Lajmet

Kanosën zyrtarët policorë, arrestohen tre të dyshuar

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar për kanosje të dy zyrtarëve policorë. Sipas njoftimit të PK-së, rasti ka ndodhur dje.

“Dy zyrtar policor meshkuj kosovarë kanë raportuar se janë kanosur nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë deri sa ishin në kryerje të detyrës zyrtare, deri te kanosja ka ardhur si pasojë e disa kundërvajtjeve në komunikacion të shkaktuara nga të dyshuarit”, thuhet në raport./UBTNews

Lajmet

Studentët mund të aplikojnë për mbështetje në eKosova deri në fund të këtij muaji

Published

on

By

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, bëri të ditur se studentët mund të aplikojnë për mbështetje në eKosova deri në fund të këtij muaji.

Postimi i plotë:

Aplikimi për mbështetjen e studentëve tashmë është i hapur në eKosova, tek shërbimi Familja.
📍Për shtesën e njëhershme 100 euro:
Të drejtë aplikimi kanë studentët aktivë të të gjitha niveleve (Bachelor, Master, Doktoratë) që studiojnë në ndonjërin nga universitetet e akredituara në Kosovë, publike dhe private.
Sigurohuni që i plotësoni të gjitha fushat saktë dhe pa gabime. Nëse ka gabime, aplikimi refuzohet.
Afati për aplikim është deri në fund të muajit tetor, kurse pagesat do të kryhet me grupe, sipas radhës së aplikimit.
📍Për Bursën e Mobilitetit të Studentëve:
Të drejtë aplikimi kanë studentët e nivelit Bachelor, shtetas të Kosovës, që studiojnë në ndonjërin nga universitetet e akredituara në Kosovë.
Kusht për përfitimin e Bursës së Mobilitetit është që familja e studentit/studentes të ketë të ardhura vjetore bruto jo më shumë se 12,000 euro.
Sigurohuni që i plotësoni të gjitha fushat saktë dhe pa gabime. Nëse ka gabime, aplikimi refuzohet.

Continue Reading

Lajmet

​Aksident trafiku në kryeqytet

Published

on

By

Një aksident trafiku ka ndodhur pas orës 15:00 në qendër të Prishtinës.

Një automjet nën rrethana të pa sqaruara ka goditur një mjet tjetër duke shkaktuar dëme materiale.

Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia e Kosovës dhe ambulanca./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

AUV: Ndalohet importimi i kafshëve të gjalla nga Mali i Zi

Published

on

By

Pas njoftimeve të publikuara në sistemet ndërkombëtare ADIS dhe WAHIS lidhur me konfirmimin e shpërthimit të sëmundjes Gjuha e Kaltër (Bluetongue – BT) në shtetin e Malit të Zi, me qëllim të parandalimit të përhapjes së kësaj sëmundje në territorin e Republikës së Kosovës, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka vendosur masë ndalese të përkohshme për importin e kafshëve të gjalla të llojit gjedhë, dele dhe dhi nga i gjithë territori i Malit të Zi.

Autoritetet kufitare që veprojnë në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit – Policia e Kosovës, Doganat dhe AUV – obligohen të zbatojnë masa të shtuara kontrolli në të gjitha pikat kufitare, për të parandaluar hyrjen në vend të kafshëve të gjalla të përmendura nga ky shtet.

Të gjitha institucionet përkatëse janë të detyruara të bashkëpunojnë dhe të ndërmarrin veprime të menjëhershme për parandalimin e përhapjes së sëmundjes.

Informata mbi sëmundjen Gjuha e Kaltër (Bluetongue – BT)

Është një sëmundje virale që transmetohet përmes pickimit të insekteve të llojit Culicoides (mushkonja). Prek ruminantët shtëpiak: gjedhë, dele dhe dhi. Delet janë më të ndjeshme ndaj sëmundjes, pasuar nga dhitë dhe gjedhët.

Shenjat klinike dhe ngordhjet paraqiten kryesisht tek delet, ndërsa gjedhi shërben si rezervuar i sëmundjes. Nuk është zoonotike, pra nuk transmetohet tek njerëzit dhe nuk paraqet rrezik për shëndetin publik/D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Osmani: Serbia po tenton të blejë vota në Kosovë, trimërohet sepse nuk ndëshkohet

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se ndërhyrja e Serbisë në zgjedhjet lokale në Kosovë është më flagrantja. Ajo deklaroi për A2 CNN se Serbia po përpiqet të blejë vota duke shkelur parimin e fqinjësisë së mirë.

Në zgjedhjet lokale që do të mbahen të dielën, është rikthyer në garë edhe Lista Serbe, subjekt ky që mbështetet nga Beogradi zyrtar. Përpos mbështetjes publike të zyrtarëve shtetërorë serbë për këtë subjekt politik, janë premtuar edhe vende pune dhe pensione për serbët kush e voton atë.

Është një prej ndërhyrjeve më flagrante që ka ndodhur në proceset zgjedhore në Kosovë edhe pse ato kanë qenë të vazhdueshme dhe ky nuk është vetëm konstatim i yni por ka qenë konstatim i vazhdueshëm edhe i institucioneve europiane dhe atyre amerikane. Serbia vazhdimisht nëpërmjet njerëzve që i kontrollojnë në Kosovë kanë ndërhyrë madje edhe kanë përdorur edhe metoda të dhunshme dhe kërcënime dhe shantazhe ndaj qytetarëve serbë në mënyrë që të marrin vota dhe t’i drejtojnë ata ku ata dëshirojnë. Tash po e shohim që po tentojnë edhe të bëjnë edhe blerje të votave duke premtuar gjëra të cilat nuk i takojnë Serbisë sepse është shtet tjetër dhe kjo sipas çdo perimetri të drejtës ndërkombëtare është në kundërshtim të plotë me parimin e fqinjësisë së mirë sepse siç e dini e drejta ndërkombëtare parandalon apo ndalon ndërhyrjen në zgjedhjet e një shteti tjetër”, tha ajo.

Osmani la të nënkuptohet se Serbia po trimërohet nga fakti që nuk ndëshkohet asnjëherë sa herë dëmton Kosovën.

Kjo është një shkelje e vazhdueshme që Serbia po e bën, një shkelje e cila është konstatuar disa herë në raportet ndërkombëtare por fatkeqësisht nuk është që është ndërmarrë ndonjë masë ndaj Serbisë dhe pastaj ata po i vazhdojnë këto punë të paligjshme të cilat janë ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të Republikës së Kosovës dhe në sistemin tontë demokratik”, tha Osmani për A2 CNN.

Osmani tha se institucionet kosovare të sigurisë janë duke u përpjekur maksimalisht që të mbrojnë qytetarët serbë nga manipulmet e Beogradit zyrtar.

Megjithatë, ajo shtoi se duhet edhe presion ndërkombëtar mbi Serbinë në mënyrë që të mos ketë ndërhyrje të tilla.

Institucionet tona të sigurisë janë duke bërë çmos që të mbrojnë qytetarët serbë janë qytetarë të Kosovës nga këto ndërhyrje, nga kërcënimet e vazhdueshme të cilat ata i marrin dhe që të mbrojnë jo vetëm jetën e tyre por të mbrojnë edhe pronën e tyre dhe njëkoëhsisht të drejtën e tyre për votë të lirë. Megjithatë, duhet të kemi parasysh që ndërhyrjet janë edhe të natyrës politike dhe në mënyrë që një ndëhyrje e tillë të ndalohet duhet presion ndërkombëtar mbi Serbinë dhe duhet veprime konkret në raport me Serbinë i cili është shteti që po e kryen këtë shkelje flagrante

Alarm për ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet lokale pati dhënë ditë më parë edhe kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti që kërkoi sanksione për Beogradin./D.B/EO/A2CNN

Continue Reading

Të kërkuara