Shëndeti

Kafeja gjatë shtatzënisë mund të ketë efekt negativ te fëmija

Kjo sipas një hulumtimi të fundit.

Published

on

Është e vështirë të imagjinohet fillimi i ditës pa një filxhan kafe, por gratë shtatzëna duhet të jenë të kujdesshme sepse, sipas hulumtimeve të reja, kafeina mund të ketë një efekt negativ tek fëmija.

Fëmijët që kanë qenë të ekspozuar ndaj sasive të vogla të kafeinës para lindjes janë mesatarisht më të shkurtër se fëmijët, nënat e të cilëve nuk kanë konsumuar kafeinë gjatë shtatzënisë, sipas rezultateve të hulumtimit të fundit, transmeton CNN.

Ekspertët zbuluan se fëmijët e ekspozuar ndaj kafeinës ishin më të shkurtër në moshën katër vjeçare dhe ky ndryshim u rrit pas moshës tetëvjeçare. Dallimet në gjatësi nuk janë të mëdha, por ato ekzistojnë, sipas ekspertëve.

Më pak se 200 miligramë kafeinë në ditë rekomandohet për gratë shtatzëna. Një filxhan kafe e çastit ka rreth 100 miligramë, dhe një filxhan kafe e filtruar ka rreth 140 miligramë. Ndërsa një filxhan çaj me kafeinë ka rreth 75 miligramë.

Shqetësimi ekziston, theksojnë ekspertët, sepse nëse rritja më e ulët në fëmijërinë e hershme vazhdon edhe në moshën madhore, ekziston rreziku i sëmundjeve të zemrës dhe diabetit që shoqërohen me rritje më të ulët.

Por ende nuk mund të përcaktohet, shtojnë ata, nëse ky ndryshim në rritje mes fëmijëve do të vazhdojë deri në moshën madhore.

Shëndeti

Pse bien flokët më shumë në vjeshtë? Ja shpjegimi

Published

on

Rënia e flokëve në vjeshtë është diçka normale dhe lidhet me disa arsye biologjike dhe mjedisore.

Ja pse ndodh:

Cikli natyral i flokëve

Flokët kalojnë në faza: rritje, pushim dhe rënie.

Gjatë verës, nën ndikimin e diellit, flokët qëndrojnë më gjatë në fazën e pushimit.

Në vjeshtë, shumë prej tyre bien njëkohësisht për t’i hapur vend flokëve të rinj.

Ndikimi i diellit dhe ndryshimet sezonale

Ekspozimi i gjatë në diell gjatë verës dëmton paksa rrënjët e flokëve.

Kur ditët shkurtohen dhe rrezet zvogëlohen, flokët e dobësuar fillojnë të bien.

Ndryshimet hormonale dhe biologjike

Trupi ynë reagon ndaj ndryshimit të stinëve, ditë më të shkurtra dhe më pak dritë.

Kjo ndikon tek hormonet, duke shkaktuar një rënie më të theksuar sezonal.

Ushqyerja dhe stresi

Në vjeshtë ndryshon dieta e shtohet lodhja nga rikthimi në rutinën pas verës, gjë që ndikon edhe tek flokët.

Ky fenomen quhet “alopecia sezonale” e zgjat disa javë. Nuk është për t’u shqetësuar, sepse flokët rigjenerohen.

Continue Reading

Shëndeti

Çfarë ndodh me yndyrën në gjak kur konsumohen vezë çdo ditë?

Published

on

Konsumimi ose jo i vezëve krijon konfuzion: herë konsiderohen të shëndetshme për zemrën, herë jo. Por, për shumicën e njerëzve, ato mund të jenë pjesë e një diete të balancuar.

“Vezët janë burim i mirë e ekonomik i proteinës cilësore dhe vitaminave si A, D, E, K dhe vitaminave B, si dhe luteinës dhe kolinës”, tha dietologia Susan White, e specializuar në shëndetin e zemrës, ka raportuar EatingWell.

Vezët përmbajnë edhe kolesterol ushqyes, dhe trupi i secilit njeri e përthith ndryshe. Ndikimi i vezëve te kolesteroli apo yndyra në gjak ndryshon nga personi në person.

3 mënyra si vezët ndikojnë në kolesterol:

Trupi i secilit përthith ndryshe kolesterolin e vezëve.

Një vezë e madhe ka rreth 206 mg kolesterol.

“Prodhimi i kolesterolit nga vetë trupi ynë ka ndikimin më të madh te nivelet e kolesterolit në gjak. Trupi prodhon mes 800 dhe 1,000 mg kolesterol në ditë, në varësi të gjeneve dhe funksionit të mëlçisë”, ka shpjeguar White.

Disa njerëz përthithin 20 për qind të kolesterolit nga ushqimi, ndërsa të tjerë deri 80 për qind. Pra, nëse je nga ata që përthithin pak, vezët nuk do të kenë ndikim të madh. Por nëse përthithja është e lartë, një vezë çdo ditë mund të rrisë kolesterolin.

Vezët kanë pak yndyrë të ngopur

Niveli i kolesterolit në gjak ndikohet shumë edhe nga yndyrat e ngopura, që rrisin kolesterolin e keq dhe rrezikun për sëmundje të zemrës.

Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon që yndyrat e ngopura të mos kalojnë 6 për qind të kalorive ditore (11-13 gramë në ditë për një person që konsumon 2000 kalori). Një vezë ka vetëm 1.6 gram yndyrë të ngopur, ndërsa pjesa tjetër e yndyrave janë të shëndetshme.

Mund të ndihmojnë në menaxhimin e peshës

Mbipesha rrit rrezikun për kolesterol të lartë, humbja e peshës e ul. Një vezë ka 70 kalori e 6 gramë proteina, që ndihmojnë të ndihesh i ngopur. Studimet tregojnë se vezët, kur kombinohen me plan ushqimor që nuk përmban shumë kalori, ulin indeksin e masës trupore.

Sa vezë mund t’i hash pa rrezik?

Dikur këshillohej të mos kalohej 300 mg kolesterol në ditë, por sot nuk ka kufi të qartë.

“Mund të lexosh një studim që thotë se nuk ka problem të hash vezë, dhe një tjetër që sugjeron vetëm një në ditë,” ka thënë White.

Nëse ke diabet a tension të lartë, dietologët rekomandojnë jo më shumë se 3 të verdha vezësh në javë. Të bardhat nuk përmbajnë kolesterol dhe mund të hahen lirshëm. Nëse nuk ke faktorë rreziku për sëmundje kardiovaskulare, një vezë në ditë është përgjithësisht e sigurt.

Madje një studim i gjerë nuk gjeti dallime në rrezikun e vdekshmërisë mes atyre që hanin një vezë në ditë dhe atyre që nuk hanin fare.

“Nuk kemi ende prova të forta klinike që më shumë se dy vezë në ditë janë të sigurta për shëndetin”, ka shtuar White.

Si t’i hash vezët në mënyrë të shëndetshme?

Ha më shumë ushqim bimor: Sipas White dieta e pasur me ushqime bimore lidhet me më pak sëmundje kardiovaskulare.

Balanco vaktin: kombino vezët me fruta, perime, arra e drithëra.

Shto të bardhat: për më shumë proteina, përziej një ose dy të bardha me një vezë të plotë.

Zgjedh metoda më të shëndetshme gatimi: vezë të ziera, jo të skuqura me gjalpë apo dhjam.

Continue Reading

Shëndeti

Këto zakone pengojnë tretjen e shëndetshme

Published

on

Dhimbja e barkut është ankesë e zakonshme për shumë njerëz, por që ka një ndikim kryesor në cilësinë e jetës.

Sipas Cassandra Barns, dietologe: “Sistemi ynë i tretjes përbëhet nga disa pjesë, ku ndodhin procese të ndryshme të tretjes. Lloje të ndryshme të qelizave krijojnë substanca, duke përfshirë enzimat dhe acidet, të cilat udhëzojnë pjesët e tjera të tretjes të kryejnë procesin”.

Shpesh bëjmë disa gabime që janë fatale për tretjen dhe që sjellin problemet me dhimbjet e barkut dhe stomakut.

Ngrënia e vazhdueshme

Ngrënia e herëpashershme sjel efekt të dëmshëm të sistemit e tretjes, duke vënë stomakun në presion të madh. Shona Wilkinson, mjeke dietologe ka shpjeguar: “Nëse ju konsumoni ushqim herë pas here, stomaku nuk do të jetë në gjendje të prodhojë substancën e acidit në stomak, sepse enzimat dhe qelizat kërkojnë kohë për të prodhuar sasinë e nevojshme të acidit”.

Përtypja jo e rregullt

Procesi i përtypjes është i nevojshëm për të kthyer ushqimin në grimca të vogla. Këshillohet që çdo kafshatë të përtypet 30 herë sepse stomaku do të kryejë funksionin në mënyrën e duhur.

Mungesa e fibrave në ushqime

Fibrat janë komponenti jetik i çdo diete e cila ndihmon në parandalimin e kapsllëkut. Sipas Dr. Marilyn Glenville: “ Fibrat mund të shërbejnë si një antibiotik, duke stimuluar rritjen e baktereve miqësore, të nevojshme për sistemin e tretjes”.

Stresi

Mund të shkaktojë probleme serioze, duke nisur nga dhimbja e kokës deri tek presioni i lartë i gjakut. Stresi shkakton fryrje dhe probleme te funksionimit të sistemit të tretjes. Sipas mjekëve nuk duhet të konsumojmë ushqim kur jemi nën stres.

Mungesa e ushtrimeve fizike

Rrit ndjeshëm problemet e sistemit të tretjes, shpjegojnë mjekët. Sipas tyre duke lëvizur trupin gjatë ditës, stimulohet edhe tretja më e shpejtë e ushqimit, duke mos sjellë rëndime në stomak, apo duke shkaktuar dhimbje barku.

Përdorimi i shpeshtë antibiotikëve

Antibiotikët janë të nevojshme në luftën kundër infeksioneve, mirëpo mund të ndikojnë në zhdukjen e baktereve “ të mira” në zorrë si dhe në pamjaftueshmërinë e prodhimit të laktozës, i nevojshëm për procesin e tretjes. Këshillohet përdorimin e vitaminave të lehta.

Anashkalimi i djegies së stomakut

Ndjesia e djegies në stomak në mënyrë të vazhdueshme ka të bëjë me ulçerën. Nëse keni djegie stomaku ju nuk duhet të përdorni alkoolin, kafen, apo salcat pikante, në të kundërt gjendja juaj do të përkeqësohet.

Continue Reading

Shëndeti

10 sëmundje që mund të duken si ankth, por nuk janë

Published

on

Shumë gjendje mjekësore mund të imitojnë simptomat e çrregullimeve të ankthit, gjë që çon shpesh në një diagnozë të pasaktë.

Ankthi përshkruan një ndjenjë të fortë shqetësimi, nervozizmi dhe frike. Çrregullimet e ankthit janë probleme të zakonshme të shëndetit mendor, por ka disa gjendje fizike që shfaqen me simptoma të ngjashme, si:

– Rrahje të shpejta zemre;

-Vështirësi në frymëmarrje;

-Lodhje;

-Marramendje.

Kështu që, është e mundur që dikush të ketë një nga gjendjet më poshtë dhe të diagnostikohet gabimisht me ankth. Po ashtu, është gjithashtu e mundur që ankthi të ekzistojë bashkë me këto sëmundje.

1. Sindroma ortostatike e takikardisë posturale

Një rritje e papritur e rrahjeve të zemrës kur kalon nga pozicioni i shtrirë në këmbë.

Si imiton ankthin: rrahje të shpejta zemre, marramendje, lodhje; shpesh duken si sulme paniku.

Si dallon nga ankthi: Simptomat shkaktohen posaçërisht nga ndërrimi i pozicionit të trupit.

2. Takikardia sinusale e papërshtatshme

Zemra rreh më shpejt se zakonisht, pa shkak të dukshëm.

Si imiton ankthin: rrahje të shpejta zemre janë simptomë e përbashkët.

Si dallon nga ankthi: zemra rreh shpejt edhe në pushim.

3. Endometrioza

Ind i ngjashëm me atë të mitrës rritet jashtë saj, shkakton dhimbje dhe probleme me fertilitetin.

Si imiton ankthin: dhimbja kronike dhe lodhja mund të shkaktojnë stres dhe simptoma ankthi.

Si dallon nga ankthi: simptomat lidhen me ciklin menstrual; dhimbje të forta, cikle të rënda, dhimbje gjatë marrëdhënieve.

4. Sindroma e vezores policistike

Çrregullim hormonal me vezore të mëdha e kiste në sipërfaqe.

Si imiton ankthin: çrregullimet hormonale sjellin ndryshime humori, lodhje dhe irritim.

Si dallon nga ankthi: PCOS shkakton nivele të larta të testosteronit, cikle të parregullta, rritje të qimeve, akne dhe shtim në peshë.

5. Sëmundja inflamatore e zorrëve

Përfshin sëmundjen e Crohn-it dhe kolitin ulçeroz.

Si imiton ankthin: dhimbje barku dhe lodhje që nxisin stres.

Si dallon nga ankthi: diarre kronike, gjak në jashtëqitje, humbje peshe.

6. Hipertiroidizmi

Gjendje ku gjëndra tiroide prodhon tepër hormone.

Si imiton ankthin: rrahje zemre, djersitje, nervozizëm.

Si dallon nga ankthi: Dridhje, humbje peshe pa shkak, ndjeshmëri ndaj nxehtësisë, zmadhim i tiroides.

7. Pamjaftueshmëri e gjëndrave mbiveshkore 

Gjëndat mbiveshkore nuk prodhojnë mjaftueshëm hormone si kortizoli.

Si imiton ankthin: lodhje, dobësi muskulore, tension i ulët.

Si dallon nga ankthi: uri për kripë, humbje peshe, nxirje e lëkurës (hiperpigmentim).

8. Spondiliti ankilozant

Formë e artritit që prek shpinën, shkakton dhimbje dhe ngurtësi kronike.

Si imiton ankthin: dhimbjet e vazhdueshme dhe lodhja nxisin ankth.

Si dallon nga ankthi: dhimbja përmirësohet me aktivitet, përkeqësohet në pushim.

9. Sëmundja Lyme

Infeksion bakterial nga pickimi i rriqrës.

Si imiton ankthin: lodhje, dhimbje koke, “mjegullim truri”, vështirësi përqendrimi.

Si dallon nga ankthi: shfaqje e skuqjes tipike në formë “syri demi”, dhimbje kyçesh, simptoma gripi.

10. Fibromialgjia

Gjendje kronike me dhimbje të përgjithshme në muskuj dhe lodhje.

Si imiton ankthin: dhimbja dhe lodhja sjellin stres të lartë dhe ankth.

Si dallon nga ankthi: prekje e pikave të ndjeshme në trup, çrregullime gjumi, vështirësi mendore.

 

Continue Reading

Të kërkuara