Lajmet

Kadrija i replikon Kusari Lilës: Kam me të mbajt mend si “zemlakja” e Radoiçiqit

Published

on

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrija i ka replikuar shefes së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lilës. Ajo i tha kësaj të fundit se do e mbaj mend si “zemlakja e Radoiçiqit dhe si valltare e Gadafit”.

Kështu u shpreh Kadrija pas deklarimeve të pozitës e opozitës lidhur me audio-incizimet mes shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së dhe kryeterroristin Millan Radoiçiq.

Mimoza Kusari, unë jam Time Kadrija edhe çka e mbaj me mburrje jam ushtare e lirisë. Ramush Haradinaj është gjeneral, familje emblematike e ti çka je Mimozë? Unë ty kam me të mbajt mend si zemlakja e Radojiçiqit dhe si valltare e Gadafit”, u shpreh Kadrijaj.

Pas kësaj deklarate ka reaguar kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili ia ka tërhequr vërejtjen Kadrijajt.

Kujdes fjalorin për kolegen time”, tha Konjufca.

Lajmet

​Erdogan në Tiranë: Do ta mbështesim Shqipërinë në shëndetësi dhe siguri

Published

on

By

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, mbajti një fjalim sot në ambientet e Kryeministrisë pas nënshkrimit të disa marrëveshjeve me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në fushat e bujqësisë, arsimit dhe marrëdhënieve me publikun.

Ai theksoi se konsultimet e sotme thelluan partneritetin në fusha të rëndësishme.

Erdogan gjithashtu nënvizoi rëndësinë e diversifikimit të investimeve dhe vazhdimin e bashkëpunimit në shëndetësi, përfshirë operimin e përbashkët të spitalit të Fierit. Ai përmendi mbështetjen për Forcat e Armatosura të Shqipërisë, duke theksuar rëndësinë e partneritetit strategjik në NATO.

“Ju përshëndes me ndjenjat e mia më të përzemërta në emrin tim personal dhe kombit tim. Jam i nderuar që jam në vendin mik dhe vëllazëror, Shqipërinë, me rastin e takimit të dytë të Këshillit të Bashkëpunimt të Lartë. Siç e dini ne festuam vjet 100 vjetorin e marrëdhënieve tona diplomatike më Shqipërinë. Marrëdhëniet tona miqësore, të forcuara nga historia dhe afërsia kulturore, në fakt shtrihen përtej një shekulli. Sot me konsultimet tona e thelluam partneritetin mbi këtë them historik dhe kulturor. Shkëmbyem pikëpamje të hollësishme mbi fushat e bashkëpunimit që përcaktuam në Ankara vitin e kaluar. Ne konfirmuam vendosmërinë për të avancuar bashkëpunimin në tre fusha, bujqësisë, arsimin e lartë dhe marrëdhënieve me publikun e komunikimin. Të nderuar anëtar të shtypit, ne i shohim fushat tona në fushën e tregtisë dhe investimeve që do të rrisin mirëqenien e popujve tanë. Në këtë kuadër ne vazhdojmë përpjekjet tona për të rritur vëllimin tregtar, gjatë takimeve tona ramë dakord të diversifikojmë investimet tona për të përfshirë sektorë inovatorë që do të ofrojnë avantazhe në kushtet e sotme. Do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të fortë në fushën e shëndetësisë me operimin e përbashkët për spitalin e Fierit, që e ndërtuam në kohë rekord në vitin 2021. Ne gjithashtu do të ofrojmë mbështetjen e nevojshme për të mbështetur Forcat e Armatosura të Shqipërisë, partnerit tonë strategjik dhe aleatit tonë të NATO-s, në pajisjen me mjete ushtarake dhe trajnimeve ushtarake,” tha Erdogan.

Continue Reading

Lajmet

​Çertifikohen ushtarakët e FSK-së që u trajnuan në Taktikat me Njësi të Vogla

Published

on

By

Komanda e Forcave Tokësore në kuadër të planit të trajnimeve dhe ngritjes së kapaciteteve luftarake ka realizuar me sukses Trajnimin Taktika me Njësi te Vogla.

Sipas FSK-së trajnimi Taktika me Njësi të Vogla është një ndër trajnimet më specifike dhe të veçanta që realizon Komanda e Forcave Tokësore, i adaptuar nga programi trajnues Pri-Rengjers i Ushtrisë Amerikane, që është një trajnim i karakterit profesional dhe sfidues, i cili ndihmon pjesëtarët që të përgatiten për detyra ku kërkohet sfidë dhe angazhimi i lartë fizik dhe psikik për përmbushjen e misionit

“Komanda e Forcave Tokësore në kuadër të ngritjes së kapaciteteve luftarake ka vazhduar të realizoj me profesionalizëm, përkushtim dhe disipline trajnime të nivelit të avancuar për të arritur qëllimin dhe objektivat FSK-së, me qëllim të përmbushjes së misionit mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës”, thuhet tutje.

Continue Reading

Lajmet

Si të riciklojmë mbetjet hapësinore? NASA hap konkursin me çmime deri në 3 milionë dollarë

Published

on

By

NASA po sfidon publikun me një iniciativë inovative: të gjejë mënyra për të ricikluar mbetjet që krijohen në hapësirën e thellë. Për këtë, agjencia hapësinore është e gatshme të ofrojë deri në 3 milionë dollarë (2.74 milionë euro) për idetë më të mira që mund të transformojnë mbeturinat nga misionet hapësinore në produkte të përdorshme.

Me misionet e ardhshme hapësinore që do të zgjasin më shumë kohë dhe do të gjenerojnë mbetje si paketimet e ushqimit, veshjet e përdorura dhe materiale eksperimentale, NASA synon të gjejë zgjidhje që i kthejnë këto mbetje në burime të reja për eksplorim dhe shkencë.

Sfida e re, e quajtur LunaRecycle, ka për qëllim të zhvillojë teknologji që janë efikase në energji, kanë masë të ulët dhe ndikim minimal në mjedis, duke e bërë kështu eksplorimin hapësinor më të qëndrueshëm.

Amy Kaminski, një nga drejtueset e programit të NASA-s për çmimet dhe sfidat, theksoi se qëndrueshmëria është kyçe për çdo mision të ardhshëm: “Të operosh në mënyrë të qëndrueshme është një prioritet i madh për NASA-n, si për misionet në hapësirë, ashtu edhe për përparimet që bëjmë këtu në Tokë.”

Kjo sfidë përfshin dy kategori: njëra fokusohet në projektimin dhe zhvillimin e pajisjeve që mund të riciklojnë një ose më shumë lloje mbetjesh në sipërfaqen e Hënës, ndërsa tjetra përfshin krijimin e një sistemi virtual që mund të transformojë mbetjet në produkte të përdorshme për misionet e ardhshme, përcjellë UBTNews.

Kërkesa për menaxhimin e mbetjeve në hapësirë është e madhe. Astronautët gjenerojnë deri në 2,500 kilogramë mbeturina në vit, që mund të paraqesin rrezik për sigurinë e ekuipazhit. Aktualisht, në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, astronautët kanë në dispozicion një reaktor që përpunon disa mbetje, por kjo zgjidhje nuk mund të përdoret për misionet përtej orbitës së ulët të Tokës, siç janë ato në Hënë apo më tej.

Në përgatitje për misionet Artemis, NASA po shikon përpara drejt zgjidhjeve të qëndrueshme për menaxhimin e mbetjeve. Artemis II, që pritet të nisë në shtator të vitit 2025, do të jetë misioni i parë me ekuipazh që do të dërgojë njerëz afër Hënës që nga vitet ’70. Ky mision është pararendësi i Artemis III, që planifikon të zbarkojë astronautët e parë – përfshirë gruan e parë dhe personin e parë me ngjyrë – pranë Polit të Jugut hënor në vitin 2026.

NASA shpreson që zgjidhjet e sjella nga sfida LunaRecycle jo vetëm që do të ndihmojnë misionet e ardhshme hapësinore, por edhe të frymëzojnë praktika më të mira riciklimi këtu në Tokë./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Haradinaj: Kosova po qeveriset nga një mentalitet antikombëtar

Published

on

By

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka ngritur akuza ndaj qeverisë aktuale të Kosovës përmes një postimi në Facebook.

Ai theksoi se qeveria nuk respekton arritjet e Kosovës dhe trashëgiminë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Kurrë nuk e kanë dashur asnjë të arritur të Kosovës ku ata s’kanë qenë protagonistë. Kurrë s’e kanë dashur UÇK-në as trashëgiminë e saj,” shkruan ish-kryeministri, duke sugjeruar një mungesë të thellë respekti për historinë e vendit. Haradinaj shkon edhe më tej, duke akuzuar qeverinë se nuk nderon komandantët e UÇK-së, përveç rasteve kur u shërben interesave të tyre politike. Edhe kur vizitojnë varret e dëshmorëve, i vizitojnë sepse nuk janë të gjallë. Po të ishin të gjallë, do t’i quanin kriminelë. Kosova po qeveriset nga një mentalitet krejt antikombëtar që flet shqip e abuzon shqip, por asgjë shqiptare nuk ka”, ka shkruar Haradinaj.

Continue Reading

Të kërkuara