullizmin dhe ngacmimin. Atij i është ndaluar postimi, komentimi dhe veprimet e tjera për 24 orë dhe kompania do të ndërmarrë veprime të mëtejshme nëse është e nevojshme, tha zëdhënësi.

West e ofendoi moderatorin Noah të mërkurën, pasi ai foli për trajtimin që reperi po ia bën ish-bashkëshortes së tij Kim Kardashian dhe të dashurit të saj, komedianit Pete Davidson.

“Mund të mos ju vijë keq për Kim sepse ajo është e pasur dhe e famshme. Por ajo që po e përjeton Kim është e tmerrshme dhe sjell në qendër të vëmendjes atë që kalojnë kaq shumë gra kur zgjedhin të largohen”, deklaroi ai./UBTNews/

Magazinë

Aktori zbulon arsyen pse nuk do t’i japë kurrë nënës së tij asnjë cent nga pasuria

Published

on

Shumë njerëz janë të gatshëm t’i ndihmojnë prindërit e tyre kur arrijnë sukses në jetë, por Quentin Tarantino nuk është një prej tyre.

Regjisori i njohur, i cili konsiderohet një nga figurat më të rëndësishme të kinemasë moderne, ka fituar një pasuri të konsiderueshme falë filmave të tij.

Sipas Celebrity Net Worth, vlera e tij neto arrin në rreth 120 milionë dollarë. Megjithatë, ndryshe nga shumë të tjerë që ndihmojnë familjen e tyre, Tarantino ka zgjedhur të mos e bëjë këtë për nënën e tij.

Në një intervistë në vitin 2021 me Brian Koppelman në podcastin “The Moment”, Tarantino tregoi për marrëdhënien e tij me nënën gjatë fëmijërisë dhe faktin që ajo nuk e ka mbështetur gjithmonë ëndrrën e tij për t’u bërë shkrimtar dhe regjisor.

Ai kujtoi një episod nga fëmijëria, kur kishte probleme në shkollë për shkak të shkrimeve të tij. Nëna e tij, sipas Tarantinos, i ishte drejtuar me ironi duke thënë: “Ah, dhe për këtë ‘karrierën tënde të vogël si shkrimtar’ me thonjëza, mos e mendo më, ajo ka mbaruar”!

Tarantino, i prekur nga ky qëndrim, tha se në atë moment vendosi që nëse do bëhej shkrimtar i suksesshëm, nëna e tij nuk do të përfitonte asnjë qindarkë nga suksesi i tij.“Nuk do të ketë shtëpi për ty, as pushime, as një makinë luksoze si ajo e Elvis Presleyt. Nuk do të marrësh asgjë, sepse e the atë që the”.

Regjisori pranoi se e ka ndihmuar nënën financiarisht vetëm një herë në një rast të veçantë, por e mbajti premtimin e tij në pjesën më të madhe. Ai sqaroi arsyet pas vendimit: “Ka pasoja për fjalët që thoni ndaj fëmijëve. Mos harro, ka pasoja për tonin sarkastik kur bëhet fjalë për atë që është e rëndësishme”.

Nëna e Tarantinos, Connie Zastoupil, ka reaguar për këtë çështje, duke deklaruar për USA Today se është krenare për djalin e saj dhe e mbështet plotësisht.

“Në lidhje me djalin tim Quentin – e mbështes, jam krenare për të dhe e dua atë dhe familjen e tij të re,” tha ajo. “Ishte një gëzim i madh të kërceja në dasmë dhe të merrja lajmin për lindjen e nipit tim, Leo.”

Ajo shtoi se është e lehtë që deklaratat e Tarantinos të përhapen dhe të keqkuptohen pa kontekstin e plotë dhe nuk dëshiron të bëhet pjesë e një “sensacioni mediatik pa kuptim.”/ TAR

Continue Reading

Magazinë

Humbje për kinemanë: Ndërron jetë aktori i njohur i “Dazed and Confused”

Published

on

Aktori amerikan Nicky Katt, i njohur për rolet e tij në filmat “Dazed and Confused” dhe “School of Rock”, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare.

Lajmi është konfirmuar nga avokati i tij, John Sloss, për mediat amerikane.

Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur.

Katt lindi më 11 maj 1970 në South Dakota dhe nisi karrierën si aktor fëmijë në vitet ’80, me paraqitje në seriale si “CHiPs” dhe “Fantasy Island”. Ai u bë i njohur për interpretimin e personazheve kompleksë dhe shpesh të errët, si në filmat “A Time to Kill”, “The Limey”, “Boiler Room” dhe “The Way of the Gun”.

Në televizion, ai spikati me rolin e mësuesit Harry Senate në serialin “Boston Public”.

Aktori u tërhoq nga skena në vitin 2018, por mbetet i kujtuar për stilin e tij të veçantë dhe prezencën e fortë në ekran. Vdekja e tij përfaqëson një humbje të ndjeshme për industrinë e filmit dhe televizionit.

Continue Reading

Magazinë

Olivia Munn: Pasi u bëra nënë, isha gati ta lija aktrimin

Published

on

Aktorja Olivia Munn ka rrëfyer për Los Angeles Times se ishte gati ta linte përfundimisht aktrimin pasi solli në jetë djalin e saj të parë, Malcolm. Ajo ka treguar se në atë kohë kishte filluar të përjetonte sulme ankthi dhe nuk e shihte më veten përballë kamerës.

“Thirra agjentët dhe menaxherin tim dhe u thashë: ‘Jam gati, nuk dua më të jem përpara kamerës. Mos më propozoni për asgjë’”, ka kujtuar ajo.

Munn, 44 vjeçe, është nënë e dy fëmijëve, që i ka me komedianin John Mulaney: Malcolmin, tre vjeç, dhe Mein, gjashtë muajshe.

Por vendimi i saj ndryshoi kur iu ofrua roli i Sam, një gruaje të divorcuar, në filmin “Your Friends and Neighbors”. Ajo e pati pranuar rolin, por shumë shpejt pas kësaj kishte morrë lajmin se ishte diagnostikuar me kancer të gjirit.

Pas trajtimit dhe pesë operacioneve, ajo e realizoi rolin. Megjithatë, ka pranuar se kishte pasiguri sidomos për skenat intime në film.

“Kisha ankth për skenat intime se kam shumë plagë. Disa duken kur jam e veshur, disa tjera vetëm kur jam plotësisht lakuriq. Më bëhej vetja e pasigurt, por sa herë që e bëja, ndihesha më mirë”, ka thënë ajo.

Tani, Munn është pa kancer dhe mezi pret të rikthehet në normalitet.

“Qëllimi nuk është të më njohin si ‘personi i sëmurë’. Qëllimi është ta kalosh këtë dhe të vazhdosh jetën. Jam shumë mirënjohëse për trupin tim që më ndihmoi ta kaloj këtë sfidë”, ka thënë ajo.

Burri i saj, John Mulaney, në monologun e tij për Netflix-in (Everybody’s in LA), ka bërë shaka me harresën e saj pas trajtimeve, duke e quajtur Munnin “truri i kancerit”. Ajo nuk e dinte se ai do ta përfshinte këtë detaj në shfaqje, por ka thënë se nuk e kishte problem.

“E besoj plotësisht. E dua humorin e tij. Ai e do familjen tonë dhe më do mua. Bëjmë shumë shaka për gjithçka që kemi kaluar. Kur e pashë monologun, mendova, dhe ai do të më urrejë që po e them, por kjo ishte mënyra e tij për të thënë: ‘Të dua’”, ka thënë ajo.

Continue Reading

Magazinë

Billboard 200: Drake thyen rekordin e Beatles

Published

on

Drake nuk ka të ndalur dhe këtë herë ka shënuar një tjetër sukses historik, duke tejkaluar edhe një herë Beatles dhe duke forcuar pozicionin e tij si një nga artistët më me ndikim të kohës që po jetojmë.

Reperi kanadez tashmë është bërë artisti me praninë më të gjatë në tabelën e Billboard 200, duke qëndruar aty 3348 javë në total.

Me këtë rekord të ri, Drake lë pas grupin legjendar britanik, javët totale të të cilit në Billboard 200 arritën në 3311. Ndër sukseset e tij më të mëdha është albumi “Take Care”, i cili qëndroi në krye të renditjes për 578 javë, i ndjekur nga “Nothing Was the Same” me 505, “Views” me 411, “More Life” me 350 dhe “Scorpion” me 300 javë.

Rekordi i mëparshëm i Beatles ishte thyer nga Taylor Swift, e cila qëndroi në Billboard 3,313 javë.

Në dhjetëshen e parë është edhe Eminem, me 2423 javë në Billboard 200.

Vlen të theksohet se në vitin 2022, Drake theu tjetër rekord të Beatles, atë të numrit më të madh të hiteve në Top 5 të klasifikimit “Hot 100”.

Continue Reading

Të kërkuara