Lajmet
Kandidatët për deputetë do t’i nënshtrohen verifikimit nga institucione të ndryshme
Published
2 years agoon
By
Betim GashiTë gjithë kandidatët që duan të marrin pjesë në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, që do të mbahen më 9 shkurt 2025, do t’i nënshtrohen verifikimit të institucioneve të ndryshme.
Me anë të verifikimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vërtetojë nëse kandidatët që garojnë për deputetë janë në përputhje me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe nenin 30 të tij. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, KQZ do t’i drejtohet edhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës për të verifikuar nëse ndonjëri nga kandidatët për deputetë është dënuar në tri vitet e fundit me vendim të formës së prerë për vepër penale, me një ose më shumë burgim efektiv, i cili nuk do të mund të kandidojë.
“Këshilli Gjyqësor i Kosovës është njëri prej institucioneve që KQZ-ja do të kërkojë verifikim të kandidatëve. Në nenin 30 të ligjit për zgjedhje të përgjithshme, theksohet se kandidat nuk mund të jetë një person nëse “është dënuar në 3 vitet e fundit me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale, me një ose më shumë vjet burgim efektiv”. Prandaj, me qëllim të zbatimit të këtij përcaktimi ligjor, do të kërkojmë nga KGjK-ja që të verifikojë listën e kandidatëve nëse ndonjëri prej tyre nuk është në përputhje me këtë kufizim ligjor”, ka thënë Elezi.
Po ashtu Elezi ka thënë se verifikimi i kandidatëve para certifikimit është kërkesë ligjore dhe se ky proces do të bëhet në bashkëpunim me institucionet shtetërore si KGJK, PZAP, MPB dhe institucioneve tjera varësisht natyrës së verifikimit që kërkohet me ligj.
“Me qëllim të zbatimit të këtij neni, KQZ, përmes Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të subjekteve politike do t’iu dërgojë shkresë këtyre institucioneve për të verifikuar, për të parë nëse ndonjëri nga kandidatët nuk mund të certifikohet si kandidat për pjesëmarrje në zgjedhje…2:01 KQZ-ja do t’i drejtohet institucioneve të ndryshme, siç janë: Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Ministria e Punëve të Brendshme dhe institucioneve tjera varësisht natyrës së verifikimit që kërkohet me ligj”, ka shtuar Elezi.
Deri me 11 dhjetor të këtij viti, partitë politike duhet të dorëzojnë në KQZ kërkesat e tyre për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.
“Deri më 11 dhjetor të këtij viti, subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) duhet të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesat e tyre për certifikim për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 9 shkurt 2025. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, subjektet politike duhet të dorëzojnë edhe listat e tyre me emrat të kandidatëve për deputetë”, ka thënë Elezi.
Sipas nenit 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, një person nuk mund të certifikohet si kandidat për deputet i cili ka funksion të veçantë në bazë të Ligjit në fuqi për Zyrtarët Publikë; anëtar i shërbimit të jashtëm dhe përfaqësues diplomatik; kryesues apo anëtar i KQZ-së dhe Komisionit Komunal të Zgjedhjeve; zyrtar i PZAP-së; me anë të vendimit të gjykatës, përfshirë edhe vendimin e PZAP-it, i është hequr e drejta për të qenë kandidat; është dënuar në tre vitet e fundit me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale, me një ose më shumë vjet burgim efektiv; ka dështuar të paguajë gjobën e vënë nga PZAP-i, apo KQZ-ja; ose ka dështuar t’i përmbahet ndonjë urdhri të PZAP-it.
Vendi
MINT nis verifikimin e njehsorëve të rrymës pas dyshimeve për matje të gabuara
Published
30 minutes agoon
April 1, 2026By
UBTNews
Komisioni i posaçëm i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka nisur punën në terren për verifikimin e njehsorëve elektrikë, pas ankesave të shumta të konsumatorëve për çrregullime të kohës dhe matje të pasaktë të energjisë.
Drejtoresha e Agjencisë së Metrologjisë, Sebahate Bushrani, ka bërë të ditur se njehsorët e dyshimtë do të tërhiqen për verifikim dhe do të zëvendësohen me të tjerë deri në lëshimin e raportit zyrtar. Sipas saj, aktualisht janë rreth 70 ankesa, ndërsa raporti përfundimtar do t’u dërgohet Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe palëve të përfshira, raporton Koha.net.
Ky aksion vjen pas denoncimit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila përmes një hulumtimi në Prishtinë dhe Ferizaj ka pretenduar se rreth 800 njehsorë llogarisin energjinë me tarifë të shtrenjtë për shkak të mosperputhjes së orës.
Ndonëse KEDS-i i ka mohuar këto pretendime, raportimet e mëhershme kanë treguar se qytetarët në Fushë-Kosovë janë përballur me probleme të ngjashme, ku orët në njehsorë figuronin jashtë kohës reale. Verifikimi mbetet një proces i ndjeshëm, veçanërisht pas kritikave të vitit 2023 se ky proces kryhej në laboratorët e KEDS-it, veprim ky që konsiderohej shkelje e Ligjit për Metrologji.
Saktësia e njehsorëve është jetike për xhepin e qytetarëve, pasi dallimi mes tarifave është i lartë. Gjatë dimrit, tarifa e lartë (9.05 centë deri në 15.43 centë për kW) aplikohet nga ora 07:00 deri në 22:00, ndërsa tarifa e ulët (3.88 centë deri në 7.28 centë për kW) vlen gjatë natës. Çdo mospërputhje e orës bën që konsumatorët të faturohen me çmime maksimale edhe kur ata tentojnë të kursejnë duke përdorur pajisjet shtëpiake gjatë orëve të vona. /Koha.net/
Sport
Gallapeni: Nuk ia dolëm, por kjo nuk na ndalë
Published
54 minutes agoon
April 1, 2026By
UBTNews
Ylli i përfaqësueses së Kosovës, Dion Gallapeni, ka reaguar përmes një mesazhi prekës pas humbjes ndaj Turqisë në fazën “play-off”, e cila i dha fund ëndrrës për kualifikim në Kampionatin Botëror.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gallapeni ka shprehur dhimbjen e tij për rezultatin, duke theksuar se ekipi dha gjithçka në fushë dhe besoi deri në sekondat e fundit, por fati nuk ishte në anën e tyre.
“Nuk ia dolëm… por kjo nuk na ndalë. Është një humbje që dhemb, sepse dhamë gjithçka në fushë dhe besuam deri në fund,” u shpreh ai.
Tutje ai u shpreh se e ndjen zhgënjimin e madh të tifozëve, por nënvizoi se momente të tilla shërbejnë për t’i bërë lojtarët më të bashkuar dhe më të vendosur për të mos u dorëzuar kurrë.
Në mbyllje të mesazhit të tij, lojtari falënderoi publikun për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe dha një premtim të fortë se ekipi do të rikthehet edhe më i fuqishëm për të luftuar për çdo ëndërr që kanë nisur së bashku me tifozët dardanë.
Vendi
“The Athletic” vlerëson guximin e Kosovës: “Nuk u mposhtën nga shiu, as nga presioni”
Published
2 hours agoon
April 1, 2026By
UBTNews
Prestigjiozja amerikane “The Athletic” i ka kushtuar një vëmendje të veçantë ndeshjes dramatike të mbrëmshme në Prishtinë ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Edhe pse rrugëtimi i “Dardanëve” drejt ëndrrës për Botëror u ndal, analiza e gazetarëve amerikanë nxjerr në pah karakterin e fortë të ekipit tonë përballë një kundërshtari të nivelit të lartë.
Një humbje me dinjitet në “Fadil Vokrri”
Në një natë të karakterizuar nga një atmosferë e zjarrtë që i bëri ballë edhe kushteve të vështira atmosferike, “The Athletic” e përshkruan mjaft mirë qëndresën kosovare. Ata vënë në dukje se suksesi i Turqisë nuk erdhi pa vështirësi, duke cituar:
“Shiu i rrëmbyeshëm në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ nuk mundi ta zbehte atmosferën e zjarrtë, por gjithçka përfundoi me hidhërim për skuadrën guximtare të Kosovës.”
Ky vlerësim tregon se, përtej rezultatit 0-1, Kosova ka lënë mbresa si një “skuadër guximtare” që lufton deri në sekondën e fundit, veçanërisht me rastet e Fisnik Asllanit dhe Florent Muslijës që mbajtën në ankth turqit deri në fund.
Lajmet
17 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO
Published
4 hours agoon
April 1, 2026By
UBT News
Sot shënohet 17-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, një moment historik për sigurinë, sovranitetin dhe orientimin Euroatlantik të vendit. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, përkujtoi sot nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se Shqipëria është një aleate e denjë, që kontribuon aktivisht në misionet dhe operacionet e NATO-s.
Ai shprehu krenarinë për përkushtimin dhe profesionalizmin e Forcave të Armatosura dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për paqe, stabilitet dhe një të ardhme më të sigurt për të gjithë.
MINT nis verifikimin e njehsorëve të rrymës pas dyshimeve për matje të gabuara
Gallapeni: Nuk ia dolëm, por kjo nuk na ndalë
Dua Lipa i bashkohet filmit “Peaked”, zgjeron karrierën në Hollywood
Starmer kërkon lidhje më të ngushta me BE-në pas përplasjeve me Trump për luftën në Iran
“The Athletic” vlerëson guximin e Kosovës: “Nuk u mposhtën nga shiu, as nga presioni”
17 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO
Trumpi po e konsideron seriozisht largimin nga NATO-ja
173 vjet nga lindja e Van Gogh
DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 1 prill, në vitet nëntëdhjetë
Të kërkuara
-
Vendi1 month agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Aktualitet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Lajmet3 months agoNumërohen 31.58% e votave me kusht
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
