Sport

Kalendari i ngarkuar i ekipit shqiptar: 7 ndeshje, grumbullime e stërvitje

Published

on

Kombëtaret kuqezi do të jenë të angazhuara në 7 ndeshje gjatë muajit gusht. Ndeshje zyrtare dhe miqësore si edhe grumbullime rutinë e seanca stërvitore janë në program për kuqezinjtë, duke nisur nga Kombëtarja U-19, për të vijuar tek ekipi kombëtar amator i futbollit, dhe ekipet e tjera zinxhir kuqezi për djem e vajza.

Kombëtarja shqiptare U-19 do të zbresë e para në fushë. Në datat 9 dhe 11 gusht do të zhvillojë në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” dy sfida miqësore kundër Lihtenshtejnit. Takimi i parë do të luhet në ora 17:30 ndërsa përballja e 11 gushtit do të zhvillohet në ora 10:00.

Më pas është radha e Kombëtares së futbollit amator për të zbritur në fushë dhe për të zhvilluar sfidat e raundit të ndërmjetëm në kompeticionin e UEFA “Regions Cup”. Shqipëria e futbollit amator do të përballet me Çekinë më 14 gusht, Bosnje-Hercegovinën më 17 gusht dhe Skocinë më 20 gusht. Të gjitha këto sfida do të luhen në Bosnje-Hercegovinë në formën e një mini-turneu. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Ardian Haçi do të kërkojnë suksesin e radhës pas kualifikimit në raundin para-eliminator.

Më 12 dhe 26 gusht, ekipi Kombëtar U-17, do të zhvillojë grumbullime ditore në kuadër të programit “Step by Step” ku të përzgjedhur do të jenë lojtarët që aktivizohen me klubet e kampionatit shqiptar. Këto grumbullime do të drejtohen nga trajneri i ri i kuqezinjve nën-17 vjeçarë, Andrea Tedesco.

Për Kombëtaren U-15 janë në program gjithashtu dy ndeshje miqësore kundër Maqedonisë së Veriut, më 22 dhe 24 gusht. Të dyja takimet do të luhen në stadiumin e Pogradecit, në të njëjtën orë, 17:00.

Të angazhuara do të jetë edhe ekipet U-13, U-14 dhe U-16, që do të zhvillojnë grumbullime ditore dhe stërvitje në “Shtëpinë e Futbollit”. Në fushë do të zbresin gjithashtu edhe ekipet U-15, U-17 dhe U-19 për vajza, që do të zhvillojnë seanca stërvitore ditore nën drejtimin e trajnereve kuqezi. Gjithçka bëhet për të vëzhguar nga afër formën e futbollisteve dhe për t’u përgatitur sa më mirë për kompeticionet europiane për këto grupmosha./UBTNews/

Kombëtarja shqiptare U-19 – Miqësore

Shqipëri-Lihtenshtejn               09.08.2024, ora 17:30
Shqipëri- Lihtenshtejn              11.08.2024, ora 10:00

Kombëtarja e futbollit amator – Raundi i ndërmjetëm i UEFA “Regions Cup”

OKFS Hradec Kralove (Çeki) -Shqipëri                                     14.08.2024, ora 17:00
Tuzla Kanton (Bosnje-Hercegovinë) -Shqipëri                       17.08.2024, ora 17:00
Shqipëri- Skoci                                                                                   20.08.2024, ora 17:00

Kombëtarja shqiptare U-15 – Miqësore

Shqipëri-Maqedoni e Veriut               22.08.2024, ora 17:00
Shqipëri-Maqedoni e Veriut               24.08.2024, ora 17:00

Kombëtarja shqiptare U-17

Grumbullim në kuadër të projektit “Step by Step”                12.08.2024, ora 16:00
Grumbullim në kuadër të projektit “Step by Step”                26.08.2024, ora 16:00

 

Ekipet kombëtare U-15, U-17, U-19 vajza

Seanca stërvitore                 31.08.2024

Sport

Plaçkitet shtëpia e yllit të Interit

Published

on

Plaçkitja u realizua pasdite vonë më 5 nëntor, ndërkohë që mbrojtësi Alessandro Bastoni po luante në Ligën e Kampionëve.

Grupi, i përbërë nga të paktën katër individë të maskuar, u futën përmes një kanalizimi dhe ikën brenda disa minutash, sipas raportimit të “bergamo.corriere.it”.

Ngjarja ndodhi në shtëpinë e mbrojtësit të Interit, Alessandro Bastoni, në Castelli Calepio, afër Liqenit të Iseo, në provincën e Bergamos.

Plaçkitja u realizua rreth orës 18:30 më 5 nëntor, kur futbollisti ishte duke luajtur në San Siro për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Kairat, e cila përfundoi 2-1 në favor të ekipit milanez.

Në momentin e plaçkitjes, e cila u raportua fillimisht nga Bergamonews, nuk ishte askush në shtëpi.

Hajdutët u larguan me çanta dizajni dhe orë, përfshirë dy Rolex, megjithëse ende nuk është publikuar një listë e saktë e sendeve të humbura. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Sport

Messi, rikthim i shkurtër te Barcelona?

Published

on

Sipas një raportimi DT Sports, Lionel Messi mund të luajë për Barcelonën midis janarit dhe shkurtit të vitit 2026, në varësi të rezultatit të fazës “playoff” në MLS.

Inter Miami do të përballet me Nashville këtë të diel, në një ndeshje që mund të përcaktojë nëse Messi do të jetë i disponueshëm gjatë dimrit.

Një humbje për Miamin do t’i lejonte Messit të bashkohej me një klub të ri për një periudhë dy-mujore, pasi kampionati amerikan do të jetë në pushim.

Sipas raportimeve, disa klube evropiane tashmë kanë kontaktuar Inter Miamin për mundësinë e nënshkrimit të Messit përkohësisht.

Inter Miami do të ketë fjalën kryesore në këtë çështje, pasi Messi ka kontratë me klubin deri në verën e vitit 2027.

Në vitin 2010, kapiteni i Shteteve të Bashkuara, Landon Donovan, përfitoi nga pushimi në MLS për të luajtur në Ligën Premier me Evertonin. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Sport

Mike Tyson kërkon revansh me Jake Paul

Published

on

Mike Tyson, në moshën 60-vjeçare, nuk dorëzohet para sfidave dhe shpreh dëshirën për një revansh me Jake Paul, pas ndeshjes së diskutueshme të nëntorit të kaluar ku humbi me vendim pikësh.

Ai tha se ndihet më mirë pas problemeve shëndetësore dhe mezi pret të kthehet në ring.

Tyson gjithashtu ka plane për një përballje monumentale me Floyd Mayweather, duke e quajtur një event që mund të kapërcejë gjithë ndeshjet e tij të mëparshme.

Sipas tij, motivimi kryesor mbetet biznesi dhe trashëgimia, duke synuar një spektakël që do të tërheqë fansat dhe do të shënojë një nivel të ri në boks. /A.Z/UBT News/

 

 

Continue Reading

Lajmet

​Bellingham dhe Foden rikthehen në kombëtaren e Anglisë

Published

on

Jude Bellingham dhe Phil Foden janë rikthyer në skuadrën e Anglisë për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Serbisë dhe Shqipërisë.

Trajneri Thomas Tuchel ka ftuar për herë të parë mesfushorin e Bournemouthit, Alex Scott, i cili ka bërë paraqitje mbresëlënëse këtë sezon. Nga ana tjetër, Jack Grealish dhe Danny Welbeck nuk janë përfshirë në listë, ndërsa mungojnë edhe Ollie Watkins dhe Myles Lewis-Skelly.

Bellingham, që kishte munguar në grumbullimin e kaluar për shkak dëmtimi, është rikthyer në formë me Real Madridin, duke shënuar tre gola në katër ndeshjet e fundit. Edhe Foden ka shkëlqyer me Manchester Cityn, ku shënoi dy herë në Ligën e Kampionëve kundër Borussia Dortmund.

“Jemi të kënaqur që janë rikthyer. Të dy kanë qenë vendimtarë për klubet e tyre dhe tani mund të ndihmojnë edhe kombëtaren,” tha Tuchel.

Anglia kryeson Grupin K me 18 pikë pas gjashtë ndeshjeve, ndërsa përballet me Serbinë në Wembley të enjten dhe me Shqipërinë në Tiranë të dielën.

Skuadra e Anglisë:

Portierë: Henderson, Pickford, Pope

Mbrojtës: Burn, Guehi, James, Konsa, O’Reilly, Quansah, Spence, Stones

Mesfushorë: Anderson, Bellingham, Henderson, Rice, Rogers, Scott, Wharton

Sulmues: Bowen, Eze, Foden, Gordon, Kane, Rashford, Saka./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara