Lajmet

​Kamioni ekran qarkullon në mes të New Yorkut me mesazhin për të mos harruar krimet serbe

Në po të njëjtin ekran thuhet se Rezoluta 2467 e mban përgjegjëse Serbinë për krimet e luftës.

Publikuar

Një video interesante po qarkullon në rrjetet sociale ku po vihen në pah raportet e mira mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës derisa bëhet apel që të mos harrohen krimet e luftës së fundit në Kosovë.

Në ekranin e një kamioni që qarkullon në rrugët e New Yorkut shihen edhe fotografi që dëshmojnë krimet e Serbisë gjatë luftës.

Në po të njëjtin ekran thuhet se Rezoluta 2467 e mban përgjegjëse Serbinë për krimet e luftës.

Ndërkaq videon e ka publikuar në “X” ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj. Sipër saj ajo ka shkruar se kjo është e vërteta dhe asgjë tjetër.

Lajmet

Hovenier: Do ta ndihmojmë Kosovën të mbrohet nga sulmet kibernetike dhe informatat e rrejshme

Publikuar

nga

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se Amerika është e përkushtuar që ta ndihmoj Kosovën në përmirësimin e integritetit të informatës e duke mbrojtur kundër sulmeve shkatërruese kibernetike.

Ai këto deklarata i bëri në konferencën për Integritetin e Informacionit “DISICON”, edicioni i 7-të, ku ka shtuar se Inteligjenca Artificiale mund të përdoret edhe në proceset demokratike duke përmirësuar proceset e votimit.

“Ne udhëheqësit duhet të sigurohemi që sistemet demokratike të përfitojnë nga informatat e sakta dhe të përgjegjshme. Të sigurojmë që njerëzit që mbjellin mos besim të mos ja dalin. Inteligjenca Artificiale mund të na mbështetës proceset demokratike duke na ndihmuar që të përmirësojmë procesin e regjistrimit të votuesve. Për të thjeshtësuar numrin e votimeve, për të zbuluar, luftuar dhe  keq informimin. Shpresoj që ju do të na mundësoni që ti përdorim më mirë këto mjete më mirë”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se ShBA është e përkushtuar që të mbështes shoqëritë civile, e po ashtu edhe mediat e pavarura në mënyrë që t’i zhvillojnë modele të reja të financimit që të vazhdojnë të ofrojnë informata të sakta qytetarëve edhe në të ardhmen.

“Dua të ju siguroj që SHBA është duke i kushtuar kësaj çështje vëmendje. Duhet të identifikojmë problemet. Ky është një hap i rëndësishëm që të dalim nga analiza në veprime për të adresuar problemet. Mbështetja jonë është pjesë e përpjekjeve më të gjera për të ndihmuar shoqëritë demokratike në Kosovë duke përmirësuar integritetin e informatës, duke mbrojtur kundër sulmeve shkatërruese kibernetike. Duam të punojmë me media, me shoqërinë civile. Dëshirojmë që t’i mbështesim mediat e pavarura për të zhvilluar modele të reja të financimit që të vazhdojnë që të ofrojnë informata të sakta qytetarëve edhe në të ardhmen”.

Hovenier tha se së fundi kanë nënshkruar me Qeverinë e Kosovës dy marrëveshje bilaterale të mirëkuptimit për të rritur bashkëpunimin mes qeverive për luftimin e manipulimit të informatave nga jashtë.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Haxhiu kërkon ndihmën e ndërkombëtareve për lirimin e kosovarëve të arrestuar në Serbi

Publikuar

nga

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se lirimi i qytetareve kosovar të arrestuar në Serbi nuk varet nga qeveria e Kosovës.

Ajo ka kërkuar ndihmën e partnereve ndërkombëtar që të shtojnë presionin ndaj Serbisë që e njëjta të ndaloj veprimet e tilla dhe ti liroj të arrestuarit.

Ajo ka thënë se Ministria e Punëve të Jashtme përmes zyrës saj është në komunikim të vazhdueshme me të arrestuarit dhe familjarët e tyre.

“Ministria e Punëve të Jashtme përmes zyrës atje ka qenë në komunikim te vazhdueshëm me ta por edhe me familjet e tyre. Është politike e qëllimshme e Serbisë drejt qytetareve tanë. Andaj ne si institucione kemi qenë në komunikim, se a do të lirohen a jo, kjo nuk varet nga qeveria e Kosovës. Si ne te kaluarën dhe tani në vazhdimësi kemi veprime te tilla, kërkoj nga partnerët tanë te bëjnë presion ndaj Serbisë ti ndaloj veprimet e tilla”, ka thënë aj në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Murati i përgjigjet ambasadorit Hill, përmes dialogut synojmë normalizimin dhe njohjen reciproke

Publikuar

nga

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë tha se Kosova po përpiqet që përmes dialogut në Bruksel të arrijnë marrëveshje që ka synim normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.

Kjo përgjigje e Muratit vjen pas deklaratave të ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill i cili tha se Serbisë nuk do t’i kërkohet njohja de jure e pavarësisë së Kosovës për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian pasi sipas tij evropianët po kërkojnë vetëm normalizim.

“Ne si Republikë e Kosovës përmes përfaqësuesit tonë në dialog jemi të përkushtuar që përmes dialogut në Bruksel të arrijmë në marrëveshje që ka synim normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe njohjen e ndërsjellë, por kjo është vetëm në raport me Serbinë. Sa i përket çështjeve të tjera dhe forcimit të subjektivitetit të Kosovës ne vazhdojmë punën”është përgjigjur Murati.

Ndërsa Bashkimi Evropian pas deklaratës së ambasadorit Hill tha se Serbia nuk mund të bëhet anëtare e BE-së pa normalizimin e raporteve të saj me Kosovën.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Vjosa Osmani udhëtoi për në Shkup, merr pjesë në Samitin e vendeve të Evropës Juglindore

Publikuar

nga

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Shkup të Maqedonisë së Veriut, për të marrë pjesë në Samitin e krerëve të shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Këtë e ka bërë të ditur zyra e presidentes përmes një njoftimi për media.

Në këtë Samit, Presidentja Osmani do t’i bashkohet krerëve të shteteve pjesëmarrëse për të biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë për të garantuar paqe, siguri, stabilitet, zhvillim ekonomik, politik e shoqëror në rajon. Përgjatë qëndrimit në Shkup, Presidentja Osmani do të zhvillojë edhe takime të tjera”, thuhet në njoftim.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara